LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde për tërmetin, të huajt duan të na japin, kurse gazeta “Parar

7 Dhjetor 2019, 10:51 Nga DOSJA
Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde

SHTYPI TE PROPAGANDOJE INICIATIVAT REVOLUCIONARE NE NDIHME TE ZONAVE TË DEMTUARA NGA TERMETI

 Nga biseda në takimin ditor të sekretarëve të K.Q. të P.P.SH. 19 prill 1979

SHOKU ENVER HOXHA: Të gjithë njerëzit te ne janë të shqetësuar për dëmet që shkaktoi tërmeti në rrethet e Veriut, u ka therur në zemër fatkeqësia e vëllezërve të Shkodrës, Lezhës etj. Gjatë këtyre ditëve na kanë ardhur shumë telegrame e letra nga punëtorë, kooperativistë, ushtarakë etj. nga i gjithë vendi, në të cilat shprehen solidariteti i tyre dhe gatishmëria për të ndihmuar vëllezërit e rretheve të dëmtuara. Midis të tjerave, mësova se në një nga ndërmarrjet e Tiranës ishte bërë një mbledhje e posaçme ku punëtorët e kuadrot kishin shprehur gatishmëri revolucionare për të kontribuar me pagën e një dite pune për ndërtimin e banesave. Mua më duket se kjo është një iniciativë e mirë dhe përbën një ndihmë të konsiderueshme për likuidimin e pasojave të tërmetit, se mesatarja e pagës së një dite pune është për çdo punonjës 20 lekë.

SHOKU SIMON STEFANI: Kjo iniciativë e lavdërueshme e punëtorëve, me siguri që do të përqafohet edhe nga punëtorët e nëpunësit e ndërmarrjeve të tjera.

SHOKU ENVER HOXHA: Me siguri që të tërë do ta përkrahin, si punëtorët, edhe nëpunësit.

SHOKU HYSNI KAPO: Kur dëgjova mbrëmë radion, shoku Enver, më bëri përshtypje lajmi për iniciativën e një kooperative bujqësore, e cila ka marrë përsipër të ndërtojë me shpenzimet e saj dy shtëpi në një nga fshatrat e dëmtuara nga tërmeti. Edhe kjo është një iniciativë e vlefshme dhe plotësisht e mundshme për t’u realizuar, sepse në vendin tonë ka sot kooperativa që kanë fonde e mundësi për të përballuar shpenzimet që duhen për një gjë të tillë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ne sot kemi shumë kooperativa të tilla, në gjendje që të japin kontribute të kësaj natyre.

SHOKU SIMON STEFANI: Dje bisedova me shokët drejtues të Komitetit të Partisë të Rrethit të Lushnjës. Shoqja Lenka më tha se kooperativistët e Divjakës kanë shprehur dëshirën t’i japin shtetit një fond prej 100 apo 200 mijë lekësh t’i përdorë për zonat e dëmtuara nga tërmeti.

SHOKU ENVER HOXHA: E si të mos i japin ndihmë shtetit të tyre anëtarët e kooperativave tona bujqësore, kur neve na ofrojnë ndihma për këtë rast edhe të huajt, por që ne në asnjë mënyrë nuk i pranojmë? I gjithë populli ynë patriot, i edukuar nga Partia me ndjenja të larta revolucionare, me frymën e lartë të solidaritetit socialist, është ngritur në këmbë dhe po ndihmon shtetin, ndihmon vëllezërit e tij të dëmtuar nga tërmeti. Këto zotime e iniciativa janë të mira. Shtypi t’i propagandojë si duhet ato. Unë mendoj që letrat, telegramet e punonjësve, sidomos ato në të cilat bëhet fjalë për zotime e iniciativa konkrete, siç është rasti i kësaj ndërmarrjeje të Tiranës, t’i jepen shtypit dhe të propagandohen si iniciativa revolucionare. Kështu i gjithë populli, duke u njohur me to, do t’i përkrahë menjëherë. Kudo po vihet re një mobilizim e entuziazëm i madh revolucionar, jo vetëm për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga tërmeti, por, në të njëjtën kohë, edhe për realizimin e detyrave në frontin ditor të punës. Sot kisha një telegram nga Shkodra. «Të tërë jemi në këmbë, — thuhej atje, — i jemi përveshur punës dhe, me të gjitha masat që kemi marrë e do të marrim, do t’i ndërtojmë fshatrat, shtëpitë e objektet e tjera para afatit të caktuar.

Do të realizojmë dhe do të tejkalojmë planin në industri, në bujqësi e në tërë sektorët e tjerë”. Kjo frymë e lartë revolucionare e masave tona punonjëse të pasqyrohet mirë në shtypin tonë qendror e lokal. Gazetat lokale ta pasqyrojnë patjetër gjendjen e rëndë që është krijuar, veçse gabimi u bë qysh në fillim me dhënien e komunikatës për tërmetin. Ditën kur lexova komunikatën u thashë shokëve që pse keni vënë në to vetëm Shkodrën dhe Lezhën, kur tërmeti ka goditur edhe 5 rrethe të tjera, si Mirditën, Matin, Pukën, Tropojën dhe Dibrën.

Një gjë e tillë nuk është reale, për arsye se nuk janë prekur vetëm 2 rrethe, por gjithë Veriu i vendit tonë është dëmtual rëndë. I lexova me radhë gazetat, edhe ato të rretheve. Të gjitha në kryeartikujt e tyre me tituj me germa të mëdha shkruanin për mobilizimin e masave, i bënin thirrje popullit për t’u vajtur në ndihmë të dëmtuarve. Por, t’ju them të drejtën, më bëri shumë përshtypje qëndrimi i shokëve të gazetës «Pararoja» të Gjirokastrës.

Atyre u duhet hequr veshi për qëndrimin indiferent që po tregojnë në këto momente, kur kudo gjendja zien. Ndodhi një tërmet kaq i madh në vendin tonë dhe, kur të gjitha gazetat e rretheve kanë mbushur faqen e parë me njoftime për këtë ngjarje, në gazetën «Pararoja» janë mjaftuar duke vënë në një qoshe vetëm nja 15 radhë. Pse, nuk u bëri atyre përshtypje ky tërmet? Nuk i tundi vendimi i Komitetit Qendror të Partisë dhe i Qeverisë për zhdukjen e pasojave të tërmetit? Tash po tundet e gjithë Shqipëria, kurse në gazetë flitet për gjëra të dorës së fundit.

Sigurisht, edhe ato duhen, se çdo gjë ka rëndësinë e vet, por momenti aktual dikton diçka tjetër më të rëndësishme. Pse, me ato pak radhë që janë vënë në gazetë do të mobilizohet populli i Gjirokastrës? Apo mendohet se, meqë vjen gazeta «Zëri i popullit», nuk ka nevojë të shkruhet? Është gabim po të mendohet kështu, ndryshe Komiteti Qenclror i Partisë nuk do të kishte vendosur për nxjerrjen e gazetave lokale. Pastaj, jo të gjithë ata që abonohen në gazetat lokale marrin edhe «Zërin e popullit». Gazetat kanë një mision e detyrë të rëndësishm, prandaj duhet treguar kujdes që në to aktualisht të pasqyrohen mirë edhe hovi revolucionar e mobilizimi i masave për zhdukjen e pasojave të tërmetit.

(Botohet për herë të parë sipas tekstit të nxjerrë nga biseda e incizuar, që gjendet në A.Q.P.P.SH) Marrë nga Memorie.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha termeti i 1979 enver hoxha termeti i 1979


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Dhjetor 2019, 21:55

TIRANË– Angela Martini, një nga personazhet e shoëbizit shqiptar që ndihmoi shumë familje të prekura nga tërmeti, është larguar nga Shqipëria. Me anë të di...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit