LIVE UPDATES
Bota

Erdogani nuk është i vetëm në politikën kundër grave

2 Prill 2021, 07:58 Nga DOSJA
Erdogani nuk është i vetëm në politikën kundër

Kur bëhet fjalë për armiqësinë ndaj grave, Erdogani është përpara sundimtarëve katolikë në Hungari dhe Poloni, të cilët nuk kanë kursyer sulmet ndaj grave në të kaluarën e afërt. Në janar, partia polake nacionaliste e djathtë anti-evropiane në pushtet “Ligji dhe Drejtësia”, ndaloi abortin edhe në rastet kur dihet se fetusi do të kishte lindur me sëmundje të rënda. Ndërsa Hungaria ka nënshkruar vitin e kaluar një deklaratë kundër abortit.

Armiqësia ndaj grave erdhi në një paketë: nga mbrojtja përjashtohen edhe homoseksualët, biseksualët dhe transseksualët. Në Poloni ka një numër qarqesh dhe qytetesh që e kanë deklaruar veten “zona pa LGBT”. Njerëzit me një orientim tjetër përveç heteroseksualëve, nuk janë të mirëpritur në këto vende. Është një kthim i trishtueshëm në historisë e Polonisë, e cila dikur u sulmua nga Gjermania naziste “pa hebre”, e tani atje njerëzit po stigmatizohen dhe deklarohen të jashtëligjshëm. E tani as Erdogani nuk dëshiron të mbetet mbrapa – ai përsëriti fjalët e zyrtarit më të lartë fetar në vendin e tij, i cili tha në një predikim në fund të prillit të vitit të kaluar, se pandemia Corona ka shpërthyer për shkak të homoseksualitetit.

Agjenda populiste

Gjërat duhet të quhen ashtu siç e kanë emrin: budallallëqe të tmerrshme. Por gjërat nuk përfundojnë me kaq. Autokratët në Ankara, Budapest dhe Poloni – Turqia, Hungaria dhe Polonia janë zyrtarisht demokraci, e dy të fundit janë edhe anëtare të Bashkimit Evropian – po e ndjekin një agjendë të përbashkët që bota e lirë nuk mund ta injorojë. Gjërat mund të shpjegohen me pak fjalë, biografia politike e Erdoganit e ilustron atë shumë mirë: Ai fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2004 edhe duke e stilizuar veten si “turk me ngjyrë”. Ai në këtë mënyrë donte të ndërpriste dominimin e “turqve të bardhë”, që do të thotë elitën Kemaliste, laike në ushtri dhe në politikë. Një njeri i fortë, me një politikë populiste: ai i vetëm kundër të gjithë establishmentit kundër elitës brenda dhe jashtë vendit. E këtë politikë populiste e ka vazhduar edhe më pas.

Alexander Görlach

Njerëzit si Erdogani ose Viktor Orbani i refuzojnë vetëm “elitat” brenda dhe jashtë vendit, të cilat i zbulojnë dhe ndëshkojnë keqbërjet e tyre. Gjyqësorët në Turqi, Poloni dhe Hungari drejtohen nga njerëz të dobët, shtypi dhe universitetet heshtin. Të drejtat për të gjithë, çfarë do të thotë kjo? Turqia, Polonia dhe Hungaria janë shumë të ngjashme edhe në këtë plan.

Perëndimi shihet si armik

Në vend të proceseve të hapura dhe transparente, në këto vende mbizotërojnë nepotizmi dhe kleptomania. Atje me siguri që nuk duan që të ketë mundësi detyrimi për një veprim ndryshe. Kjo është arsyeja pse Polonia dhe Hungaria i kundërshtojnë mekanizmat e sundimit të ligjeve që vlejnë në BE.

Një Turqi e këtillë nuk do të futet kurrë në Bashkimit Evropian, as Erdogani nuk e dëshiron këtë prej kohësh. Por jo vetëm BE-ja është një bashkësi vlerash. Edhe NATO është një bashkësi e këtillë, e Turqia është anëtare e saj. Fakti që Shtëpia e Bardhë kritikoi ashpër tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit tregon se e gjithë bota e lirë është tronditur me sjelljet e këtilla të Erdoganit.

Populistët si Erdogani mund të ekzistojnë politikisht vetëm nëse u prezantojnë votuesve të tyre armiq të tjerë, të cilët i shpallin fajtorë për të gjitha. Kjo është metoda e veprimit të tyre, në vend se të bëjnë politikë të vërtetë. Polonia tani ka njoftuar se do të miratojë një “Konventë të Varshavës”, me të cilën do të ndalojë abortin dhe martesën e personave të një gjinie. Nuk do të vonojë shumë dhe lajme të tilla të tmerrshme mund të vijnë edhe nga Hungaria dhe Turqia: Rrota e inatit dhe denigrimit do të vazhdojë të rrotullohet.

Alexander Görlach është anëtar i lartë i Këshillit Carnegie për Etikën në Çështjet Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor i lartë i studimeve në Universitetin e Kembrixhit, në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare. Gjuhëtari dhe teologu ka qenë edhe anëtar dhe studiues në Universitetin e Harvardit nga 2014-2017, në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, si dhe në Universitetin e Qytetit të Hong Kongut nga 2017-2018.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota levizja e grave ne turqi turqi levizja e grave ne turqi turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet