LIVE UPDATES
Ekonomi

Ankandet e parqeve eolike, BERZH: Interesi i lartë, po shohim mundësitë në det të hapur

Ndërkohë teksa më herët u finalizuan garat për fotovolataikët në Karavasta e Spitallë dhe tashmë eolikët në tokë janë gjithmonë e më afër, një tjetër opsion ku BERZH do të asistojë qeverinë shqiptare është energjia eolike në det të hapur.

4 Janar 2023, 07:16 Nga DOSJA
Ankandet e parqeve eolike, BERZH: Interesi i lartë, po shohim
Foto Ilustruese

TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e angazhuar drejtpërdrejt në procedurën e parë të ankandeve për parqet eolike, që po zhvillon Shqipëria, ka nënvizuar se interesi për këtë procedurë është i lartë. Ekaterina Solovova, Drejtore e BERZH në Shqipëri tha për Monitor se ofertat përfundimtare do të bëhen këtë vit.

Ndërkohë teksa më herët u finalizuan garat për fotovolataikët në Karavasta e Spitallë dhe tashmë eolikët në tokë janë gjithmonë e më afër, një tjetër opsion ku BERZH do të asistojë qeverinë shqiptare është energjia eolike në det të hapur.

“Në këtë drejtim, Shqipëria është veçanërisht e pozicionuar mirë për të shkallëzuar zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme, duke pasur parasysh potencialin e saj të madh dhe të pashfrytëzuar për energjinë diellore dhe të erës. Kjo është arsyeja pse diversifikimi i burimeve të rinovueshme të energjisë është një nga prioritetet kryesore strategjike të BERZH në Shqipëri. Jam shumë krenare për punën tonë në këtë fushë.

Në vitin 2020 dhe 2021 ne ndihmuam Shqipërinë në kryerjen e ankandeve të para të suksesshme të energjisë diellore për kapacitet 240 MW, të cilat rezultuan në sigurimin e një tarife shumë konkurruese për Shqipërinë nga një operator ndërkombëtar me reputacion të burimeve të rinovueshme Voltalia. Në fillim të vitit 2022 ka nisur ndërtimi i centralit të parë diellor në Karavasta. Synimi tjetër është energjia e erës.

Ankandi që është duke u zhvilluar tashmë ka tërhequr një numër të mirë ofertuesish të qëndrueshëm. Mezi presim të shohim ofertat përfundimtare në këtë ankand këtë vit.. Për më tepër, ne po angazhohemi me qeverinë për të eksploruar potencialin e vendit për erën në det të hapur”, tha përfaqësuesja e BERZH. Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se procesi i ankandeve të erës po ecën mirë por duke respektuar procedurat e bankës dhe se fituesit me shumë gjasa do të shpallen në qershor të këtij viti.

Ankandi, 17 kompani morën pjesë

Në shtator të vitit të shkuar gjatë një dalje për mediat Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se të paktën 17 kompani shfaqën interes për t’u bërë pjesë e garës për ankandet e energjisë eolike. Nga ky total në fazën e dytë kaluan vetëm 6 kompani.

Të kualifikuar ishin: Total EREN, Verbund, Voltalia, Eksim Yatrin Holding, Ayan & Salillari, Guris & Morgan Energy. Në këtë fazë të dytë po shihen kapacitetet financiarë të kompanive për të përballuar zbatimin e projektit. Në vitin 2021 MIE çeli zyrtarisht ankandin për dhënien e kapaciteteve të para të impianteve eolike me marrëveshje. Ankandi u njoftua se do të kishte disa faza ku në fazën e parë që zgjati 12 muaj u vlerësuan argumentet për eksperiencën teknike, burimet financiare si dhe pozita ligjore e kompanive të interesuara.

Në fazën e dytë që nis tani do të bëhet vlerësimi i ofertave. Çmimi tavan për ofertat në ankandet e energjisë nga era është vendosur 75 euro/MË që do të thotë se oferta duhet të jetë më e ulët se kjo shifër.

Marrë nga Monitor.al

banka europiane per rindertim e zhvillim berzh berzh per shqiperine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet