LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: 2024, kontributi i ndërtimit në ekonomi arrin nivelin më të lartë që nga 2013-a

Në vitin 2024, sektori i ndërtimit zuri 12.5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga viti 2013. Në anën tjetër, bujqësia sektori historikisht me peshën më të madhe në ekonomi, zuri 15.5% të PBB-së në vitin 2024, niveli më i ulët që nga 2009.

14 Prill 2025, 14:50 Nga M.B
Të dhënat: 2024, kontributi i ndërtimit në ekonomi arrin
Foto ilustruese

TIRANA- Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e më shumë dominues në ekonomi, teksa kontributi i sektorëve prodhues si bujqësia dhe industria është në rënie. Në vitin 2024, sektori i ndërtimit zuri 12.5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga viti 2013. Në anën tjetër, bujqësia sektori historikisht me peshën më të madhe në ekonomi, zuri 15.5% të PBB-së në vitin 2024, niveli më i ulët që nga 2009.

Gjithashtu kontributi i industrisë u ul në 9,9% të PBB-së më 2024 niveli më i ulët që nga 2009. Siç shihet gjatë dekadës së fundit ekonomia e vendit po ikën nga sektorët prodhues duke u riorientuar drejt ndërtimit dhe tregtisë. Rënia për tre vite rresht e sektorit të bujqësisë po redukton peshën e saj në ekonomi dhe nga ana tjetër, vala e objekteve të reja në Tiranë dhe bregdet do të rrisë më tej kontributin e ndërtimit në ekonomi vitet në vijim.

Zhvillimet e tre dekadave të fundit kanë treguar se pesha e bujqësisë në ekonomi thuajse është përgjysmuar nga 33% në vitin 1995 nga pak më shumë se 15% në vitin 2024. Kontributi i ndërtimit në ekonominë e vendit ka qenë me luhatje në dekadat e fundit. Në vitet 2003-2009, ndërtimi ishte dega kryesore e ekonomisë.

Në këtë periudhe pati një lulëzim të sektorit bankar me hapjen e bankave private, të cilat kredituan masivisht blerjen dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme. Sektori bankar u ekspozua shumë ndaj ndërtimit duke humbur një pjesë të kredive që ende edhe sot nuk janë pastruar nga llogaritë. Vitet e fundit, sektori i ndërtimit po rrit peshën në ekonomi, teksa bankat po ripërfshihen në kredi dhënie, pas një pauze disavjeçare.

Gjithashtu Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku bujqësia ka peshën më të madhe në ekonomi dhe pavarësisht këtij fakti vendi është importues neto i prodhimeve bujqësore. Ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e sektorëve me vlerë të lartë dhe ato të bazuar në inovacion. Bota është duke përjetuar aktualisht revolucionin teknologjik dhe shtetet janë vënë në garë për të nxitur sipërmarrjen drejt novacionit, ndërsa Shqipëria po riorienton ekonominë drejt aseteve fikse në pasuri të paluajtshme, pa vlerë të shtuar në ekonomi./ Monitor

ndertimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet