LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Gjykata e Lartë mbështet Facebook-un, i jep të drejtë mbi mesazhet e padëshiruara

2 Prill 2021, 06:52 Nga DOSJA
SHBA, Gjykata e Lartë mbështet Facebook-un, i jep të drejtë

SHBA-Të enjten Gjykata e Lartë amerikane e bëri më të lehtë për bizneset që të shqetësojnë konsumatorët me telefonata apo mesazhe me tekst për reklama, duke hedhur poshtë një padi që akuzonte kompaninë e medias sociale Facebook, për shkelje të një ligji federal kundër thirrjeve telefonike të automatizuara nëpërmjet mesazhesh të regjistruara.

Në një vendim 9 me 0,  gjykatësit mbajtën anën e Facebook-ut, duke mbështetur argumentin e tij se mesazhet me shkrim që dërgon kompania, nuk e shkelin ligjin federal të vitit 1991, të quajtur Akti i Mbrojtjes së Konsumatorëve të Telefonave.

Rasti nxori në pah sfidën me të cilën përballen gjyqtarët në zbatimin e ligjeve të vjetëruara përballë teknologjisë moderne. Vendimi nxiti thirrje drejtuar Kongresit për rishikim të ligjit, i cili është miratuar tre dekada më parë për të frenuar abuzimin për reklamimin e mallrave ose shërbimeve me anë të thirrjeve telefonike, duke ndaluar shumë prej telefonatave të automatizuara, të paautorizuara.

Duke ngushtuar sferën e veprimit të këtij ligji, gjykata po u jep kompanive të drejtën për të sulmuar publikun me një valë telefonatash dhe mesazhesh pambarim, të padëshiruara e gjatë gjithë kohës“, thanë në një deklaratë të përbashkët senatori demokrat Edward Markey dhe ligjvënësja demokrate Anna Eshoo.

Sipas vendimit të gjykatës dërgimi i mesazheve me tekst pa marrë pëlqimin e (konsumatorit) nga ana e Facebook-ut, nuk përputhej me aktet që ndalon ligji në përkufizimin e tyre teknik. Akti i Mbrojtjes së Konsumatorëve të Telefonave është miratuar përpara se teknologjia moderne e telefonisë celulare të merrte hov.

Padia u paraqit në vitin 2015 në gjykatën federale të Kalifornisë nga një banor i Montanas, Noah Duguid, i cili tha se Facebook-u i kishte dërguar shumë mesazhe automatike me tekst, pa pëlqimin e tij. Padia akuzonte Facebook-un për shkelje të kufizimeve ligjore mbi përdorimin e sistemit telefonik automatik.

Facebook-u tha që mesazhet e lidhura me sigurinë, të shkaktuara kur përdoruesit përpiqen të futen në llogaritë e tyre nga një pajisje e re ose nga programet që shërbejnë për shfletimin e faqeve te internetit, ishin të lidhura me numrat e celularëve të përdoruesve.

Siç thuhej edhe në vendimin e gjykatës, dispozitat e ligjit nuk kanë patur kurrë si qëllim të ndalojnë kompanitë të dërgojnë njoftime për arsye sigurie. Vendimi i gjykatës do t’i lejojë kompanitë të vazhdojnë të punojnë për të garantuar sigurinë e llogarive të përdoruesve të tyre“, thuhej në një deklaratë të Facebook-ut.

Sergei Lemberg, avokati i zotit Duguid, tha se çdokush mund të shmangë përgjegjësinë ligjore nëse përdor teknologji si ajo e Facebook-ut.

Ky është një vendim zhgënjyes për këdo që zotëron një celular ose vlerëson privatësinë e tij“, shtoi zoti Lemberg.

Marrw nga VOA 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota facebook gjykata e lartë facebook gjykata e lartë

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!