Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Paulin Gega pronari i subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil” është shpallur në kërkim pasi akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas policisë ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Ky i fundit është larguar jashtë vendit një ditë më parë, më datën 9 gusht, pak orë para se të dilte urdhri i ndalimit për të. Policia njofton se Gega është proceduar edhe katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.
Për këtë lajm Gega ka deklaruar se është informuar nga mediet dhe ka theksuar se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ndodhet me pushime në Greqi. (lexo këtu)
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit « Gen Klaudis ShA », në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.
Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt. Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.
Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave. Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega. Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 . Shtetasi Paulin Gega u shpall në kerkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Disa ditë më parë Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj...
Angli-Trafikimi i drogës nga shqiptarët është një problem shumë shqetësues në Angli. Të paktën kështu raportojnë mediet britanike. BBC ka shkruar së fundmi rrë...
Kurbin- Një trup i pajetë është gjetur buzë një lumi të fshatit Skuraj në Kurbin. Mësohet se viktima është Luigj Gjeloshi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në...
Greqi- Dy ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë në Lamia të Greqisë ku humbi jetën një adoleshent 14-vjeçar. Mësohet se Mario Latsu u përplas për vde...
ITALI– Dy shqiptarë dhe një nigerian kanë rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme. Mediat fqinje shkruajnë se dy shqiptarët Rasim Hoxha, 34 vje&...
Sinan Çaka është pronar i një kafeneje në pedonalen e re të Kukësit, e vetmja zonë e mbyllur për trafikun në këtë qytet verior, e cila i kushtoi taksapag...
TIRANË– Një makinë luksozë e llojit Lamborghini është bllokuar pasditen e sotme nga policia bashkiake e Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeb...
TIRANË– Pasditen e sotme është pothuajse e pamunduar të futesh në kryeqytet. Makina në radhë të gjata kilometrike kanë bërë që qytetarë të shumë të m...
VLORË– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 32-vjeçarin e identifikuar si Sandër Li...
TIRANË– Disa biznese janë gjobitur dhe mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi janë konstatuar shkelje të dnryshme duke nisur që nga mungesa ...