"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Esat Pasha: Mos harroni se shqiptari është krenar, guximtar dhe i lidhur fort me traditat e tij kombëtare, prandaj Kongresi i
22 Gusht 2020, 08:15Nga DOSJA
TIRANË –Ne jemi të vetëdijshëm për shërbimet e shkëlqyera që Esat Pasha i bëri Francës gjatë luftës. Ishte mjaft interesante të merrnim mendimin e këtij miku, të djeshëm dhe të sotëm, për çështjen shqetësuese të Shqipërisë, zgjidhja e së cilës, duket se është e menjëhershme.
Esat Pasha ka vështirësi të shprehet në frëngjisht dhe përdor një përkthyes.
“Jo, u përgjigj pyetjes sonë, pushtimi i Shqipërisë nga trupat italiane nuk është përfundimtar dhe nuk fyen në asnjë mënyrë ndjenjat e shtetasve tanë.
Fati i vendit tim është akoma i pavendosur; Kongresi i Londrës po vazhdon në mënyrë aktive punën e tij dhe vendimi i tij nuk do të zgjasë shumë.”
A besoni, gjeneral, se atij do t’i jepet autonomia ?
E shpresoj dhe besoj. Do të bënin një gabim të madh, tepër të madh, nëse nuk respektojnë vullnetin e shqiptarëve; pra, ata duan të jenë të lirë. Nëse pavarësia e tyre nuk do të njihej, paqja e Ballkanit do të rrezikohej seriozisht dhe, për t’u dhënë mendimin tim, do të kishte arsye për t’u frikësuar nga trazira të vazhdueshme. Mos harroni se shqiptari është krenar, guximtar dhe i lidhur fort me traditat e tij kombëtare. Të gjithë personat kompetente në këtë çështje do të jenë njëzëri me mendimin tim.
— Cili do të ishte regjimi (politik) që do t’i përshtatej më mirë ?
Gjenerali bën një gjest. “Kjo, tha ai, është delikate. Gjatë luftës, unë kam qenë Presidenti i Këshillit të Shqipërisë deri në kohën e pushtimit. Aktualisht, vendi është nën kontrollin e Aleatëve.” Gjenerali ndalet. Natyrisht, modestia e tij e ndalon atë që të zhvillojë mendimet e tij. “Le ta lëmë këtë, shton ai. Unë i besoj besnikërisë së Francës dhe pres me padurim vendimet e Kongresit të Londrës : është e mundur që status quo-i i paraluftës të ruhet; vetëm atëherë mund të jap më shumë detaje.”
DashiJu pret një ditë e mbushur me energji sa i takon ndjenjave, por mundohuni që të mos bini pre e gabimeve dhe të mos përfshiheni në polemika. Bëni mirë që të...
SPANJË- Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë!Aktorja ka postuar në Instastory një fotografi me trëndafila të bardhë, ku shkruan: 21/8/2020, duke z...
Një film i ri që pritet të shfaqet në platformën “Netflix” më 9 shtator ka trazuar ujrat në rrjete sociale. Bëhet fjalë për “Cuties” (përkthyer në shqip; Të lez...
TIRANË- Armina Mevlani është një nga vajzat shqiptare që rrjetet sociale i përdor dhe për të treguar pasionet, hobit dhe gjërat që kanë shumë qef.Bloggerja...
ARABI SAUDITE- Një video e frikshme është bërë virale në rrjetet sociale, pasi në të shfaqet një person, i cili hidhet mbi kurrizin e një peshkaqeni-balenë.Pamj...
TIRANE– Alketa Vejsiu ka postuar një shkrim motivues në Instagram, ose më saktë një mendim në formën e një shkrimi, ku tregon për të gjithë vajzat që e nd...
KOSOVE– Aktorja dhe njëkohësisht kandidatja për deputete, Arta Nitaj, është bërë e njohur për format e saj trupore dhe ajo nuk ngurron që ti tregojë në rr...
ZVICER-Reperi kosovar, Besijan Kacorraj, që njihet me emrin e artit “Besko” është dënuar dje nga një gjykatë zvicerane me 51 muaj heqje lirie dhe dëbim nga Zvic...