Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KUKËS– Sot, Policia e Shtetit ka arrestuar Ekrem Onuzin, nën akuzën se ai është autori i zjarrit në malin e Gjallicës. Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47 -vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak, armë që pritet të rëndojë pozitën e tij para ligjit. Por gazetari Bekim Lekica ka treguar një tjetër këndvështim të ngjarjes. Ai bën me dije se gjithë çfarë po digjej në malin e Gjallicës ishin një krah shkurre e mbeturina afër stanit të të arrestuarit, ndërsa ka edhe një shpjegim për armën e zjarrit.
“Po harruat se para dy vitesh ne apelonim e luteshim për jetën e Akremit, i cili u sulmua brutalishtë nga ariu gjatë kullotës së bagëtisë. Ajo armë shihet si formë për të trembur e parandaluar sulme të tjera nga kafsha e egër more të mjerë. E mund të thoni e ka pa leje, po po pa leje e ka,”-shkruan ndër të tjera ai.
Më 21 tetor, në vitin 2019 në malin e Gjallicës, në zonën e quajtur Sasat bariu Ekrem Onuzi u sulmua nga një ari. Banorët e zonës vunë alarmin për t’i sjellë ndihmën sa më shpejt bariut të lënduar, që sot është vënë në pranga për një armë që e mban për mbrojtje.
Reagimi i gazetarit Bekim Lekica
Reagim mbi ndalimin arbitrarë të çobanit e bjeshkatarit Akrem Onuzi. Policia jonë me mburrje e krenari pohon “Ndaluam në flagrancë zjarrvënësin e kriminelin A.O 47 vjeç”. Deri këtu jemi në rregull mund të thotë dikush që lexon këtë komunikat të policisë. Por, e vërteta është krejtë ndryshe. Pse them këtë? Së pari, dje unë isha në ngjitje të malit të Gjallicës, tek vendi i quajtur “Kroi i kishës” në orën 10: 40 minuta takohem me Akremin e u pershëndetëm. Ai vijoj të ndiqte tufën e bagëtive unë vijova ngjitjen në maje. Pas dy orësh ritakohem prap në të njëjtin vend me Akremin. Ndërkohë bie telefoni i tij, ishte dikush i pyjores më tha Gjana, Gjana e kishte mbiemrin , paska ra zjarr në Sasat (largësia mes nesh e Sasatit zgjatë gati një orë e gjysëm, por pamja është shumë e qartë nga lartë) në moment foli në telefon me djalin e mitur që ishte tek stani e u morën vesh. Aty po digjeshin një krah shkurre e mbeturina afër stanit, djali i mitur nuk vonoj e fiki zjarrin për afër dhjetë minuta. Ai zjarr nuk dogji as bimësi apo pyje, por një krah shkurre me mbeturina. Akuza e zjarrvënjes po më duket çmenduri. Sa i takon armës pa leje, këtu ja arritët qëllimit!!! Po harruat se para dy vitesh ne apelonim e luteshim për jetën e Akremit, i cili u sulmua brutalishtë nga ariu gjatë kullotës së bagëtisë. Ajo armë shihet si formë për të trembur e parandaluar sulme të tjera nga kafsha e egër more të mjerë. E mund të thoni e ka pa leje, po po pa leje e ka. Keni nxjerrë një mijë e një kritere që atë dreq leje mos ta marrë kurrë një banor që e ka të nevojshme për ekzistencën e tij. Me këtë gjest të shëmtuar sot nuk bëmë gjë tjetër, por ndaluam një njeri që sa herë binte zjarr në mal ai shkonte i pari për ta fikur. Sa herë që marshonim në Sasat takoheshim me të vetmin bari të shpatit të Gjallicës. Sa herë vinin grupe turistësh e ekspeditash ndalesën e bënin tek stani i Akremit. Po a e besoni një gjë? Kujt më shumë se Akremit i dhimbset mali i Gjallicës?! Ne prej vitesh e kemi braktisur malin, ai vijon sakrificat e mbijetesës. E gjitha kjo ka vetëm një shpjegim: Situata e zjarreve me sa duket ka dalë me kohë nga duart e po shkrumbohen qindra hektar me pyje. Jo nga zjarret as nga Akremi, por nga mungesa e koordinimit, kapaciteteve e keqmenagjimi. E Akremi tani po përdoret si mbuloja e paaftësisë mbi vatrat e zjarreve.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A., njofton qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme, datë 9 gusht, për shkak të mirëmbajtje...
Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Radostinë në Fier. Flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës duke djegur ullishte.Forcat zjarrfikës...
LEZHË– Qyteti i Lezhës është prekur gjithashtu nga flakët ku një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Zadrimë të Lezhës.Flakët kanë përfshirë disa...
Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh i mbërritur në redaksinë e A2 tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase a...
TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur nga plani i dështuar i arratisjes së Arbër Çekajt dhe Flamur Pjetrit në burgun 313 në Tiranë. Mesa duket ...
TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me tentativën për arratisje në burgu të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetri, të cilët duket se kërkojnë me &c...
TIRANË– Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një statusi në ‘Instagram’ i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen.Rama i bën thirrje të gjitheve t...
ITALI-Sot, tridhjetë vite më parë ishte një ditë historike për qytetin e Barit në Itali ku mesazhi i solidaritetit të asaj dite është akoma aktual në ditët e so...
KORÇË– Pasditen e sotme, një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit me pisha në Voskopojë është përfshirë nga flakët dhe vatra e zjarrit është ak...
KUÇOVË– Një nga banorët e Lumasit ka braktisur grevën e urisë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit. Grevisti Ylmi Shuapi ka shkuar pë...