LIVE UPDATES
Aktualitet

Papastërti dhe mungesë licence, AKU mbyll restorante dhe fast food-e, gjobit bizneset (Foto)

9 Gusht 2019, 16:48 Nga DOSJA
Papastërti dhe mungesë licence, AKU mbyll restorante dhe fast food-e,

TIRANË– Disa biznese janë gjobitur dhe mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi janë konstatuar shkelje të dnryshme duke nisur që nga mungesa e licencave përkatëse e deri tek kushtet higjienike.

Në një njoftim zyrtar AKU-ja bën me dije se janë gjobitur dhe bllokuar bizneset si “Platea-Fjoralb Kaca”, “Ervis Drita”, “Le Xu” (KungFu Express) dhe “Asim Kllogjri”.

Njoftimi për masat e marra nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore. Nga kontrollet ka rezultuar se 4 subjekte në Tiranë dhe Elbasan nuk përmbushin kërkesat ligjore të Sigurisë Ushqimore. Më konkretisht:

Në subjektin “Platea-Fjoralb Kaca” me aktivitet “FastFood&Kreperi”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A. – Prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), nuk dispononte/zbatonte planin HAÇP, si dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë (lëndë të para pa faturë). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencën përkatëse),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (moszbatim i sistemit të vetëkontrollit),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë), si dhe

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Në subjektin “Ervis Drita” me aktivitet “Tregtim i fruta-perimeve”, Tiranë, u ushtrua kontroll në vijim të indicios së ardhur nga Bashkia Tiranë, nga ku u konstatua se aktiviteti ushtrohej në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambjent i hapur, dysheme e pashtruar, mungon tualeti dhe uji i rrjetit, ekspozimi në diell i produkteve, arka me produkte në kontakt me tokën, personeli pa librezë shëndetësore) dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë (faturat tatimore) për produktet (shalqi, pjepër, patëllxhan, lulelakër, spinaq, brokoli, qepë e njomë, etj). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit), si dhe

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të mënjehershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Në subjektin “Le Xu” (KungFu Express) me aktivitet “Restorant”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.1 – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), në kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambienti i palyer, tavan dhe dyshemeja e dëmtuar, papastërti, parregullsi dhe mbingarkesë në ambientin dhe pajisjet e punës, ambient i përbashkët pune për përgatitje e produktet “pasta” dhe “mish”), si dhe kushte të papërshtatshme të ruajtjes frigoriferike (ringrirja e produkteve të shkrira, ruajtje e përbashkët e produkteve “pasta” dhe “peshk” etj). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencë),

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare), si dhe

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Në subjektin “Asim Kllogjri” me aktivitet “Dyqan ushqimor”, Kllogjri/Prrenjas, u konstatua se subjekti tregtonte produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar (Coca Cola me datë skadence 22.05.2019, Fanta Exotik me datë skadence 19.06.2019, Fanta Portokall me datë skadence 19.06.2019, biskota “Petit Beurre Extra” me datë skadence 01.11.2018.), si dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (prania e papastërtive, dyshemeja, tavanet dhe raftet me prani ndryshku dhe sipërfaqe jolehtësisht të pastrueshme, pa tualet, pa lavaman, temperaturat e ambienteve nuk monitoroheshin, pa plan DDD, personel pa librezë shëndetësore). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (tregtim të produkteve me afat përdorimi të kaluar),

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mangësi të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të higjenës).

“Bllokim i produkteve” të pasigurta me destinacion asgjësimin, si dhe

“Ndërprerja e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokon bizneset gjobiten restorante mbyllet kunf fu aku bllokon bizneset gjobiten restorante mbyllet kunf fu


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet