LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Të ardhurat buxhetore pësojnë rritje vjetore 11.6% në janar, shpenzimet mbeten problematike

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2025, arritën në rreth 60.8 miliardë lekë ose 97.2% e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë ose 11.6% më shumë.

3 Mars 2025, 14:54 Nga B.Z
Të dhënat: Të ardhurat buxhetore pësojnë rritje vjetore
Foto ilustruese

TIRANË - Zhvillimet në buxhetin e shtetit vijuan të jenë pozitive në rritjen e të ardhurave në janar 2025, por shpenzimet vijojnë të shfaqin problematika në raport me planin.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat totale për muajin Janar 2025 arritën në rreth 60.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë.

Të ardhurat totale, për muajin Janar 2025, arritën në rreth 60.8 miliardë lekë ose 97.2% e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë ose 11.6% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar 2025, janë në shumën 40.2 miliardë lekë. Krahasuar me Janar 2024, janë mbledhur 3.8 miliardë lekë ose 10.5% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 16.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 9% më shumë se Janar 2024, dhe realizim sa plani i të ardhurave doganore për Janarin e vitit 2025.

Të ardhurat nga TVSH në import për muajin Janar janë 10.7 miliardë lekë, 837 milionë lekë ose 8.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe realizim sa plani i periudhës.Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 4.9 miliardë lekë, 567 milionë lekë ose 13.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim sa plani i akcizës muajin Janar 2025.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 184 milionë lekë, sa e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim sa plani i periudhës.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 586 milionë lekë, me një realizim në masën 100% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për Janarin 2025 u realizuan në masën 23.8 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se muaji Janar i vitit të kaluar.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 11.3 miliardë lekë, 2.9 miliardë lekë ose 34.2% më shumë se Janari 2024, dhe realizim sa plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar 2025 janë 710 milionë lekë, në përputhje me planin e periudhës.Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 626 milionë lekë.Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 7.1 miliardë lekë, 1.4 milardë lekë ose 25% më shumë se Janari 2024.Taksat nacionale, për peridhën Janar 2025, u realizuan në masën 4.7 miliardë lekë, 397 milionë lekë ose 9.2% më shumë se Janari 2024 , si dhe 219 milionë lek ose 4.8% më shumë se plani për Janarin 2025.Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 16.2 miliardë lek, 1.5 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se Janari 2024, si dhe realizim në masën 99.8% të planit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë me një realizim në masën 89.7% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 15.1 për qind më i lartë ose rreth 5.9 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 1 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 5.5 për qind të planit vjetor.

Shpenzimet korente, për periudhën 1 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 44.5 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 15.5% më i lartë ose rreth 6 miliardë lekë më shumë./Monitor

te ardhura buxhetore shpenzime

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit