LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Erdhi në Shqipëri të takonte Dritëro Agollin, historia e pabesueshme me profesorin francez: Si e futën 5 orë për të vjel

6 Gusht 2019, 16:35 Nga DOSJA
Erdhi në Shqipëri të takonte Dritëro Agollin, historia e

Një histori e pabesueshme madje që ja kalon dhe imagjinatës së filmave të Hollivudit. Një ngjarje sa tragjike po aq dhe komike. Një ngjarje që kushdo ta dëgjojë sot nuk do ta besojë dhe do ta quajë si një trillim të rastit.

Por duke e njohur për vite seriozitetin, korrektësinë, arritjet në jetë dhe nivelin intelektual të mikut tim Robert Maliqit dyshimi i trillimit mu fashit menjëherë. Ai e tregonte ngjarjen rrjedhshëm dhe sipas rastit herë qeshte dhe herë nevrikosej.

Shkak për këtë u bë shkrimi i Artistit të Popullit Luftar Paja për shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli. Duke komentuar këtë rast të Luftarit me Agollin, Roberti më thotë që edhe unë kam një rast si ky por edhe më të pabesueshëm. Rrëfimi i rrjedhshëm, saktësimi i detajeve dhe kohës patjetër të hiqnin çdo dyshim për trill…

-Robert më thatë që keni një rast të ngjashëm si i Luftar Pajës me Dritëro Agollin, për ku dhe kur bëhet fjalë?

(Qesh). E di që edhe mund të mos e besosh se takon shumë njerëz, por edhe sot kur e kujtoj vetë them me vete se disa herë bota ka të drejtë që na quan delja e zezë dhe kjo për faj vetëm të politikave jo korrekte në drejtim të ekonomisë, mos respektit të institucioneve dhe përfitimeve nga posti shtetëror. Në atë kohë punoja te Reparti i BRISKU-t. Ishte fund korriku 1992. Shqipëria po zbrazej për çdo ditë. Pak të rinj shikoje në qytete. Të gjithë e kishin mendjen vetëm dhe vetëm të iknin. Polici në kufi për 10 mijë dhrahmi mbyllte sytë dhe as të pyeste se ku dhe si do shkoje. Mjerim në ekstrem. Dyqanet të boshatisur dhe pse vinin shumë ndihma humanitare. Shumë nga këto nuk dihej nga shkonin. Policia ishte si mos më keq. Asnjë trajtim dhe pse luhej me kokën. Policët ndoshta ishin më të persekutuarit e kohës. Mezi mbanin familjen dhe pse punonin pa orar. Nuk paguheshin jashtë orarit dhe pse kishin detyrë të vështirë. Atë ditë fund korriku nga ora 15:00 vijnë dhe më thërrasin në repart se duhet të shkosh patjetër në Rajonin 3 të Policisë në rrugën “Mine Peza” se është një rast disi i veçantë.

-Pse ju thirrën konkretisht ju dhe paraprakisht nuk ju thanë se për çfarë rasti bëhej fjalë?

Më thirrën të shkoja unë pasi dija italisht dhe bëhej fjalë për një person që dyshohej se ishte shqiptar por që thoshte jam i huaj. Mua nuk më thanë asgjë paraprakisht vetëm më thanë se do shkosh ti se di italisht. Me makinë më çuan në Rajonin e Policisë Nr. 3. Hyra në zyrën e oficerit të rojës dhe shikoj policin roje me këmishë të hequr, me kanotiere dhe përballë tij një burrë rreth të 60-ve me një pamje fisnike, me këmishë me baltë që rrinte si i ngrirë. Sa u futa unë ai u ngrit në këmbë dhe më shikonte me besim te drejtësia që mund të sillja. Më bëri përshtypje ai njeri. Në fytyrë tregohej fisnikëria dhe pafajësia e tij. Pyeta policin e rojës si qëndron puna:

-Po ja shef, ky personi hiqet sikur s’është shqiptar por që di shqip. Unë mendoj se është nga ata që ka tentuar të emigrojë dhe tani që e kontrollova shoh se s’ka asnjë dokument dhe është pa asnjë gjë identifikimi. Besoj ka ardhur këtu që ta pajisim me ndonjë dokument dhe ta lëmë, por unë mendoj se ka diçka tjetër në këtë mes. Do ketë ndonjë kleçkë. Do jetë besoj nga veriu dhe kushedi si është puna. Nuk ka të huaj pa dokumente, kurrë në botë. Ata nga koka tek këpucët vetëm dokumente kanë. Por unë këmbëngul që nuk është i huaj pasi shikoj e nuhas që di shqip…

-Nga e nuhat ti?- i them.

-Po ja sa herë i them unë çohu dhe ngre dorën lart ai çohet. Sa herë ul dorën poshtë dhe i them ulu, ai ulet. Nënqesha me vete. Mirë i them dakord por vishe këmishën se je me shërbim dhe tregon figurë të keqe. E kush do më shohë këtu. Si jemi bërë ne as dreqi nuk na hedh sytë. Mirë mirë po vishu I them. Pastaj j’u drejtova italisht personit që ndiqte me sy bisedën tonë:

– Nga jeni ju zotëri?

-Nga Franca! Profesor në Universitetin X…Shtanga! E dini mirë italishten i them, shumë më mirë se unë. Jo më thotë ju e dini më mirë. Por mund të flas dhe anglisht apo gjermanisht nëse mundeni. Pra zotëronte anglisht, italisht, gjermanisht dhe pse ishte Francez. Psherëtiva me vete. Çfarë gafe kishte bërë polici. Ndërkohë që e pyesja polici herë më shikonte mua herë i tundte kokën Profesorit. Ende shfaqte nuancë mosbesimi. Shiko se të gënjen më thoshte mua. E pashë me inat. E kuptoi që s’po e përkrahja dhe tha e mirë bëj si mendon vetë.

Fillova ta pyes Profesorin… Ku i keni dokumentet?

– Ah, !-dhe ishte gati të lotonte. Erdha nga Franca dhe zbrita në Rinas. Shikoja për ndonjë TAXI. Se dija që këtu s’ka vetura me ngjyrë të veçantë. Pranë meje qëndroi një veturë e vogël ku ishin dy veta. Ata ma bënë me shenjë për ku? Unë u thashë Tirana, Tirana. Ma bënë me dorë që hip. Njëri doli dhe më futi valixhen në bagazh. Sa ikëm disa kilometra devijuan nga rruga dhe u ndalën pranë një parcele me misër. Më kapën nga duart dhe filluan të më kontrollojnë. S’më lanë në xhepa asgjë. Asgjë! Edhe një pako çemçakiza ma morën. Madje edhe një prefëse thonjsh. Më lanë pa asgjë në xhep. Më morën të gjitha dokumentet, portofolin, lekët, biletat, të hollat as një mbeturinë s’më lanë në xhepa. Pastaj i hipën makinës duke marrë me vete dhe valixhen. Ngela si hosteni në diell. Nuk dija se çfarë të bëja. Këtë lloj grabitje se kam parë as në filma. Në mes të drekës, në mes të qarkullimit, disa kilometra larg kryeqytetit të grabitet një i huaj? Në Francë s’do ja them njeriu se do thonë ka lajthitur. Kaq i pabesueshëm është ky lajm. Por fukarallëku…

-Po pastaj ku shkuat?

-Dola në rrugë kryesore aty ku ata u kthyen dhe vazhdova rrugën. Pashë një urë dhe një tabelë të vjetër që shkruante Vora. U vara poshtë urës ku ishte një parcelë me shalqi. Aty kishte dy punëtorë që mblidhnin shalqi. Doja të vija patjetër në Tiranë po nuk kisha lekë. Asnjë nuk do më merrte pa lekë. Unë se mendoj të hip pa biletë në tren apo autobus. Rrija anës parcelës me shalqi sa mu afrua njeri. I fola anglisht dhe italisht se doja të punoja të fitoja ca para për një biletë në Tiranë. Nuk më kuptonin. Atëherë me shenjë i thosha punë, për lekë. Me shenja. U kuptuam si u kutuam, punova nja 4 orë, dhe kur do iknin ai personi më dha ca lekë dhe më çoi te stacioni trenit. Erdha në Tiranë dhe kudo thosha Policia, Policia të dorëzohesha derisa erdha këtu.

-Po ç’tu desh që erdhe këtu? Cila është arsyeja?

-Po kam një mik të madh. Kam mik Dritëro Agollin. A e njeh? E ke dëgjuar? Pasi më pret sot tek 15-katëshi.

-Sa dëgjova emrin e Dritëroit shtanga. Bobobo thashë më vete ku jemi futur!

-Dua të njihem më mirë me veprën e tij. Kisha kohë që përgatitesha. Ai është një shkrimtar i madh dhe ju duhet të krenoheni me të.

-Ai fliste unë ktheva kokën nga polici. Ai po hante bukë me domate dhe këmishën se kishte mbërthyer ende. Kur dëgjoi emrin e Dritëroit i ngeci buka në grykë. Mu këputën gjunjët. Ku ishim katandisur. Vjen një profesor i nderuar dhe ne e trajtomë si kafshë. Më vinte turp nga vetja. Më dukej se e kisha bërë unë atë padrejtësi. Ishte e pafalshme. Trupi më dridhej. Asgjë nuk mund ta justifikonte këtë rast. Sado mirësjellje të tregoja ngjarja ishte bërë. Një situatë e nderë. Për disa momente heshta. Ç’të thoshja? Polici rrinte si i nemitur. Marr në tavolinën e shërbimit numëratorin e telefonit të Tiranës dhe gjej emrin e shkrimtarit të madh. I bie numrit..

-Urdhëro dëgjoj zërin e tij në anën e tjetër…

– Zoti Dritëro, ju jeni?

– Po unë jam, më thotë.

-Të lutem në Polici është një profesor francez që ju kërkon. I ka ndodhur një incident i vogël por….

– A është gjallë? Gjallë a është? Kjo është kryesorja, më thotë ai me nxitim….

-Po gjallë është por e kanë grabitur!

– S’ka problem, kryesorja që është gjallë. Ne të grabitur jemi të gjithë në këtë vend. Kur grabisin ata që na drejtojnë ç’pret nga ata që janë poshtë. Po këputi një kokërr mollë gjenerali, ushtria sheshon gjithë plantacionin. Më thoni ku jeni?

– Në Rajonin e Policisë Nr, 3 tek “Mine Peza” – i them.

– Të lutem ma trajto mirë deri sa të vij. Për 5 minuta jam aty. Kam tërë ditën që e pres, Isha në merak. Thosha diçka i ka ndodhur. Dhe ashtu është ….Erdha, erdha…!

Lashë receptorin dhe u lehtësova.

-Ju drejtova profesorit:

Agolli po vjen tani. Ai buzëqeshi. Fytyra i mori një pamje engjëllore. Të falënderoj shumë, shumë. Të dy u treguat shumë korrekt me mua. Sa fisnik. Nuk donte ta hidhte poshtë policin pasi e dinte mirë ç’e priste po të ankohej tek Agolli. Polici rrinte me gojë hapur dhe s’u besonte syve se çfarë po ndodhte. Ndërkohë përpara Rajonit ndalon një Fiat i kuq. Prej andej zbriti Agolli. Polici u fsheh pas dritares mos ta shikonte. E shoqërova profesorin deri te makina. Agolli sa e pa ju hodh në qafë. As e vuri re ishte larë apo ishte pis. E mori për krahu dhe e futi në makinë. Pastaj erdhi më dha dorën duke më falënderuar. Më hoqët një siklet të madh më tha. S’dija ku të shkoja. Nuk dija. Zemra po më çahej…Por ja…. Më tha disa herë faleminderit dhe u largua. Ky ishte takimi i parë dhe i fundit nga afër me Agollin e madh.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur albert z. zholi dritero agolli shkrimtari dritero agolli albert z. zholi dritero agolli shkrimtari dritero agolli

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez