LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanalet jashtë standartit, si po qelbet pedonalja e Kukësit pas investimit prej 147 milionë lekësh

9 Gusht 2019, 20:18 Nga DOSJA
Kanalet jashtë standartit, si po qelbet pedonalja e Kukësit pas

Sinan Çaka është pronar i një kafeneje në pedonalen e re të Kukësit, e vetmja zonë e mbyllur për trafikun në këtë qytet verior, e cila i kushtoi taksapaguesve së fundmi rreth 1.2 milionë euro. Në pamje të parë duket një zonë e mirë për të bërë biznes. Problemi është se shëtitorja kryesore e Kukësit, e cila u ndërtua falë një projekti të madh qeveritar të njohur si “Rilindja Urbane”, aktualisht mban erë të keqe nga pusetat, që duket se nuk janë projektuar apo zbatuar siç duhet.

Pronarët e lokaleve të zonës si Çaka, janë përpjekur të mbajnë klientët e vet duke mbyllur vrimat e pusetave me beton apo me silikon, por era e keqe nuk është larguar dhe ajo ndjehet veçanërisht shumë gjatë periudhës së verës kur temperaturat janë të larta.

“Jam munduar të betonoj pusetën por sërish mban erë,” i tha Çaka BIRN.

BIRN mësoi se shkaku për erën e keqe është një defekt në projektimin e kanalizimeve të ujërave të zeza përgjatë pedonales, defekt që ndalon ujërat e zeza të rrjedhin tutje. Problemi është se bashkia e Kukësit ndërkohë i ka marrë në dorëzim punimet e kryera duke mos lënë hapësira për korrigjime pa kosto të mëtejshme për tatim-paguesit.

Vullnet Çika, përgjegjës i Urbanistikës dhe Kadastrës në Bashkinë e Kukësit i tha BIRN se problemi është shkaktuar nga llogaritja e gabuar e kuotave të  kanalizimeve.

”Ky rrjet është i shtrirë vetëm te pedonalja dhe është ngjitur me pallatet. Rrjeti nuk bën thithjen (vjeljen) e ujërave të zeza nga puseta e pallateve deri te kolektori kryesor përgjatë rrugës së xhamisë”, thotë Çika.

Specialistë të urbanistikës në bashkinë e Kukësit i thanë “BIRN” se gjatë ndërtimit të pedonales nuk janë hapur puseta të reja të ujërave të zeza, por janë përdorur ato ekzistuese ku  janë ndërruar vetëm tubat.

Zëvendësimi i tubave të vjetër me tuba më të mëdha se sa ato qe kanë qenë më parë, ka bërë që niveli i sipërm i tubacionit të grihet, duke penguar rrjedhjen e ujërave të zeza dhe duke i mbajtur pusetat të mbushura.

Në bazë të kushteve teknike, thellësia e kanaleve të ujërave të zeza duhet të jetë 1.60 metër, por në rastin konkret nuk është zbatuar ky kusht teknik.

Era e rëndë që lëshojnë ujërat e zeza është bërë shqetësim edhe për pronaret e bizneseve që kanë ngritur lokale me investime të konsiderueshme pas ndërtimit të pedonales.

Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe pronarë të tjerë biznesesh. Disa kanë përdorur silikonin për të mbyllur vrimat e pusetave, por pa shumë sukses. Vetë mbyllja e vrimave është një problem për shkak se ato ekzistojnë për të lejuar ngopjen e kanaleve me oksigjen dhe për të mos lejuar përqendrim të gazrave.

Banorët e zonës ankohen se nuk po jetojnë dot normalisht.

“Jemi detyruar të mbyllim dritaret, sidomos në mëngjes me vesë,  ku në këtë kohë era behet e padurueshme”, tha Zyber Dragjoshi, banor i pallatit në anë të pedonales.

Pusetë e ujrave të zeza e bllokuar me silikon në pedonalen e Kukësit | Foto : Bashkim Shala

Qeveria shqiptare ka shpenzuar disa qindramilionë euro për projektet e Rilindjes Urbane, të cilat përfshijnë krijimin apo përmirësimin e hapësirave publike në qytete të ndryshme të vendit. Projekti i pedonales së Kukësit, një qytet me rreth 15 mijë banorë, ka marrë kritika jo vetëm për cilësinë e kanalizimeve.

“Gjelbërimi dhe pemët dekorative nuk  janë të përshtatura me klimën e Kukësit. Cilësia e barit të mbjellë  është e dobët dhe nuk ka mbijetuar më shumë se tre muaj. Tani rritja e barit është spontane. Sistemi i vaditjes nuk është i lidhur me ujin industrial, por me sistemin e ujit të pijshëm. Pra është lidhur gabimisht. Gjatë verës ku duhet vaditja, uji i pijshëm nuk përdoret pasi është me pakicë. Ndërkohë që investimi ka nxjerrë jashtë funksioni sistemin e ujit industrial, i ndërtuar para viteve 90-të dhe që përdorej për vaditjen e lulishteve”, sqaron për “BIRN” Vullnet Çika.

Ankesa për cilësine e barit  dhe për mungesën e impiantit të vaditjes në  lulishten kryesore të qytetit Kukesit  kanë edhe pronarët e lokaleve. Pronari  i restorant “Parku” Meriman Mustafa, i tha “BIRN” se është detyruar të mbjellë barin me shpenzimet e veta  para restorantit pasi ai që është mbjellë nga firma është tharë, por edhe ka degjeneruar gjenetikisht.

“Mungon sistemi i vaditjes në lulishte. Jam detyruar që para lokalit tim të investoj për të mbjellë edhe një herë barin që është zhdukur, por jam gjobitur nga bashkia si për vaditjen e barit me ujë të pijshëm, ashtu dhe për ndërhyrje pa leje. Ujërat e zeza janë problem në vete. I kemi taposur  me beton, por prapë mbajnë erë”, thotë Mustafa.

Një problem serioz që shqetëson pronarët e bizneseve, por edhe qytetarët, janë sipërfaqet e braktisura, por edhe ndërtimet që janë bërë pas viteve 90-të të shekullit kaluar, në hapësirat mes katër pallateve në anë të pedonales së qytetit.

“Janë dy objekte të ndërtuara me leje në fillim të viteve 90-të të shekullit kaluar që janë të amortizuara gati plotësisht. Pronarët e tyre tashmë nuk jetojnë në Shqipëri. Pronarët e këtyre dy objekteve nuk kanë interes të investojnë në objektet  ekzistuese. Ato kanë kërkuar që t’i shembin dhe të ndërtojnë të reja në vend të tyre, por kjo është e pamundur ligjërisht pasi kërkohet ndryshimi i projektit. Kjo është e pamundur edhe për faktin se nuk është planifikuar ndërtim në atë zonë”, sqaron Vullnet Çika.

Ndërsa për sa u përket sipërfaqeve ekzistuese që ndodhen poshtë pallateve, ku shumë pronarë kanë investuar në disa prej tyre, shefi i Urbanistikës sqaron se këto sipërfaqe janë pronë e ministrisë Financave.

“Objektet e braktisura janë “de jure”pronë e Ministrisë Financave  (Drejtoria e Pronave Publike) e cila është përgjegjëse për shitjen e tyre. Pra këto objekte të amortizuara  tej mase janë në shitje. Disa janë të degraduara dhe rrezikojnë shembjen. Por këto objekte janë të zaptuara nga të ashtuquajtur pronarë tokash që nuk kanë asnjë lloj dokumenti, kështu që i interesuari për të blerë këto prona nga shteti, rasti konkret nga Ministria e Financave, has ne rezistencën e pronarëve të vetëshpallur. Personat që kanë blerë këto prona dhe kanë investuar më pas,  i kanë blerë ato dy herë, edhe pronarit të rremë edhe shtetit që është pronar i vërtete”, thotë Vullnet Çika.

Ndërkohë që stolat në lulishte nuk janë shumë të përshtatshëm, pasi janë prej betoni,  ndërsa sinjalistika horizontale  është me probleme pasi vijëzimi nuk është bërë me  bojë fosforeshente. Sipas shefit të urbanistikës së Kukësit, rikualifikimi urban në Kukës është gjysmak, pasi nuk është e përfunduar  pjesa veriperëndimore e sheshit, përgjatë rrugës “Ramadan Zaskoci”, deri te ish-turizmi i ri.

Lulishtja në qendër të Kukesit pas rikualifikimit urban, Gusht 2019 | Foto: LSA

Rifat Demalia, drejtor i Qendrës për Progres Rinor, një organizatë jofitimprurëse në Kukës, thotë se projekti i pedonales u zhvillua pa ndonjë konsultim real me banorët dhe, siç u pa më vonë, nuk ofroi zgjidhje funksionale për një shëtitore. Demalia ankohet gjithashtu se projekti dëmtoi gjelbërimin duke prerë pemë e shkurre.

“Para fillimit të zbatimit të projektit të rikualifikimit urban ne kemi protestuar. Arsyet e protestës ishin mungesa e transparencës me qytetarët për projektin e rilindjes urbane. Ajo që u pa më pas  ishte shkatërrimi i parkut të mëparshëm dhe dëmtimi i kurorës së gjelbër,” i tha ai BIRN.

“Parku i mëparshëm është ngushtuar jashtë mase,” shtoi ai.

“Pedonalja sot nuk funksionon për publikun pasi asnjë qytetar nuk qarkullon në të, sepse  përgjatë gjithë gjatësisë së pedonales dhe në trotuarin e saj janë vendosur karriget e lokaleve. Pedonalja më tepër i ka shërbyer kompanisë ndërtuese për rritjen e vlerës së projektit dhedisa bizneseve  se sa qytetarëve”, thotë Demalia.

Projekti me vlerë kontrate 147 milionë lekë rregulloi trotuaret dhe shtroi me gurë dekorativë rrugën. Shtrimi me gurë dekorativë ishte pjesa më e kushtueshme e projektit me afro 77 milionë lekë ndërsa lyerja e fasadave të pallateve përgjatë pedonales kushtoi 10.5 milionë lekë.

Marrë nga Repoter.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet investimi 147 milione lekesh ne kukes kanalet e ujerave te zeza pedonalaj e kukesit qelbet kukesi investimi 147 milione lekesh ne kukes kanalet e ujerave te zeza pedonalaj e kukesit qelbet kukesi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet