Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive të jorezidentëve gjatë vitit 2024 u rrit me 19%. Numri i llogarive të jorezidentëve është në nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 97% të totalit.
TIRANË - Individët dhe kompanitë me rezidencë jashtë vendit kishin pothuajse 72 mijë llogari në sektorin bankar shqiptar vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive të jorezidentëve gjatë vitit 2024 u rrit me 19%. Numri i llogarive të jorezidentëve është në nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 97% të totalit.
Paralelisht, rritja e numrit të llogarive në vitet e fundit po shoqërohet edhe me rritje me ritme të larta të depozitave të jorezidentëve.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024 depozitat e jorezidentëve në bankat tregtare shqiptare arritën vlerën e 29.5 miliardë lekëve ose rreth 300 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, vlera e depozitave të jorezidentëve është rritur me 8.9%.
Ndërkohë, në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë, duke pasur parasysh që rreth 80% e depozitave të jorezidentëve janë në valutë të huaj, kryesisht në euro. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Krahasuar me fundin e vitit 2023, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 5.5%.
Depozitat e jorezidentëve janë një nga zërat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të ndjekur nga Banka e Shqipërisë në raportimin e statistikave. Rrjedhimisht, rritja e tyre nuk reflektohet në treguesin statistikor të depozitave të përfshira në paranë e gjerë, që përdoret përgjithësisht për të raportuar ecurinë e depozitave bankare me bazë mujore.
Tendenca e depozitave të jorezidentëve tregon një rritje në periudhën pas pandemisë, në linjë me ecurinë e përgjithshme të depozitave në sektorin bankar.
Megjithatë, pesha specifike e depozitave të jorezidentëve kundrejt totalit të depozitave bankare është e ulët, me rreth 1.7% të totalit të tyre. Në fund të vitit 2024, totali i depozitave në sektorin bankar shqiptar arriti vlerën e rreth 1.73 trilionë lekëve.
Depozitat e jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar në të shkuarën kanë qenë kryesisht të lidhura me emigrantët, që një pjesë të kursimeve të tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë në bankat shqiptare. Depozitat e jorezidentëve patën arritur nivelin më të lartë në fund të vitit 2014, për një shumë totale prej 24 miliardë lekësh.
Gjatë viteve në vazhdim, vlera e depozitave të jorezidentëve pësoi një rënie graduale, duke zbritur në intervalin mes 13 dhe 14 miliardë lekëve para pandemisë. Por, në tre vitet e fundit, ecuria e depozitave ka një tendencë të dukshme në rritje dhe tashmë ka tejkaluar nivelet e vitit 2014.
Kjo fazë përputhet edhe me një cikël të ri të rritjes së remitancave, që mund t’i atribuohet kryesisht valës së re të emigracionit të shqiptarëve në dekadën e fundit. Gjithashtu, rritja e depozitave të subjekteve jorezidentëve mund të lidhet gjithashtu edhe me rritjen e investimeve të huaja dhe sidomos me shtimin e shtetasve të huaj që investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 398 miliardë lekë, ose m&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vi...
Foto ilustruese TIRANË - Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve t...
Foto ilustruese TIRANË - Pas dixhitalizimit masiv në pandeminë e Covid-19, ngadalësimi i rritjes së kërkesës globale p&e...
Foto ilustruese TIRANA- Kapitalizimi i sektorit bankar u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ...
foto ilustruese TIRANË- Kreditimi i ekonomisë e nisi në rritje edhe vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...
foto ilustruese TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) raportoi se në vitin 2024 faturimi i energjisë në shitje dhe blerje ka...
Foto ilustruese TIRANË- Pas përfundimit të kontratës koncensionare, prej janarit 2025 pritej që pullat fiskale te mallrat e akciz&...
Foto ilustruese TIRANA- Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.7% këtë vit referoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zh...
Foto ilustruese TIRANA- Depozitat në lekë kanë shënuar një rritje të fortë në janar, sipas statistikave të pub...