LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Rritja e investimeve të huaja u frenua në tremujorin e tretë të vitit

Megjithatë, këtë vit investimet e huaja direkte vazhdojnë të regjistrojnë nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

11 Dhjetor 2024, 07:18 Nga M.B
Të dhënat: Rritja e investimeve të huaja u frenua në
Foto ilustruese

TIRANA- Rritja e investimeve të huaja direkte u frenua në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i investimeve të huaja direkte kishte vlerën e 411 milionë eurove, vlerë e njëjtë me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Megjithatë, këtë vit investimet e huaja direkte vazhdojnë të regjistrojnë nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Detajimi i plotë i investimeve të huaja direkte sipas sektorëve nuk është ende i disponueshëm. Megjithatë, sipas informacionit paraprak nga Banka e Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 20%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 19%, e hidrokarbureve, në masën 14%, e energjetikës, në masën 11%, si dhe komunikacionit, në masën 4%.

Të dhënat paraprake konfirmojnë se pasuritë e paluajtshme vazhdojnë të jenë mbështetja kryesore për rritjen e investimeve të huaja direkte. Mbështetur në të dhënat paraprake të Bankës së Shqipërisë, mund të llogaritet se investimet e huaja direkte në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin arritën vlerën e 263 milionë eurove, në rritje me 18.5% krahasuar me 9-mujorin 2023.

Edhe gjatë tremujorit të tretë, rritja e investimeve të huaja u mbështet sidomos te fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Fitim i riinvestuar është zgjeruar me 15% në terma vjetorë dhe arriti vlerën e 233 milionë eurove. Fitimet e riinvestuara përbënin 57% të fluksit total të investimeve të huaja direkte për tremujorin e tretë. Ndërkohë, injektimi i kapitalit të ri u vlerësua 178 milionë euro, me një rënie prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e rinvestuara kanë epërsi në strukturën e investimeve të huaja edhe për të gjithë 9-mujorin. Në 9 muaj, ndërmarrjet me aksionerë të huaj kanë riinvestuar fitime në vlerën e 628 milionë eurove, ose sa 54% e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe.

Pesha e lartë e fitimeve të riinvestuara është tipike sidomos për sektorët e industrisë nxjerrëse apo të shërbimeve financiare, që kërkojnë flukse të vazhdueshme të investimeve të reja për të mbështetur rritjen e biznesit. Një element tjetër që duhet theksuar është fakti që rritja e fitimeve të riinvestuara po ndikohet pjesërisht edhe nga ecuria e kursit të këmbimit.

Fitimet e riinvestuara të kompanive të huaja raportohen në lekë dhe më tej konvertohen në euro, monedha në të cilin raportohet për qëllime statistikash Bilanci i Pagesave. Rritja e ndjeshme e peshës së fitimeve të riinvestuara në strukturën e investimeve të huaja direkte mund të shpjegohet pjesërisht edhe me forcimin e lekut në kursin e këmbimit.

Në fund të 9-mujorit të këtij viti, kursi i këmbimit euro-lek rezultoi në rënie me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet se kursi i këmbimit ka kontribuuar afërsisht me gjysmën e rritjes së fitimeve të riinvestuara për tremujorin e tretë të vitit./ Monitor

investime

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara