LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Europa ime: Virusi, historia, natyra dhe ne

28 Qershor 2020, 12:27 Nga DOSJA
Europa ime: Virusi, historia, natyra dhe ne

Corona ka shansin që të na bëjë të heqim dorë nga ego-centrizmi ynë dhe të zhvillojmë empati për natyrën, shkruan shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov. Kjo do të na e sillte më pranë edhe historinë.

Salla është plot këtë mbrëmje. Aty ku muajt e kaluar sundoi heshtja, tani janë vendet janë zënë, edhe ballkonet. Në Operan e Hapur të Barcelonës zënë vend 3000… vazo lulesh aty ku zakonisht ulen spektatorët. E gjelbra e tyre qëndron në kontrast me të kuqen e stolave dhe llampadarët e artë. Më në fund! Pamja ishte sureale, por normale nuk ka qenë asgjë këto muaj. Me kë të shkosh në koncert, kur ende ke frikë nga virusi dhe njerëzit nuk dalin jashtë? Me lulet. Ato mund të dëgjojnë, nuk lëvizin e kolliten, nuk kanë frikë dhe rrezatojnë vullnet të mirë.

Kuarteti luan Crisantemi nga Puccini. Një vepër efrymëzuar nga natyra, nga bimët, që rikthehet tek ajo. A mund të ketë diçka më të natyrshme? Në fund muzikantët përkulen para publikut të gjelbër. Një kaktus, një bimë aloe, filodendron, përkulja para asaj që rritet rreth nesh dhe na jep oksigjen është mirënjohje. Mund ta quash këtë koncert një gjest ekscentrist. Por kjo është, ky ekscentrizëm na nxjerr nga Ego-Centrizmi ynë, na largon nga ideja e të qenurit qendra e botës që ne e zotërojmë prej një përjetësie. Nuk është rastësi që titulli i këtij evenimenti është “Konzert për Biozän”.

Corona na detyron të heshtim

Para disa kohësh shkrova në një roman, se njeriu duhet të heshtë për një moment që të dëgjojë zërat e rrëfyesve të tjerë. Të kafshëve, luleve, të pilivesës, të guackave…ata të gjithë kanë mbledhur shumë heshtje, por ata rrëfejnë edhe histori, historinë e tyre të mbajtur mbyllur të shndërruar në minerale dhe myshk, alga, likene dhe mjaltë…

Tani kjo gjendje e jashtëzakonshme e Coronës na detyron të heshtim. Një mik më tha, se nuk e përjetuar kurrë në këtë formë ndërrimin e stinëve. Edhe unë kam vëzhguar me vëmendje nga dritarja këtë herë se si u rritën gjethet, se sa shumë nuanca ka e gjelbra, dhe se do ishte e pasjellshme dhe e pasaktë që të gjitha t’i përmbledhësh në një nocion.

Nuk e kisha dëgjuar kurrë kaq qartë që nga fëmijëria këngën e zogjve. Po dalloj madje, se cili zog këndon, po lexoj për llojshmërinë e zogjve. Një fqinje më tha, se ka zbuluar që nga ballkoni 19 lloje zogjsh. Pyes veten se si do të tingëllonin historitë tona, nëse ato do të rrëfeheshin nga krijesa të tjera. Të zhvillosh një qëndrim tjetër mbi gjërat do ishte një ushtrim i mirë empatie. Përfytyrojmë klasikët e letërsisë. Tregojmë për shembull „Plaku dhe deti” nga perspektiva e peshkut, më saktë të peshkut shpatë. Lufta e tij me plakun që nuk jepet, dhe detin nuk është më pak dramatike se ajo e plakut me detin dhe të.

Perspektiva e peshkut

Në historinë e peshkut është ai, peshku, heroi i luftës për jetë a vdekje, i gjakosur, por megjithatë reziston. Dëgjimin e versionit të tij sot do ta cilësoja si empati. Empati mjedisore. Por edhe muzika në një sallë koncertesh me vazo lulesh është një fillim i mirë, një dhuratë e veçantë. Dhe (si gjithmonë me dhuratat) rëndësia është e dyanshme, si për lulet si për ne, por sidomos për ne.

Ne e përjetojmë kthimin e natyrës në shumë drejtime. Ne i dëgjojmë zogjtë më qartë të këndojnë. Përmes trupave tanë ndjejmë hakmarrjen e drejtë të kafshëve, që vriten industrialisht në thertoret tona. Nëse nuk e kuptojmë këtë mesazh metafizik, do të kemi më vonë shprehimisht një mesazh fizik. Kështu ndodh, kur nuk i kupton në kohë mesazhet metafizike.

Nëse duam ta jetojmë jetën tonë edhe më tej, kemi nevojë për një ndryshim radikal të perspektivës. Këtë duhet ta mësojmë nga virusi. Ne duhet të zgjerojmë empatinë tonë jo vetëm ndaj njerëzve, që kemi më afër, por edhe ndaj atyre që janë larg nesh, njerëz me ngjyrë tjetër, (sado absurde të duket ta përmendësh këtë në vitin 2020), ndaj natyrës, nga e cila vijmë. Kjo do të ishte empati ekologjike.

Natyra është kthyer. Nga ajo që kemi parë këto javë, duhet të mësojmë, se edhe historia rikthehet. Ajo e mënjanuara, e pashqiptuara vjen me një vërshim edhe më të madh. Ne duhet të gjejmë një rrugë të flasim me të dyja – me natyrën dhe historinë. Të gjitha bisedat e pabëra kthehën një ditë. Dhe kjo ditë është sot.

Georgi Gospodinov (lindur në 1968) është autori më i përkthyer bullgar aktualisht. Romanet e tij „Roman i natyrshëm”, „Fizika e melankolisë”, si edhe vëllimet me poezi dhe pjesët teatrale janë përkthyer në 25 gjuhë. Ai është nderuar me çmimin europianoqendror Angelus 2019 dhe çmimin letrar Jan Michalski në vitin 2016.

Marrë nga DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture georgi gospodinov georgi gospodinov

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë