Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në lidhje me qeverisjen, Banka e Shqipërisë evidenton se, krahas përputhshmërisë me kërkesat ligjore e rregullatore, bankat duhet të sigurojnë edhe një kulturë të qëndrueshme për një zbatim cilësor të parimeve “të një qeverisjeje të mirë”
TIRANË- Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin e kaluar treguan nevojën për të forcuar kulturën e qeverisjes së mirë, duke siguruar përfshirjen aktive të këshillave drejtues në vendimmarrje.
Gjatë vitit 2024, janë mbuluar me ekzaminime një bankë sistemike dhe dy banka josistemike. Fokusi kryesor i ekzaminimeve ka qenë menaxhimi i rreziqeve, duke konsideruar me prioritet rrezikun e kredisë si rreziku me peshën më të lartë në profilin e bankave. Në këtë kuadër, janë vlerësuar në mënyrë kritike: ndarja e përshtatshme e përgjegjësive mes linjave të biznesit dhe funksioneve të kontrollit, sigurimi i efektivitetit të punës së tyre, mbikëqyrja rigoroze nga organet e larta drejtuese, etj.
Në lidhje me qeverisjen, Banka e Shqipërisë evidenton se, krahas përputhshmërisë me kërkesat ligjore e rregullatore, bankat duhet të sigurojnë edhe një kulturë të qëndrueshme për një zbatim cilësor të parimeve “të një qeverisjeje të mirë”.
Kjo kulturë nënkupton përfshirjen aktive të anëtarëve të organeve të larta drejtuese në hartimin dhe harmonizimin e dokumenteve për zhvillimin e biznesit dhe të atyre për ruajtjen e niveleve të pranueshme të ekspozimit ndaj rreziqeve, në masën që mund të përballohen nga kapitali i disponueshëm i bankës, etj.
Një vend të rëndësishëm ka zënë edhe trajtimi i rreziqeve operacionale të lidhura me zhvillimet e shpejta në kuadër të digjitalizimit dhe të ndërthurjes së sistemeve e teknologjive të ndryshme të përdorura gjatë aktivitetit të bankave.
Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ekzaminimet e subjekteve jobanka dhe shoqërive të kursim-kreditit kanë mbuluar kategori të ndryshme të veprimtarisë, ku përfshihen subjekte të parasë elektronike të kredidhënies dhe mikrokredisë. Në fokus ka qenë modeli i biznesit, sistemet e qeverisjes, rreziku i kredisë, rreziqet e tregut dhe ato operacionale, saktësia e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparenca me klientët dhe rreziku i pastrimit të parave.
Nga ekzaminimet evidentohet se aktiviteti i këtyre subjekteve gjeneron të ardhura të qëndrueshme, të cilat kanë mbështetur në vazhdimësi kapitalin. Në përgjithësi, kuadri i brendshëm organizativ dhe rregullator përputhet me madhësinë dhe kompleksitetin e subjekteve që kanë pozicion të konsoliduar në treg.
Ndërkohë, subjektet më të reja në treg, sidomos ato të parasë elektronike, shfaqin mangësi dhe nevoja për plotësime dhe përmirësime, në përputhje me nivelin aktual të veprimtarisë dhe parimet e një qeverisjeje të kujdesshme dhe në lidhje me saktësinë e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparencën me klientët dhe parandalimin e pastrimit të parave.
Për shkeljet e evidentuara, Banka e Shqipërisë ka marrë masat përkatëse mbikëqyrëse, konkretisht: revokim licence për dy subjekte jobanka; pezullim aktiviteti për dy subjekte jobanka dhe për dy shoqëri kursim-kreditimi; gjobitje dhe dhënie vërejtjeje për administratorët për një bankë; tërheqje vëmendjeje për një zyrë këmbimi valutor; masë administrative (gjobë) për 12 zyra këmbimit valutor dhe revokim licence për një zyrë këmbimi valutor.
Në vijim të revokimit të licencave të dy subjekteve, MCA dhe Final, Banka e Shqipërisë shprehet se është bërë një punë voluminoze për adresimin e shqetësimeve të huamarrësve.
Në këtë kuadër, është vënë në dispozicion personel i dedikuar për të sqaruar huamarrësit mbi mënyrën e mbajtjes së marrëdhënieve me subjektet, mbi vijimësinë e detyrimeve të huave në kushtet e reja të krijuara, si dhe mbi kalimin e të dy subjekteve pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Të paktën 78 kontrata që kanë objekte të ndryshme në përbërje të tyre kanë s...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Moody’s konfirmon vlerësimin “Ba3”p&eum...
Tregjet financiare të Wall Street NEW YORK - Pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një pezullim 90-ditor të tarif...
Foto ilustruese TIRANA- Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025. Drejtoresha e...
Foto ilustruese TIRANA- Fondi i sigurimit të depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) u rrit me pothuajse 16% vitin e kaluar. S...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me ekipin e Bloomberg News, të krye...
Foto ilustruese TIRANË- Të gjithë strukturat akomoduese në vend do të duhet të plotësojnë formularin ku deklarojn&e...
foto ilustruese TIRANË- Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në tregun e instrum...
Foto nga takimi TIRANA- Guvernatori Gent Sejko zhvilloi sot një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me nj&...