LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulimi arkeologjik u “gërrye” me ekskavator gjatë karantinës

11 Gusht 2020, 18:03 Nga DOSJA
Zbulimi arkeologjik u “gërrye” me ekskavator gjatë

Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dolën në dritë disa rrënoja – që sipas arkeologëve i përkasin së paku periudhës së Antikitetit të Vonë, rreth shekullit V të Erës Sonë dhe mund të shkojnë deri në prehistorinë e qytetit.

“Aty ne kemi edhe gjurmët e para të prehistorisë së Durrësit brenda territorit të qytetit,” thotë arkeologu Fatos Tartari, i cili ka gërmuar në të njëjtën zonë disa dekada më parë, gjatë hapjes së themeleve për ngritjen e godinës së ish-Komitetit të Partisë përpara viteve’ 90.

“I përkasin periudhës para shekullit VII Para Erës Sonë dhe lidhen me gjurmët ilire. U gjet ‘qeramika devollite’, një nga qeramikat më të bukura ilire,” shtoi Tartari.

Një ditë më pas, arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik konstatuan pranë gropës së hapur nga Ujësjellësi, gjurmët e një strukture murature antike, ndërtuar me një bllok guri dhe disa rreshta tullash horizontale mbi të, të gjitha të lidhura me llaç.

Edhe pse në zonën arkeologjike A të qytetit, punimet në rrjetin e ujit të pijshëm u bënë pa miratimin dhe monitorimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), duke vënë në rrezik dëmtimin e shtresave arkeologjike dhe memories së paçmuar historike që ato mbartin.

KKTKM në vendimin e marrë më 19 shkurt i kërkoi Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD), që të sigurojë kantierin dhe gjetjet “in situ”, siç janë, por BIRN zbuloi se gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit për shkak të COVID-19,  gjetjet arkeologjike u mbuluan me inerte.

Kjo nuk është hera e parë kur ndërmarrje publike apo sipërmarrje private kryejnë punime gërmimi në qytetin e Durrësit, pa leje nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ose pa monitorim dhe mbikëqyrje nga Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se në mungesë të vigjilencës institucionale, të paktën dy raste të ngjashme u regjistruan në qytetin bregdetar gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19, duke ngritur kambana alarmi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

E pyetur nga BIRN, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës u justifikua se investimi në nyjën komanduese po kryhej nga një projekt i Bankës Botërore dhe nuk zbatohej prej tij.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës është vetëm përfitues i këtij investimi, jo zbatues i tij,” deklaroi UKD.

Ndërkohë, Projekti i Investimeve në Sektorin e Ujit i tha BIRN se mbulimi me inerte i sitit arkeologjik të zbuluar gjatë punimeve ishte monitoruar nga ekspertët.

“Realizimi i mbulimit të këtyre strukturave u ndoq nga ekspertë të Qendrës Muzeore Durrës, si edhe nga përfaqësuesit e Shoqërisë së Licencuar në Arkeologji,” thanë përfaqësues të projektit në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Ndërtimi pa leje arkeologjike

Kreshta e kodrës e rrafshuar në një sipërfaqe prej 2775 metër katror, në maj të vitit 2020. Foto: Geri Emiri

Kodra e Currilave është një ndër zonat më piktoreske në qytetin e Durrësit. Pak metra nga Vila e mbretit Zogu I – pranë farit ndriçues të anijeve ndodhen shtresa të dokumentuara arkeologjike, që datojnë prej periudhës arkaike (shek. VIII – VI Para Erës Sonë).

Megjithatë, në fund të muajit mars mbi këtë kodër nisi me vrull një projekt që rrafshoi  një pjesë të kreshtës së saj dhe synon ndërtimin e një rezidence banimi prej 40 vilash të stilit neoklasik. Projekti u bazua në një leje ndërtimi të vitit 2010 për 3 godina, rifreskuar pas 10-vitesh me shtyrje të afatit të lejes dhe transformuar për ndërtimin e vilave nga kompania “Braka Construksion”.

Punimet që nisën gjatë kulmit të kufizimeve të pandemisë – kur territori kontrollohej nga Policia e Shtetit dhe ushtria, nuk kishin leje arkeologjike edhe pse ishin brenda Zonës Arkeologjike B.

Zonat arkeologjike, në varësi të intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike, kategorizohen në zona “A” dhe zona “B”. Në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor, ndërsa në zonat arkeologjike “B” lejohen ndërtimet e reja në rastet e përcaktuara në rregulloren e administrimit të këtyre zonave, pas miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Në një shkresë që Qendra Muzeore Durrës (QMD) i drejton Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës më 10 prill, theksohet se projektit i mungonte leja arkeologjike.

“Ju lutem merrni masa për bllokimin e këtyre punimeve, pasi nuk është marrë leje në Ministrinë e Kulturës,” shkruhet në shkresën drejtuar IMT-së.

Zona e punimeve gjendet pranë Kodrës së Dautes dhe asaj të Kokomanëve, prej të cilave janë zbuluar disa tonelata me qeramikë dhe sanktuari i Artemisës.

“Gjurmët më të hershme pra janë të periudhës arkaike, përfaqësuar nga qeramika korintike, e shekullit VII Para Erës Sonë, që me themelimin e Durrësit,” shpjegoi arkeologu Fatos Tartari.

BIRN konstatoi se aktualisht në terren punimet janë ndërprerë, ndërsa kantieri është rrethuar dhe kanë nisur veprimet për ndjekjen e procedurave që synojnë njohjen me potencialin arkeologjik të zonës.

Kompania “Braka Construction” nuk ju përgjigj një kërkese për koment nëpërmjet email-it.

Megjithatë, për këtë projekt koncepti i sondazheve arkeologjike është depozituar në Këshillin e Arkeologjisë nga arkeologu i licencuar Skënder Muçaj – veprim që sipas ligjit duhej ndërmarrë nga kompania përpara se të gërmonte për gati 3 javë gjatë pandemisë.

BIRN mësoi se Drejtoria e Policisë Durrës është njoftuar për rastin përmes një shkrese zyrtare që më datë 31 mars. Policia nuk preferoi të komentonte mbi rastin në fjalë.

Rrënojat  u gërryen me ekskavator

Sheshi i gërmimit pas përfundimit total të punimeve për hapjen e gropës së themeleve, më 24 mars. Foto_ Geri Emiri

Më 19 mars, në lagjen numër 6 të qytetit të Durrësit nisën zyrtarisht punimet për ndërtimin e një pallati 6-katësh, me 1 kat nëntokë. Teksa në rrugë lëviznin vetëm ato pak automjete që kishin autorizim të veçantë nga Policia, ekskavatorët dhe kamionët e rëndë vijuan punën për gërmimin e gropës mbi të cilën do të ngriheshin themelet.

Godina që po ndërtohet nga kompania “Kristi Konstruksion 2003” sh.p.k, mori “dritën jeshile” për vijimin e punimeve më datë 7 qershor 2019, me kushtin që punimet të monitoroheshin nga një arkeolog privat i licencuar.

Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, që merr vendimet për projektet, punimet e kompanisë mbikëqyren nga arkeologu privat dhe ai mbikëqyret nga Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik (DSHA).

Kompania punësoi arkeologun Luan Përzhita – Drejtor i Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë dhe njëherazi subjekti i licencuar për monitorimin e punimeve në zonat me intensitet arkeologjik.

Nisur nga dëshmitë e banorëve se në themelet e pallatit që po gërmohej ishin parë mbetje arkeologjike, BIRN monitori punimet për 6 ditë mes datave 19 deri në 25 mars, në të cilat u fotografuan mbetje në themelet e gërmuara të pallatit.

“Nga fotot duket qartë prezenca e një shtrese intensive arkeologjike, me gjasa e periudhës së Antikitetit të Vonë, kjo për nga ngjyra e dheut dhe materialet e ndërtimit që dallohen në dy fotot e fundit,” komentoi arkeologu Neritan Ceka për strukturën e fotografuar në themelet e pallatit.

Sipas Cekës, Zona Arkeologjike B parashikon që të ketë monitorim arkeologjik gjatë gërmimit me mjete, por duke i ndjekur ato në çdo minutë, gjë që duket se nuk ka ndodhur në këtë rast.

“Si rrjedhim kemi të bëjmë me një shkelje flagrante, që mendoj se duhet ndjekur nga prokuroria,” shtoi ai.

Punimet sipas raporteve të monitorimit ditor të përpiluara nga arkeologu Përzhita nisën, më 19 mars dhe u monitoruan për 7 ditë, por banorët e zonës i thanë BIRN se ato patën nisur dy ditë më herët – më 17 mars.

“Punimet kanë nisur më datë 17 mars, ka qenë ditë e martë. Fillimisht aty ishin vetëm punëtorët e kompanisë, të cilët nisën punën me ekskavator,” i tha BIRN një banor i zonës që zgjodhi të mos identifikohej për shkak të njohjeve me pronarët e truallit, të cilët i ka komshinj.  “Unë jam interesuar dhe kam parë se arkeologë ishin dy djem, të cilët u paraqitën më datë 19 mars,” shtoi ai.

Për shkak të masave të izolimit të ndërmarra nga qeveria për shkak të COVID-19, DSHA e kishte të pamundur të monitoronte punën e Përzhitës për shkak se punonjësit e saj po punonin në distancë nga shtëpia. Referuar edhe kufizimit të lëvizjes nga njëri qytet në tjetrin, institucionet e kulturës e kishin të pamundur të kontrollonin subjektin privat gjatë gërmimit për ndërtimin e ri.

Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, specialistët e DSHA-së për herë të fundit në këtë shesh ndërtimi kanë qenë më datë 21 maj 2019, duke dëshmuar për mungesën e kontrollit të gërmimeve gjatë pandemisë.

Përveç mungesës së kontrollit fizik në terren, arkeologu Neritan Ceka tregon se edhe Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), e kishte të pamundur të mblidhej në rast zbulimi arkeologjik rastësor.

“Edhe për faktin e thjeshtë që Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nuk mund të mblidhet në këtë situatë, punimet në Zonën Arkeologjike B nuk duhej të kishin filluar,” tha Ceka.

Një banor i zonës i vuri në dispozicion BIRN një skicë se si kishte avancuar gërmimi dhe se si shtresat arkeologjike ishin shkatërruar, duke u gërmuar me ekskavator.

Profili jug-perëndimor i dherave më 24 mars sipas arkeologëve tregon për nivel përdorimi, teksa u dëmtua me eskavator. Foto : Geri Emiri

“Kam parë një si linjë mbetjesh qeramike në pjesën nga shkolla [ana jugore] e cila vijonte edhe në anën tjetër [perëndimore],” tha ai.

“Si banorë të zonës kemi pyetur në kantier dhe na është thënë se ka arkeologë dhe mbetjet do dokumentohen, por punimet nuk u ndaluan, por avancuan duke e rrafshuar,” shtoi burri.

Ai theksoi se gërryerja kryesore e mbetjeve me ekskavator është bërë ditën e hënë, më 23 mars, duke filluar nga ora 5 e mëngjesit.

“Kur mbërritën arkeologët privatë në orën 8 të mëngjesit kishin mbaruar punë, duke i gërryer mbetjet arkeologjike nga ana e shkollës,” rrëfeu banori në kushtet e anonimatit.

Drejtuesit e kompanisë “Kristi Konstruksion 2003” nuk ishin të arritshëm për koment.

Sipas Fatos Tartarit, gërmimet ndër vite nga firmat e ndërtimit sidomos gjatë natës në një zonë me intensitet arkeologjik, është një fenomen që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.

“Pra firmat e ndërtimit po doli ndonjë gjë, gërmojnë gjithë natën, që nuk lejohet në asnjë vend të botës dhe të nesërmen nuk mbetet asnjë gjurmë,” shpjegoi ai.

Tartari theksoi se organet e trashëgimisë kulturore e kanë të pamundur të marrin një vendim në këtë hark kohor për ta mbrojtur monumentin, në rastet kur ai zbulohet gjatë gërmimit.

“Sa të merret vendimi tek organet e kulturës që janë krijuar, ka mbaruar çdo gjë. Është jashtë mase i vonuar në reagim,” tha ai.

“Është krejtësisht një formalitet për arsye se monumenti që zbulohet merr fund deri atëherë dhe objektet për 24 orë arrijnë të dalin edhe jashtë Shqipërisë,” përfundon Tartari.

Ndryshe nga sa tregojnë fotot dhe dëshmitë e banorëve, raportet ditore të arkeologut privat të punësuar nga firma e ndërtimit, Luan Përzhita, në datat 19-26 mars nuk raportojnë gjetje arkeologjike, përveçse pak qeramikë në ditën e fundit të gërmimeve.

Gjithashtu u vëzhguan profilet për fragmente qeramike, ku disa prej tyre, më përfaqësueset u dokumentuan,” shkruan Përzhita në raportin e fundit të monitorimit ditor të punimeve, më datë 26 mars. I pyetur nga BIRN nëpërmjet telefonit, Përzhita tha se gjatë gërmimit nuk kishte konstatuar zbulime arkeologjike që të detyronin ndalimin e punimeve për gërmimin e themeleve të pallatit.

Janë gjetur fragmente qeramike atipike, që nuk kanë forma të veçanta dhe mund të jenë dukuri të rrëshqitjes së terrenit ose të mbushjes me dhera kur janë bërë punime në kohën e Enverit,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres zbulimet ne durres durres zbulimet ne durres

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale