LIVE UPDATES
Bota

Europa Ime: Annalena Baerbock, frika e Viktor Orbanit i cili deri më sot kishte ‘në krah’ Merkelin

23 Maj 2021, 09:05 Nga DOSJA
Europa Ime: Annalena Baerbock, frika e Viktor Orbanit i cili deri më sot

HUNGARI- Angela Merkel për vite, një lloj engjëlli mbrojtës për kryetarin e qeverisë hungareze, Viktor Orban do të largohet për pak kohë nga posti. E në këtë fazë të ndërmjetme CDU dhe CSU-ja u sollën si klientët e pagdhendur të një lokali periferik para mbylljes. Ato u përfshinë në sherr, me pasojë dëmtimin e imazhit të tyre dhe rënien në sondazhe. Tani në Gjermani partia më e preferuar janë të Të Gjelbrit, dhe nuk është se nuk ka gjasa që pas zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë kancelarja të vijë prej tyre.

Po të isha si Viktor Orbani do kaloja netë pa gjumë.

Annalena Baerbock, kandidatja e Të Gjelbërve për postin e kancelares është një eksperte e mbikualifikuar për të drejtën ndërkombëtare dhe 40 vjeç e re. Si kërcimtare trampolinę ajo ka fituar në kampionatet gjermane tre herë medaljen e bronzit dhe nuk trembet nga askush. Edhe futboll ajo ka luajtur disa vite me radhë.

Angela Merkel e ka trajtuar gjithmonë me një mirësi nëne kryeministrin hungarez Orban, 9 vjet më të ri, për sa kohë që partia e tij Fidesz ishte anëtare e Partive Popullore Europiane. Me Barbock kjo do të ndryshojë. Për bashkëmoshatarët e saj asgjë nuk është e pandryshueshme. Buzëqeshja dinake e diktatorëve në plakje barkmëdhenj nuk i bën zemrat e tyre të dridhen, dhe një tufë me lule nuk i bën përshtypje. Në një kohë që Viktor Orban që ndodhet në një valë me kolegët e tij nga Kazakistani, Azerbajxhani, Uzbekistani apo Kina, nuk mund ta bëjë këtë me gjeneratën “Y” në Europën perëndimore.

Multimiliarderë të nginjur nga qeveria

Problemi u bë i dukshëm në fund të prillit, kur 12 deputetë të Parlamentit Europian, e informuan presidenten e Komisionit Europian në një letër se 20% e fondeve nga paketa e ndihmës së Coronës për Hungarinë janë hequr mënjanë nga ana e qeverisë së Orbanit. Për Ursula von der Leyen kjo shumë nuk është ndonjë gjë e madhe, megjithatë eurodeputetët vendosën të nxirrnin në pah metodat që përdor qeveria në Budapest.

Multimiliardët e përzgjedhur nga qeveria për t’u majmur me fondet publike, me aftësi më së shumti sa për të menaxhuar një shërbim reparimi të pajisjeve shtëpiake, tanimë kanë detyrën të blejnë infrastrukturë bazike të vendit, natyrisht me para që qeveria ua ofron fsheurazi dhe pikërisht për këtë qëllim. Arsimi i lartë kalon në të ashtuquajturin “fondacione pasuriadministruese të interesit publik me detyra publike”, të drejtuar nga jeniçerët besnikë të partisë qeverisëse Fidesz. Edhe në kulturë po e njëjta gjë. Tani u themelua edhe “Autoriteti Mbikqyrës për Aktivitete Rregulluese”, që vëzhgon tregun e kazinove dhe lojërave të fatit. Drejtuesin e tyre e emëron Viktor Orban për 9 vjet, një kohë që tejkalon mandatin e tij.

Para nga barbarët, fjala është për Brukselin

Për të gjitha këto deputetët europianë informuan në një letër, të cilën revista “Politico” e publikoi. Mes tyre tetë eurodeputetë janë anëtarë të grupit parlamentar të Të Gjelbërve/Aleancës Europiane të Lirë në PE. Baerbock është kancelarja e tyre e shpresuar.

Duket se për Orbanin oksigjeni po rrallohet këto ditë. Nëse në mëngjes ai shkon në Bruksel të nxjerrë pjesën e fondeve që i takon e në drekë kërkon 16 miliardë euro nga fondi i Coronës, pak orë më vonë fjala është vetëm për një të tretën e kësaj shume. Çdo cent i shumës së kërkuar ishte planifikuar ndërkohë, në fund të fundit zgjedhjet nuk janë larg. E Fideszit i duhet të derdhë para dhe të kujdeset që populli vetëm të shijojë shiun e ca bankënotave që bien nga lart, në një kohë që shumat e mëdha gjejnë një rrugë tjetër, atë që e parashikoi „ai lart”. Në darkë Orban thotë pastaj në shtëpinë e vet, se atij i mjaftojnë edhe ato pak para që në fund edhe i mori. Arsyet për këtë heqje dorë kuptohen. KE i lidhi fondet me kushte „qesharake”, si për shembull kërkesa që qeveria hungareze mjetet duhet t’i përdorë në luftë kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor. Ka sens humori ai që ia vë këtë detyrë Orbanit. „Burokratët e Brukselit” kërkojnë madje më shumë, rregullimin e dhënies së tenderave publikë dhe forcimin e pavarësisë së drejtësisë. Sipas gjasave, kjo nuk është pa perspektivë, sepse në Bruksel flitet që Orban është lodhur nga debatet e mëdha me Komisionin Europian, ashtu si dhe shtetet e tjera. Kështu ai mori atë që mundi dhe u kthye kokëvarur.

Baerbock është tani vetëm një copë reje e bardhë në horizontin perëndimor. Por si ia bëhet, nëse ajo zë dy të tretat e qiellit, mbulon diellin dhe kërcënon me përmbytje? Kjo është pyetja kryesore, në një kohë, kur fuqia magjike e kreut të qeverisë sonë po lëkundet.

Me parimet bazë të BE veprohet sipas gustos

Kohët ndryshojnë. Dje ai i ishte vënë keq Europës, duke trembur sidomos vendet jugore, me veton e tij kundër paketës gjigande të shpëtimit të BE, le të guxonin ata, Orban vetë tre herë në ditë të paktën i shkelte me këmbë parimet bazë të BE. Megjithatë poterja që bënte Orban duhej të merrej seriozisht, sepse ata që e njihnin karakterin e tij, ishin të sigurtë, që ai e bënte realitet edhe kërcënimin. Por erdhi Merkel, i ftohu kokat e nxehta, megjithëse se ne hungarezët do bënim mirë të visheshim si vikingë, kozakë apo indianë, nëse do na çonte një ditë rruga në vendet jugore europiane.

Por më e rëndësishme është, t‘ia lejosh komandantit tonë, t’i shkelë vlerat bazë të BE, por sigurisht, vetëm nëse nuk e prek direkt buxhetin e saj. Kështu e thotë edhe mekanizmi i shtetit ligjor të BE: Sanksione kundrejt shkeljeve të shtetit ligjor – nëse janë të përfshira fonde nga BE. Se çfarë do të thotë kjo konkretisht nuk e dimë. Ndoshta as Merkel nuk e di. Në dhjetorin e vitit të kaluar ajo vetëm e shuajti kurorën e adventit para krishtlindjeve që të mos digjej e gjithë shtëpia.

Modeli hungarez është ngjitës

”Ekspertët paralajmërojnë nga blerja e shtëpive mediatike të fundit të pavarura në Hungari”, shkroi së fundmi portali Euractiv. Që në vendin e hunëve djalli i ka marrë mediat e pavarura dihet prej kohësh. Por më thelbësore se kjo është rreziku i infektimit me këtë model hungarez. Sëmundja përhapet në të gjitha drejtimet, nëse jo sot, atëherë neser ose pasnesër.

Nëse Annalena Baerbock vërtet zgjidhet kancelare, kjo mund të shihet si një fitore për kontinentin tonë, por ne duhet ta kemi të qartë, që Europa nuk ka nevojë tani për një kancelare të aftë gjermane, por për një vaksinë politike me efekt.

Istvan Vancsa, lindur në vitin 1949, është një gazetar hungarez, kritik dhe publicist, që njihet për tekstet ironikë, si edhe autor i librave me receta gastronomie jo tipike. Ai është zëvendëskryeredaktor i gazetës javore, ”Jeta dhe letërsia”. Aty është publikuar edhe ky tekst, 7 Maj 2021.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel annalena baerbock ursula von der leyen viktor orban angela merkel annalena baerbock ursula von der leyen viktor orban

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës