LIVE UPDATES
Ekonomi

Universitetet nuk po arrijnë të nxisin rritjen ekonomike

Një studim i ri nga pesë ekonomistë, Ashish Arora, Sharon Belenzon, Larisa C. Cioaca, Lia Sheer dhe Hansen Zhang, tregon se rritja e madhe e universiteteve dhe mungesa e rritjes së produktivitetit në vendet e pasura, mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

17 Mars 2024, 07:42 Nga r.ll
Universitetet nuk po arrijnë të nxisin rritjen ekonomike
foto ilustruese

TIRANË- Shumë shpesh ato krijojnë ide që askush nuk di si t’i përdorë Ndoshta, me kalimin e kohës, universitetet dhe sektori i korporatave do të punojnë së bashku me më shumë përfitime. Politika më e shtrënguar e konkurrencës mund t’i detyrojë bizneset të sillen si në periudhën e pasluftës dhe të forcojnë kërkimet e brendshme. Dhe tashmë janë studiuesit e korporatave ata që po udhëheqin në lulëzimin e risisë: duket se laboratorët e korporatave tashmë po ngrihen nga hiri.

Universitetet kanë lulëzuar shumë në dekadat e fundit. Institucionet e arsimit të lartë anembanë botës, tani punësojnë rreth 15 milionë studiues, nga 4 milionë në vitin 1980. Këta punonjës prodhojnë pesëfishin e numrit të studimeve çdo vit, në krahasim me 40 vjet më parë, shkruan The Economist.

Qeveritë kanë rritur shpenzimet për këtë sektor. Arsyetimi për këtë zgjerim të shpejtë mbështetet në parime të shëndosha ekonomike. Universitetet krijojnë përparime intelektuale dhe shkencore, që mund të përdoren më pas nga bizneset, qeveria dhe njerëzit e zakonshëm.

Idetë e tyre zbatohen në sferën publike, duke qenë në dispozicion për të gjithë. Prandaj, në teori, universitetet duhet të jenë një burim i shkëlqyer i rritjes së produktivitetit.

Sidoqoftë, në praktikë, zgjerimi i madh i arsimit të lartë, në të vërtetë ka përkuar me një ngadalësim të produktivitetit. Në vitet 1950 dhe 1960, prodhimi i punëtorëve për orë në vendet e pasura, u rrit me 4% në vit, ndërsa në dekadën para pandemisë Covid-19, rritja u ngadalësua me 1% në vit.

Edhe me valën e risisë në Inteligjencën Artificiale, rritja e produktivitetit mbetet mjaft e dobët, me më pak se 1% në vit, sipas një vlerësimi. Ky është një lajm i keq për rritjen ekonomike.

Një studim i ri nga pesë ekonomistë, Ashish Arora, Sharon Belenzon, Larisa C. Cioaca, Lia Sheer dhe Hansen Zhang, tregon se rritja e madhe e universiteteve dhe mungesa e rritjes së produktivitetit në vendet e pasura, mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Për të kuptuar pse, duhet t’i rikthehemi historisë. Në periudhën e pasluftës, arsimi i lartë luajti një rol modest në risi. Bizneset ishin aktorët kryesorë në arritjen e përparimeve shkencore: në Amerikë gjatë viteve 1950, ata shpenzuan katër herë më shumë për kërkime sesa universitetet.

Kompanitë si AT&T, një firmë telekomunikacioni, dhe General Electric, një firmë energjetike, ishin sa studimore, po aq edhe fitimprurëse.

Në vitet 1960, njësia e kërkimit dhe zhvillimit e kompanisë kimike DuPont botoi më shumë artikuj në Journal of the American Chemical Society sesa Instituti i Teknologjisë i Massachusetts dhe Universiteti Caltech së bashku. Dhjetëra njerëz që bënë kërkime në firmën Bell Labs, dikur pjesë e kompanisë AT&T, morën çmime “Nobel”.

Laboratorët gjigantë të korporatave u shfaqën për shkak të ligjeve të ashpra kundër monopolit. Këto ligje shpesh e bënin të vështirë që një firmë të përfitonte nga shpikjet e një kompanie tjetër duke i blerë ato. Kështu që bizneset nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i zhvillonin vetë idetë.

Më pas, epoka e artë e laboratorëve të korporatave mori fund kur politika e konkurrencës u zbut ndjeshëm në vitet 1970 dhe 1980. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i kërkimit universitar i bindi shumë shefa kompanish se nuk kishin më nevojë të shpenzonin para në këtë drejtim.

Sot, vetëm disa firma të mëdha në fushën e teknologjisë dhe farmaceutikës, bëjnë kërkime të krahasueshme me ato të kompanisë DuPonts në të kaluarën.

Modeli i ri apo i vjetër kërkimor

Studimi i ri i kryer nga zoti Arora dhe kolegët e tij, arrin në një përfundim tepër të hidhur: se kur bëhet fjalë për përfitimet e produktivitetit, modeli i vjetër kërkimor i biznesit të madh, funksiononte më mirë se modeli i ri kërkimor, i mbizotëruar nga universitetet.

Autorët mbështeten në një gamë të gjerë të dhënash, që mbulojnë gjithçka, nga numërimi i doktoraturave, deri tek analiza e citimeve.

Për të gjetur një lidhje shkakësore midis shkencës publike dhe kërkimit dhe zhvillimit të korporatave, ata përdorin një metodologji mjaft të ndërlikuar që përfshin analizimin e ndryshimeve në buxhetet federale.

Në përgjithësi, ata zbulojnë se përparimet shkencore nga institucionet publike “nxisin pak ose aspak përgjigje nga korporatat”.

Një laborator universitar mund të botojë një sërë studimesh të shkëlqyera, duke shtyrë kufijtë e një disipline. Por shpesh, kjo nuk ka asnjë ndikim në publikimet e korporatave, patentat e tyre ose numrin e shkencëtarëve që ato punësojnë.

Për rrjedhojë, edhe ndikimi në produktivitetin në ekonominë e gjerë, është minimal.

Pse kompanitë nuk po i përdorin idetë e prodhuara nga universitetet? Një arsye është humbja e laboratorëve të korporatave. Institucione të tilla ishin shtëpia e shumë mendimtarëve.

Në vitet 1940, kompania Bell Labs kishte një ekip kimistësh, metalurgësh dhe fizikanësh, të nevojshëm për të zgjidhur problemet teorike dhe praktike që lidheshin me zhvillimin e tranzistorit. Kjo ekspertizë ndërsektoriale tani është zhdukur.

Një arsye tjetër ka të bëjë me vetë universitetet.

Duke mos pasur kërkesa konkrete nga korporatat, kërkimi i universiteteve përqendrohet më shumë në kënaqjen e kureshtjeve ose në rritjen e numrit të citimeve, dhe jo në gjetjen e zbulimeve konkrete që do të ndryshonin botën ose do të bënin më shumë para.

Ky lloj kërkimi nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe; disa teknologji të reja, si penicilina, u zbuluan pothuajse rastësisht. Por nëse të gjithë debatojnë ide abstrakte, ekonomia vuan.

Kur institucionet e arsimit të lartë prodhojnë punë që janë më të rëndësishme për botën reale, pasojat janë domethënëse. Duke qenë se universitetet po nxjerrin më shumë të diplomuar me doktoratura, kompanitë duhej ta kishin më të lehtë të shpiknin gjëra të reja.

Megjithatë, patentat e universiteteve kanë një efekt shkurajues mbi korporatat, duke bërë që këto të fundit të prodhojnë më pak patenta. Është e mundur që bizneset, të shqetësuara për konkurrencën nga universitetet, të kenë shkurtuar kërkimin dhe zhvillimin.

Edhe pse askush nuk e di me siguri si mund të baraspeshohen këto efekte të kundërta, autorët tregojnë se ka një rënie neto të patentave të korporatave me rreth 1.5% në vit.

Me fjalë të tjera, burimet e mëdha fiskale kushtuar shkencës publike, ndoshta i bëjnë bizneset në vendet e pasura më pak inovative.

Nëse je kaq i zgjuar, pse nuk je i pasur?

Ndoshta, me kalimin e kohës, universitetet dhe sektori i korporatave do të punojnë së bashku me më shumë përfitime. Politika më e shtrënguar e konkurrencës mund t’i detyrojë bizneset të sillen si në periudhën e pasluftës dhe të forcojnë kërkimet e brendshme.

Dhe tashmë janë studiuesit e korporatave ata që po udhëheqin në lulëzimin e risisë: duket se laboratorët e korporatave tashmë po ngrihen nga hiri.

Megjithatë, herët a vonë, qeveritë duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje të vështira. Në një botë me rritje të dobët ekonomike, mbështetja bujare publike për universitetet, mund të jetë një luks i papërballueshëm.

Pse po ulet produktiviteti

Sidoqoftë, në praktikë, zgjerimi i madh i arsimit të lartë, në të vërtetë ka përkuar me një ngadalësim të produktivitetit. Në vitet 1950 dhe 1960, prodhimi i punëtorëve për orë në vendet e pasura, u rrit me 4% në vit, ndërsa në dekadën para pandemisë Covid-19, rritja u ngadalësua me 1% në vit. Edhe me valën e risisë në Inteligjencën Artificiale, rritja e produktivitetit mbetet mjaft e dobët, me më pak se 1% në vit, sipas një vlerësimi. Ky është një lajm i keq për rritjen ekonomike/MONITOR

universitetet rritja ekonomike

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore