LIVE UPDATES
Aktualitet

Është pjesë e 30 mjekëve që shkuan për të ndihmuar Italinë, Gjana rrëfën ditën e parë të punës: Ja ç’mësuam ng

30 Mars 2020, 18:46 Nga DOSJA
Është pjesë e 30 mjekëve që shkuan për të

Korab Gjana një nga infermierët i cili punon në QSUT, është pjesë e grupit të mjekëve që kanë shkuar në ndihmë të bluzave të bardha në Itali, në “luftën” kundër koronavirusit.

Ai së bashku me një grup mjekësh prej 30 vetash, ndodhen në spitalin e Brescias, për të dhënë kontributin e tyre në krah të mjekëve italianë. Gjatë bisedës në skype në ABC News me gazetarin Endri Xhafo, Gjana tha se ai dhe stafi i mjekëve është duke u trajnuar, dhe fillimisht ata nuk do të jenë në vijën e parë për të trajtuar pacientët me Covid-19, por si fillim do jenë ndihmës të kolegëve italian.

Më tej, ai tha se stafi shqiptar prej 30 mjekësh, është i profileve të ndryshme, dhe se 2 ose 3 prej tyre, kanë punuar më parë me sëmundjet infektive. Gjithashtu ai deklaroi se pritja në Itali, ka qenë mbresëlënëse, dhe se të gjithë ishin shprehur mirënjohës për këtë gjest të Shqipërisë.

Biseda e Plotë:

Endri Xhafo: Në cilin qytet ndodheni aktualisht?

Korab Gjana: Në Brescia.

Endri Xhafo: I gjithë ekipi?

Korab Gjana: Po i gjithë ekipi ndodhet në Brescia me të cilët do të punojmë bashkë në të njëjtin spital.

Endri Xhafo: Si ishte situata në spitalin e Brescias? Keni patur një trajnim shumë të madh sot paradite për masat e sigurisë.

Korab Gjana: Ne sot jemi njohur me ambientet e spitalit, kemi bërë një konferencë të përbashkët. Kemi marrë informacionin  e duhur ku duhet treguar kujdesi maksimal për përdorimin e veshjes në mënyrë që të shmanget maksimalisht kontaminimi. Jemi njohur edhe me pavijonet që do të punojmë në ditët në vazhdim.

Endri Xhafo: Spitali i Brescias është spital Covid apo ka edhe reparte të tjera?

Korab Gjana: Jo, ka edhe reparte të tjera.

Endri Xhafo: Sa të shtruar kishte në momentin që ju keni shkuar aty?

Korab Gjana: Nuk kemi një info të saktë sepse është një spital me specialitete të ndryshme nuk është bërë një ndarje për raportin e ditës së hënë.

Endri Xhafo: Çfarë bëtë sot?

Korab Gjana: Vetëm jemi njohur me spitalin dhe kolegët dhe ambientin ku do të punojmë.

Endri Xhafo: Është spital i tej-mbushur me persona të infektuar nga Covid?

Korab Gjana: Nuk është se ka fluks të madh, është i sistemuar në specialitete të ndryshme. Por dhomat e spitalit janë të zëna.

Endri Xhafo: Ju më thatë që keni patur bisedime, për pajisjet ditën e sotme, ju  do të punoni me pajisjet tuaja, me ato që shkuat, sepse ju pamë të veshur me të bardha kur mbërritët në Itali apo do të pajiseni me të tjera?

Korab Gjana: Pajisjet që përdoren kundër Covid duhet të ndërrohen pas çdo manipulimi që do të bëhet. Nuk mund të qëndrohet me të njëjtën veshje gjithë kohën.

Endri Xhafo: Veshja ka qenë simbolike dmth?.

Korab Gjana: Po simbolike.

Endri Xhafo: Ju do të jeni ndihmë e mjekëve italianë?

Korab Gjana: Po, ne do të jemi krah mjekëve dhe infermierëve italianë. Ne do të jemi në linjën e dytë, pra në ndihmë të mjekëve italianë si fillim. Në vazhdim do të mund të bëhemi gati për vijën e parë pasi të fitojmë sigurinë.

Endri Xhafo: Pra mendohet që të kaloni në vijën e parë?

Korab Gjana: Po patjetër, nevoja për personel është e jashtëzakonshme.

Endri Xhafo: Ju kishit punuar në Shqipëri, në momentin që keni shkuar në Itali apo ishit grupi rezervë?

Korab Gjana: Me çfarë kam unë informacion, pothuaj të gjithë mjekët kanë punuar në spitale në Shqipëri. 2 ose 3 nga stafi ynë kanë punuar në spitalet infektive në rrethe, nuk kam informacion të saktë.

Endri Xhafo: Duam të kuptojmë nëse ju nuk bëni dallim me mënyrën se si punohet në Shqipëri në krahasim me ato në Itali.

Korab Gjana: Mund të them se për personelin e QSUT dhe gjithë të tjerët, kanë bërë trajnime se si duhet të përballohet një situatë e tillë.

Endri Xhafo: Çfarë ju thanë mjekët italianë për sa i përket ilaçeve që përdoren?

Korab Gjana: Mjekët italianë na shpjeguan fillimisht procedurën. E kemi lënë nesër e në vazhdimësi për aplikimin direkt tek pacientët.

Endri Xhafo: Sa orë do të punoni?

Korab Gjana: Nga ora 7 deri në orën 15.00 për javën e parë.

Endri Xhafo: Çfarë ndodhi nga momenti që ju mbërritët në aeroport derisa shkuat në Brescia?

Korab Gjana: Pritja ishte mbresëlënëse. Të gjithë na kanë pritur shumë mirë. Ne mbërritëm me avion deri në Verona ndërsa në Brescia me makina.

Endri Xhafo: Ju jeni të gjithë italisht folës?

Korab Gjana: Një pjesë e mirë e stafit flasin mirë italishten , një pjesë tjetër flasin dhe kuptojnë mesatarisht

Endri Xhafo: Kontakte me njerëz të tjerë keni patur? Ju pyes sepse ka patur jehonë të madhe gjesti i Shqipërisë.

Korab Gjana: Pacientë e familjarë të tyre apo edhe njerëz që kemi parë nëpër ballkone, të paktën në rrugën që përshkojmë kur vijmë në hotel na përshëndesin dhe duartrokasin. Edhe mediat kanë qenë të interesuara na kanë filmuar etj.

Endri Xhafo: Ju uroj suksese ju dhe kolegëve!.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korab gjana koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali korab gjana koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj