LIVE UPDATES
Aktualitet

“Është shtatzënë”, drejtoresha Beci përfundon në tavolinën e Komisionerit për Diskriminim pas gafës publike

5 Mars 2020, 16:08 Nga DOSJA
“Është shtatzënë”, drejtoresha Beci

TIRANË– Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se është ende shpejt për të folur me bindje nëse ka elementë diskriminues në deklaratën e drejtores së Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci, që foli për “një vajzë shtatzënë” pas shfaqjes së ambulancave në gjimnazin “Janak Kilica”, ku një ditë më parë u helmuan rreth 60 nxënës. Në një prononcim për Gazetën “Si”, Komisioneri Robert Gajda thotë se deklarata është marrë në shqyrtim dhe paraprakisht e vlerëson atë si jonormale. “Nuk është normale. Nuk u takon të tjerëve të bëjnë publike, as institucioneve, madje as mjekëve, që të bëjnë publike një fakt të tillë pa pëlqimin e prindërve kur bëhet fjalë për minorenë”, deklaron Gajda.

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se nëse do të gjejë elementë diskriminues në këtë deklaratë do ta adresojë atë sipas ligjit përmes të cilit funksionon ky institucion. Ndërkohë, Qendra e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) është më e drejtpërdrejtë. Reagimin e drejtores së Zyrës Arsimore të Fierit e quan papërgjegjshmëri, por rastin nuk e sheh si të izoluar.

“Është një reagim i papërgjegjshëm dhe tregues sesa e rëndë është situata në arsimin publik parauniversitar në Shqipëri. Do të kishte qenë më profesionale heshtja, sesa justifikimet absurde që po dëgjojmë, duke filluar nga Ministrja më e paaftë e arsimit, që ka patur Shqipëria në historinë e saj e deri tek i gjithë stafi në varësi të saj”, deklaron për gazetën “Si”, drejtuesi i kësaj qendre, Altin Harizaj. Akoma më i ashpër ishte reagimi i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, që kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të drejtores së Zyrës Arsimore të Fierit. “Për një nxënëse 16-vjeçare të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që është dërguar me shenja helmimi në spital, drejtoresha e ZA Fier, Yllka Beci është shprehur se ajo ishte shtatzënë. Kjo deklaratë shokuese përbën një skandal të paprecedentë në arsimin shqiptar. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë shkarkimin e menjëhershëm të drejtoreshës së ZA Fier, Yllka Beci”, thuhet në reagim.

Konfederata kërkon që vajza që është përmendur nga drejtorja të merret nën kujdesin e punonjësve socialë dhe media të shmangë publikimin e identitetit, ndërsa për drejtoren e ZA Fier deklaron se vetëm shkarkimi nuk mjafton. “Ky është një rast i rëndë bullizmi dhe ndëshkimi duhet të jetë edhe ligjor për drejtoreshën e Zyrës Arsimore. Një nxënëse 16-vjeçare ka rënë viktimë e injorancës së një drejtueseje të arsimit në një prej qarqeve më të rëndësishëm në vend”, vijon deklarata e Konfederatës. Në të njëjtin reagim, KSSH thotë se ky është një rast i përsëritur i skandaleve të njëpasnjëshme në shkollat e Fierit dhe kërkon mbajtjen e përgjegjësisë deri tek drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Arsimit.

Çfarë ndodhi?

Ende pa filluar mirë mësimin e kësaj të enjteje, para derës së oborrit të gjimnazit “Jana Kilica” u shfaqën dy autoambulanca. Prania dhe sirenat e tyre në shkollën ku një ditë më parë u helmuan rreth 60 nxënës alarmoi një pjesë të prindërve, që kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës duke kërkuar nxjerrjen jashtë të fëmijëve. Prindërit kërkuan garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pas informacioneve se dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen madje njëra prej nxënëseve u dërgua në urgjencë në gjendje të fikti. Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjve u shkaktuan nga helmimi i ditës së mërkurë, ngjarje për të cilën policia nisi procedimin penal për dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.

Amullia u shtua më shumë kur drejtorja e Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci në debat e sipër me prindërit thotë se nuk bëhet fjalë për asnjë helmim, se fëmijët e tyre ishin të sigurt dhe se bëhej fjalë për “një vajzë që ishte shtatzënë”. Videoja amatore e kësaj deklarate të drejtores së Zyrës Arsimore të Fierit u shpërnda me shpejtësi në rrjet, e po ashtu edhe lajmi se Yllka Beci deklaronte “një nxënëse shtatzënë”. Vetë drejtorja mohoi se kishte deklaruar se “një nxënëse” ishte shtatzënë. Yllka Beci pretendon se fjalët e saj për një “vajzë që është shtatzënë” janë keqinterpretuar nga media, duke shtuar se me “vajzë” i është referuar një mësueseje të shkollës “Janaq Kilica” që është shtatzënë. “Deklarata ime është keqpërdorur nga mediat dhe gazetarët. Kam thënë që nxënësit janë shumë mirë, por është një mësuese shtatzënë. Unë kam përdorur fjalën “vajzë” dhe vajzë nënkuptohet edhe mësuesja, jo vetëm nxënësja”, deklaroi Beci për Top Channel.

Beci tha se deklarata kur flet për mësuesen shtatzënë është bërë nën një presion të madh nga prindërit dhe gazetarët dhe arsyeja që ajo ka mbërritur në gjimnazin në fjalë ka qenë për të përcjellë normalitet. Drejtorja thotë se në momentin që bëri atë deklaratë nuk kishte asnjë informacion, se çfarë kishte ndodhur dhe kujtoi se ambulancat ishin shfaqur para shkollës për mësuesen shtatzënë. Drejtorja e Zyrës Arsimore pretendon se i është cenuar liria si individ dhe si grua, ndërsa konfirmon faktin se një nxënëse është shoqëruar në gjendje të fikëti me ambulancë në urgjencën e spitalit të Fierit, por mohon mundësinë që gjendja e saj ka lidhje me helmimin e një dite më parë në këtë shkollë. “Një nxënëse nuk është ndjerë mirë dhe unë nuk e di, po ndoshta nuk ka ngrënë mëngjes”, tha ajo.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yllka beci zyra e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi yllka beci zyra e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Mars 2020, 14:24

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të r...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit