Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË– Janë disa studimet që në javët e fundit po tregojnë se virusi SARS-CoV-2, burimi i pandemisë që shkakton sëmundjen COVID-19, po kryen disa mutacione që e bëjnë atë më agresiv për sa i përket infektimit por me një fuqi vrasëse më të ulët se në fillimet e tij .
Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, kjo është diçka e natyrshme dhe që pritej. “Si viruset e tjera, kur fillimisht përhapet në popullatë fillon e përshtatet, sepse po u bë shumë vrastar duke zhdukur bartësin, pra njeriun, si rrjedhojë do të vrasë edhe veten. Është logjikë e thjeshtë e ndjekur nga çdo virus. Ky proces ndodh në fazën e parë, më pas kur ngihen mbrojtjet natyrore ose përmes vaksinës viruset kanë tendencë të kryejnë mutacione, pra nuk ka asnjë lloj çudie, thjesht po presim këtë fazë”, thotë Alimehmeti për A2.
Më në detaj, mjeku tregon për një studim amerikan. “Studimi tregon se ka patur një mutacion me formatin e G-614, forma e re e virusit, që bën që domeni që lidhet me receptorët qelizore është më i ekspozuar, diçka që e bën të rritet mundësia e transmetimit, por e bën edhe me të sulmueshëm nga antikorpet, duke dhënë simptoma më të lehta. Ky është studim amerikan në Los Alamos, një nga grupet me të mirë të virologjisë strukturore.
Lajmi i bujshëm sot erdhi nga Rusia, ku vetë presidenti Putin ka deklaruar se vendi i tij ka zhvilluar një vaksinë ndaj sëmundjes, dhe se një nga vajzat e tij e kishte injektuar.
Alimehmeti duket disi skeptik, por jo përjashtues, në këtë pikë. “Do të ishte lajm shumë i mirë po të ishte i vërtetë, por nuk ka asnjë provë të botuar deri më tani. Është e drejta e tyre të eksperimentojnë në mënyrë sekrete fazën e parë dhe të dytë klinike, por faza e tretë, ajo e efektivitetit klinik, duket sikur nuk është testuar. Fakti që vajza e dikujt ka bërë një vaksinë, nuk është bazë shkencore që ta bëjnë edhe të tjerët”, thotë ai.
Marrë nga A2CNN
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një i ri nga Siria është kapur nga kamerat e një marketi në Tiranë duke vjedhur. Peroni në fjalë, është futur në marketin e lagjes së ‘Don Boskos’ ...
SPANJË -Agjentët e policisë në Velez-Malaga të Spanjës, kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës. Sipas mediave spanjolle, të arrestuarit...
VLORË– Videoja e mëposhtme tregon momentin kur vëllai i të arrestuarit Daniel Zotaj, është kontrolluar nga efektivët e Policisë së Vlorës. Pamjet e filmuar...
TIRANË- Ambasada ruse në Tiranë ditën e sotme ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se vaksina e tyre kundër koronavirusit është e para ...
TIRANË -Kur ka mbetur veçse një muaj nga nisja e vitit të ri shkollor, një rikthim i mundshëm i nxënësve sërish në banka është vënë sërish në pikëpy...
Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dolën në dritë disa rrënoj...
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit ...
VLORË– Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar një ditë pas të shtënave me armë zjarri që u raportuan se ndodhën në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt...
Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dolën në dritë disa rrënoj...
KORÇË– Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ko...