6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Lirohet nga burgu 65-vjeçari Bajram Hajri, i cili është një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se të premten, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për të duke e dërguar në shtëpi.
Avokati i tij, Arben Hoxha ka bërë kërkesë për ndryshim me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë. Ai gjithashtu ka vënë në dispozicion të trupës gjykuese edhe një raport të mjekëve, ku edhe tregohet gjendja shëndetësore e të moshuarit.
“Është i moshuar dhe i sëmurë, trupi i funksionon vetëm me një veshkë!,“-mësohet se është shprehur Hoxha.
Ndërsa në burg kanë mbetur të akuzuarit e tjerë: Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, ndërkohë që në kërkim vijon të jetë Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.
Të gjithë të arrestuarit, përfshirë edhe 65-vjeçarin akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.
PENGMARRJA
Jan (Jak) Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga.
Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka mbyllur sot hetimet duke çuar në Gjykatë një grup të akuzuarish për trafikim droge dre...
TIRANË- Ministria e Jashmte në bashkëpunim me Ministrisë e Infrastrukturës kanë vijuar me operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve që kishin mbetur të bll...
Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, anes...
ELBASAN– Pa shtëpi, pa të ardhura, pa ilaçe, të sëmurë dhe në izolim. Kjo është drama e bashkëshortëve Bica në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit. Pesë m...
TIRANE– Nga dje bashkia Tiranë shpalli nismën “Adopto një gjysh e një gjyshe”, për të ndihmuar me ushqime pensionistët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë të ardhura ...
Prej ditës së hënë, askush nuk mund të dalë nga banesa për të bërë pazaret pa marrë leje më parë te e-Albania. Por që në ditën e parë janë vërejtur probleme në ...
TIRANË– Lufta kundër koronavirusit nuk po zhvillohet me top dhe me plumba, por me zgjuarsi dhe qetësi. Në këtë betejë, teknologjia, ajo që shumë e kanë kri...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njofuar së fundmi, se të mbash frymën për 10 sekonda, pa ndjerë vështirësi, nuk do të thotë se nuk je i prekur nga COVID-...
GJIROKASTËR– Konsulli i Nderit Teodor Bilushi thotë se situata është më e vështira që po kalon Italia që prej luftës së Dytë Botërore dhe në planin shëndet...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën që dha një ditë më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një status në Facebook, Hajdari ka publikuar disa...