LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi ndaj Derek Chauvin, e dashura e George Floyd-it rrëfen si e njohu: Të dy vuanim nga varësia…

2 Prill 2021, 06:30 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Derek Chauvin, e dashura e George Floyd-it rrëfen si e njohu:

SHBA– Gjatë seancës gjyqësore të së enjtes e dashura e George Floyd-it përshkroi mes lotësh se si ishte takuar me të për herë të parë, rreth tre vite para incidentit vdekjeprurës në qytetin e Mineapolisit.

Courteney Ross dëshmoi në ditën e katërt të gjyqit ndaj ish-oficerit të policisë Derek Chauvin, i akuzuar mbi vdekjen e zotit Floyd vitin e kaluar, një ngjarje që shkaktoi protesta të gjera kundër dhunës policore dhe racizmit sistematik.

Ross tha se ishte takuar me Floyd në një nga degët e shoqatës së krishterë të bamirësisë “Salvation Army”, ku ai punonte si një roje sigurie dhe se i kishte folur siç tha ajo, me ” nje dialekt të shkëlqyer jugor”. Ajo pranoi gjithashtu se të dy kishin vuajtur nga varësia prej opioideve.

Është historia klasike se si njerëzit bëhen të varur nga opioidet. Të dy vuanim nga dhimbje kronike, unë në qafë dhe ai në shpinë”, tha zonja Ross.

Të dy i merrnim ilaçet kundër dhimbjeve me recetë. Por receta pas recetash ne fituam varësi. Por shumë herë u përpoqëm realisht shumë që ta thyejmë varësinë (nga opioidet)“, shtoi Ross.

Dëshmia e saj u duk si një përpjekje e prokurorëve për ta shfaqur më njerëzore figurën e zoti Floyd e për të nxitur ndjeshmërinë tek anëtarët e jurisë. Ekipi i avokatëve mbrojtës të zotit Chauvin pritet të theksojë se autopsia gjeti përmbajtje fentanili dhe metamfetaminë në trupin e zotit Floyd.

Të mërkurën vonë, anëtarët e jurisë panë një video rreth 20 minuta të gjatë të marrë ka kamerat që instalohen në trupat e policisëve. Pamjet i referoheshin momentit kur policia i ishte afruar automjetit të zotit Floyd dhe kur e kishin hipur në një ambulancë.

Të mërkurën u shfaq dhe një video e cila tregonte zotin Chauvin duke thënë se zoti Floyd ishte “një djalë trupmadh” dhe “ndoshta kishte pirë ndonjë gjë”.

Zoti Chauvin i vendosi gjurin zotit Floyd në pjesën e pasme të qafës duke e mbajtur për 9 minuta dhe 29 sekonda ndërsa zoti Floyd qante vazhdimisht duke thënë se nuk po merrte dot frymë.

Zoti Chauvin, një polic i bardhë, u pushua nga departamenti i policisë së qytetit një ditë pasi afro-amerikani George Floyd, vdiq në duart e policisë.

Anëtarët e jurisë dëgjuan gjithashtu dëshmi nga disa dëshmitarë, mes tyre arkëtari i dyqanit që i shiti cigare zotit Floyd vetëm disa momente para incidentit.

Christopher Martin dëshmoi se ai me vetëdije e kishte pranuar kartmonedhën false prej 20 dollarësh nga zoti Floyd për të blerë cigare, edhe pse e dinte se në përputhje me politikën e dyqanit, paratë do t’i mbaheshin nga paga e tij.

19-vjeçari tha pasi pati dyshime rreth vendimit që mori, ai kishte informuar menaxherin e dyqanit. Ky i fundit i kishte thënë që të dilte jashtë dhe t’i kërkonte zotit Floyd të kthehej në dyqan.

Nëse thjesht nuk do ta kisha marrë kartmonedhën, kjo gjë do të ishte shmangur“, tha zoti Martin.

Duke u bërë jehonë ndjenjave të dëshmitarëve të tjera mbi incidentin, zoti Martin tha se ajo që kishte ndodhur i ishte dukur si diçka “e pabesueshme dhe se ishte ndjerë fajtor”, kur qëndronte buzë trotuarit duke parë arrestimin e zotit Floyd.

Zoti Martin është një prej disa personave që kanë dëshmuar në lidhje me zhgënjimin dhe zemërimin e tyre mbi ngjarjen që ndodhi në maj të 2020 jashtë një kinkalerie.

Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje dhe vrasje pa paremendim, për të cilat është vetëdeklaruar si i pafajshëm. Avokatët e tij mbrojtës kanë argumentuar se zoti Chauvin kishte ndjekur procedurat sipas trajnimeve që ka bërë dhe se faktorë të tjerë, të tillë si sëmundja e zemrës dhe përdorimi i drogës, kishin shkaktuar vdekjen e zotit Floyd.

Qyteti i Mineapolisit së fundmi ra dakord t’u paguajë të afërmëve të zotit Floyd një shumë prej 27 milionë dollarësh dëmshpërblim si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë zgjidhje pretendimeve të tyre rreth kësaj çështjeje.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota courteney ross george floyd gjyqi ndaj derek chauvin courteney ross george floyd gjyqi ndaj derek chauvin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet