LIVE UPDATES
Politike

‘Zgjedhorja’/ Nesër, takimi i fundit për marrëveshjen! Gjiknuri: Ka ende për të diskutuar. Opozita: Votat janë të sig

15 Qershor 2020, 06:53 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’/ Nesër, takimi i fundit për

TIRANË- Pas më shumë se 2 orësh diskutime ka përfunduar edhe mbledhja e sotme e Këshillit Politik për  Reformën Zgjedhore. Palët ishin mbledhur që prej orës 17:00 në Pallatin e Kongreseve dhe kanë diskutuar lidhur me amendamentet në projektligjin e Kodit Zgjedhor të hartuara nga ekspertët e pavarur.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat e pranishme, bashkëkryetari i Këshillit, Damian Gjiknuri u shpreh se palët kishin rënë dakord për identifikimin biometrik dhe financimin e partive që do të vendoset në raportin 1 me 3, duke ulur ‘mbështetjen’ nga privati.

Gjithashtu Gjiknuri tha se Këshilli do të mblidhej sërish nesër për të diskutuar për pikat e tjera pasi sot do të kërkonin edhe një opinion nga ekspertët për pikat e mbetura.

Pas tij, dolën edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Në fjalën e tij, Bylykbashi tha se me marrëveshjen e palëve për identifikimin biometrik më në fund votat e shqiptarëve do të jenë të sigurta në kuti. Edhe ai, njësoj si Gjiknuri paralajmëroi mbledhjen e nesërme, e cila me shumë gjasë do të jetë edhe e fundit për miratimin e draftit. 

Ekspertët e Reformës Zgjedhore për një javë kanë ‘zbërthyer’ dokumentin e firmosur në 5 qershor nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, nënshkrim që u bë në sytë e ndërkombëtarëve.

Gjatë javës së shkuar rinisi punën dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por ekspertët e palëve dhe të pavarurit kanë vijuar punën dhe tashmë është gati drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të dorëzohet në Kuvend. Komisioni do të mblidhet edhe nesër për të informuar dhe paraqitur ndryshimet e arritura mes palëve.

PIKAT:

KOHA ZGJEDHORE: Tashmë është zyrtare që data e zgjedhjeve do të caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor dhe qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Ndryshime të shumta do të ketë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili tashmë do marrë emrin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe do ketë në përbërje të tij Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Sipas draftit të ekspertëve Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do ushtrojë kompetencat ekzekutive dhe kryekomisioneri do të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

KQZ-JA: Nga ana tjetët Komisioni Rregullator (Rregullator) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët njeri ushtron detyrën e kryetarit. Një institucion tjetër që krijohet do të jetë dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

TEKNOLOGJIA: Një ndër pikat që hasi debate mes palëve në Këshillin Politik është dhe teknologjia në zgjedhje. Sipas draftit të ekspertëve, i jepet të drejtë KQZ-së të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte të vecanta të procesit zgjedhor. Por KQZ është e detyruar që përdorimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit. KQZ-ja ka të drejtë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave.

FINACIMI I PARTIVE: Në draftin e Kodit Zgjedhor është parashikuar dhe ndërhyrja për financimin e partive. Sipas dokumentit mësohet se partitë do të kenë mundësi që të bëjnë reklama gjatë fushatës, por media nuk mund të publikojë materiale të parapërgatitura. Për sa i përket finacimit të partivee, bëhet me dije se do të mund të përfitojnë para nga buxheti i shtetit, forcat politike që kanë siguruar jo me pak se 1% të votave në zgjedhjet e kaluara.

GJYKATA ZGJEDHORE: Në draftin e ekspertëve janë propozuar ndryshime dhe për Kolegjin Zgjedhor, që ishte një pikë e debatuar mes plavëve. Sipas draftit 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të kenë kaluar vetingun më parë dhe procedura e përzgjedhjes së tyre do të bëhet nga KLGJ-ja.“Kolegji Zgjedhor Gjyqësor përbëhet nga tetë gjyqtarë, të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë, Gjykatave të Apelit të Republikës së Shqipërisë, Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë dhe të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, të cilët kanë kaluar me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, sipas ligjit nr. 84/2016”, sanksionohet në Kodin e ri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik kodi i ri zgjedhor keshilli politik kodi i ri zgjedhor

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit