LIVE UPDATES
Ekonomi

Thatësira në Brazil ndikon në treg/ Kafeja në Shqipëri do shtrenjtohet sërish në tre muajt e parë të vitit

Moti i ngrohtë në dimër si dhe parashikimet për një verë të nxehtë mund të shkaktojnë sërish thatësirë të keqe në Brazil, ashtu siç ndodhi edhe vitin e shkuar duke shkaktuar një zinxhir të shtrenjtimit të çmimit të kafesë. Ndërsa arsyeja e dytë vjen nga brenda tregut pasi sektori po has vështirësi në gjetjen e punonjësve.

5 Janar 2023, 15:29 Nga k.m.
Thatësira në Brazil ndikon në treg/ Kafeja në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- ‘Filxhani i kafesë është sinjalizuesi i historisë së inflacionit’. Kështu shkruante në fillim të luftës në Ukrainë Forumi Ekonomik Botëror për rritjen e çmimeve të kafesë, e cila ndërsa inflacioni po ‘ftohet’ gradualisht’, do bëjë përjashtim duke vijuar rritjen si në Europë, ashtu edhe në Shqipëri. Enri Jahaj, Kreu i Shoqatës së Bare-ve dhe Restoranteve thotë me shqetësim për Gazetasi.al se në tremujorin e parë të 2023-shit, do të ketë një rritje të mëtejshme të çmimit të kafesë.

Kjo do të ndodhë për dy arsye. Së pari sepse do rriten çmimet e lëndës së parë në Europë.

“Rritja e prodhimit global të kafesë tejkalon atë të konsumit global me 0.8% gjë që ne shohim të rëndojë çmimet e kafesë”, parashikon FitchSolutions që merret me ofrimin e informacioneve dhe parashikimeve për tregje të ndryshme globale.

Moti i ngrohtë në dimër si dhe parashikimet për një verë të nxehtë mund të shkaktojnë sërish thatësirë të keqe në Brazil, ashtu siç ndodhi edhe vitin e shkuar duke shkaktuar një zinxhir të shtrenjtimit të çmimit të kafesë. Ndërsa arsyeja e dytë vjen nga brenda tregut pasi sektori po has vështirësi në gjetjen e punonjësve.

“Mungesa e ndjeshme e fuqisë punëtore ka bërë që pronarët të detyrohen të rrisin rrogat, gjë që u ka shtuar kostot të cilat do të vijnë si boomerang dhe do shkarkohen tek konsumatori”, thotë ai duke shtuar se prej disa kohësh baret i kanë mbajtur në kurriz të tyre këto kosto të cilat tani nuk i amortizojnë dot më.

Si një produkt tërësisht importi, rritja e çmimeve në shtetet e huaja reflektohet shpejt edhe në tregun vendas, duke mos e përjashtuar atë nga një shtrenjtim prej 20 lekë më shumë këto muaj.

“Edhe ky vit pritet të jetë shumë i vështirë, një vit tranzitiv për shoqatën tonë, i përbërë nga kriza dhe çmime që presim të normalizohen sa më shpejt dhe të kemi një rikthim pozitiv në 2024-n”, thotë Jahaj mandej për Gazetasi.al.

Lokalet e vogla të lagjeve, që deri tani e kanë shitur kafenë me 60 lekë, priret të shkojnë drejt falimentimit nëse vazhdojnë kështu.

“Situata e çmimeve është e përkohshme. Në krahasim me vendet e rajonit ku kafeja kushton 1 euro, Shqipëria ka nivelin më të ulët, ndaj çmimi do të shkojë drejt këtij standardi nga 70 apo 80 lekë që është tani në vende specifike. Me dinjitetin që pretendojmë t’u jepet punëtorëve të shërbimit, çmimi duhet të jetë më i lartë", shton Jahaj.

Aktualisht, në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.

Rritja e çmimeve dhe pasiguria gjithmonë e ndryshon sjelljen konsumatore sipas Jahajt. 

“Njerëzit priren të tkurrin shpenzimet e tyre dhe sjellja konsumatore jo vetëm në mendësi por edhe në klientelë. Krijohet një model i ri i sjelljes së klientit si në pandemi dhe njerëzit e konsumojnë atë në shtëpi”, shpjegon ai.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimi i një filxhani kafeje u rrit me pothuajse 16.9% deri në gusht të vitit 2022. Për ata që e merrnin kafenë me qumësht ose sheqer, ndikimi i inflacionit ka qenë edhe më i mprehtë, me çmimin e qumështit të freskët 24.3 më shumë% në gusht të vitit të shkuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Ndërsa çmimi i sheqerit në vendet e Bashkimit Europian u shtrenjtua me 33.4%. Finlanda ka përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve të kafesë – deri në 44% deri në gusht. Rritjet më të mëdha të çmimeve të qumështit – mbi 50% – janë ndjerë në Hungari dhe Lituani.

"Për vitin 2023, ne theksojmë se parashikimi ynë mesatar i çmimit të kafesë arabica tani është subjekt i rreziqeve më të rënda negative sesa më parë, pasi perspektiva jonë e rritjes për disa tregje kryesore të konsumit të kafesë, si BE, është dobësuar", shkruan Fitchsolution.

Kafeja Arabica është standardi botëror për kontratat e së ardhmes së kafesë që tregtohen në Bursën Inter Continental (ICE). Arabica përbën 75 për qind të prodhimit botëror dhe kultivohet kryesisht në Brazil (40% të furnizimit total në botë) dhe Kolumbi./GazetaSi

rritet cmimi i kafes


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit