Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Krahasuar me vitin 2023, madhësia e sektorit financiar, në terma realë, ka rënë me afërsisht 1.2 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me vitin 2020 rënia është 17.6 pikë përqindje ndaj PBB-së.
TIRANA- Madhësia e sektorit financiar në raport me ekonominë e vendit pësoi rënie për të katërtin vit radhazi në 2024. Mbështetur në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, tregjet financiare të mbikëqyrura prej saj dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kishin një vlerë totale aktivesh sa 91.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit.
Krahasuar me vitin 2023, madhësia e sektorit financiar, në terma realë, ka rënë me afërsisht 1.2 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me vitin 2020 rënia është 17.6 pikë përqindje ndaj PBB-së. Megjithëse në vlerë absolute aktivet e sektorit financiar kanë shfaqur një ecuri pozitive në vitet e fundit, rritja me ritme relativisht të larta e Prodhimit të Brendshëm Bruto po bën që pesha e sektorit financiar kundrejt tij të bjerë.
Në veçanti për sektorin bankar, tkurrja e madhësisë në raport me PBB-së i detyrohet edhe efektit negativ të kursit të këmbimit. Mbiçmimi i vazhdueshëm i Lekut ka ulur vlerën statistikore të aseteve në valutë të huaj dhe ka dhënë një efekt negativ mbi vlerën e përgjithshme të aktiveve të sektorit.
Pjesën e “luanit” në sektorin financiar e mban dukshëm sistemi bankar. Banka e Shqipërisë vlerësonte se asetet e sistemit në fund të 2024 kishin një vlerë sa rreth 82.4% e PBB-së së vendit, nga 84.5% një vit më parë dhe 97.8% që ishte pesha e këtij sektori në fund të vitit 2020.
Sistemi bankar përbën aktualisht pothuajse 90% të madhësisë së sektorit financiar në vend. Në fund të 2024, aktivet e sektorit bankar kanë arritur vlerën totale të 2.13 trilionë lekëve, me një rritje prej 6.6% krahasuar me një vit më parë.
Kontribuesit e dytë më të mëdhenj në madhësinë e sektorit financiar janë institucionet financiare jobanka (IFJB) dhe shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK). Në fund të 2024, këto institucione kishin një madhësi prej rreth 4.7% të PBB-së, në rritje me 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, krahasuar me vitin 2020, edhe vlera e aktiveve të këtyre institucioneve ndaj PBB-së ka rënë me 0.2 pikë përqindje.
Fondet e pensionit dhe fondet e investimit në fund të vitit të kaluar përbënin 2.5% të PBB-së, në rritje nga niveli prej 2.3% i një viti më parë, por në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4.4% i vitit 2020. Tregu i fondeve të investimit ende nuk është rimëkëmbur plotësisht nga goditja që pësoi në vitin 2022, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit. Shoqëritë e sigurimit në fund të 2024 në një vlerë sa rreth 2.2% e PBB-së së vendit, nga 2% që zotëronin një vit më parë, por në rnëie nga niveli prej 2.4% i vitit 2020./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecu...
Foto ilustruese TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave ve...
Foto ilustruese TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janari...
Foto ilustruese TIRANA- Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e m&eum...
Foto Ilustruese Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e t&eum...
Si mund të nxitet rritja transformuese nga investimet e sektorit privat Në të gjithë rajonin, mundësitë ekzistojnë në...
Grafiku TIRANA- Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të...
Foto ilustruese TIRANË- Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin e kaluar treguan nevojën për t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Të paktën 78 kontrata që kanë objekte të ndryshme në përbërje të tyre kanë s...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (...