Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
LEZHË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi u kapën në flagranë duke kryer krime mjedisore. Personat e arrestuar janë Ardian Muçi, Gjon Margjoni dhe Fatjon Frangaj. Ata u arrestuan pasi janë gjetur duke gërryer inerte në lumin Mat. Personat e arrestuar janë administratori i subjektit që merrte inertet, drejtuesi i kamionit si dhe punëtori që gërryente me eskavator.
Njoftimi i Policisë:
Sherbimet e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi, kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë kontrolleve të imtësishme përgjatë shtratit të lumit Mat është evidentuar një subjekt që gërryente shtratin e lumit në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht administratori i subjektit, punëtori që gërryente me ekskavator dhe drejtuesi i kamionit që transportonte inertet. Bllokohen mjetet e rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat dhe kamion me inerte.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr e inerte në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi Fatjon Frangaj 35 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, përfaqësuesi i subjektit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht edhe shtetasi Ardian Muçi 53 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Gurëz, Kurbin, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr në shtratin e lumit Mat.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi Gjon Margjoni 51 vjeç, banues në Mamurras, drejtuesi i mjetit kamion që shërbente për transportin e inerteve pa faturë tatimore, i cili u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.
Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Kontrollet do të vijojnë për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Perugia-s në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest nga gjykata e Velletrit pa...
TIRANË– Stuhia e fortë që ka goditur Europën ditët e fundit, pritet të mbërrijë edhe në vendin tonë. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, stuhia e quajtur në sh...
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes s...
PËRMET– Ditën e djeshme u zbuluan disa varre në Përmet gjatë punimeve për infratrukturën rrugore, ngjarje e cila ngjalli dyshime se mund të ishin var...
ITALI– Një tentativë vjedhje ka shkuar keq për 3 shqiptarë në Sarno të Italisë pasi pronari i shtëpisë ka qëlluar duke plagosur njërin prej tyre.Sipas med...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish-zëvendës drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi. Ndaj Shkëmbit është ngritur akuza...
TIRANË-Inspektori i Lartë u mblodh ditën e sotme për të kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri. Seanca është shtyrë,...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë Evropën Perëndimore, ku deri më tani ka...
TIRANË– Tire Alldervishi, ish-sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ e cila u arrestua për korrupsion është lënë e lirë Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj sa...
VLORË– Magjistratët e Vlorës kanë reaguar në lidhje me dhunimn e kolegut të tyre, nga tre vëllezërit. Në një deklaratë për mediat, gjyqtarët shprehin mbësh...