LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Kredia në euro iu kthye rritjes në vitin 2024

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar sektori bankar dha kredi të reja në euro për një vlerë të barazvlefshme me 153.7 miliardë lekë.

7 Mars 2025, 14:01 Nga B.Z
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Kredia në
Foto ilustruese

TIRANË - Kredia në euro iu kthye rritjes vitin e kaluar, e mbështetur sidomos nga kërkesa e bizneseve dhe nga ulja e normave të interesit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar sektori bankar dha kredi të reja në euro për një vlerë të barazvlefshme me 153.7 miliardë lekë.

Kredia në euro u rrit me 13.7% krahasuar me vitin 2023, por shifrat nuk janë të rregulluara me efektin e kursit të këmbimit. Nëse mbajmë parasysh se kursi mesatar i këmbimit euro-lek ra me 7.4% vitin e kaluar, rritja e kredisë në euro, e pastruar nga efekti i kursit të këmbimit, do të ishte afërsisht 21%.

Rritja e portofolit të kredisë në euro erdhi e gjitha nga segmenti i bizneseve private, ndërsa kredia për individët dhe ndërmarrjet publike pësoi përsëri tkurrje vitin e kaluar.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kompanitë private morën hua në euro për një shumë të përgjithshme prej 130.4 miliardë lekësh, në rritje me 24.3% krahasuar me një vit më parë. Viti i kaluar u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit të biznesit në tërësi, rritje që u mbështet në pjesën më të madhe pikërisht nga kredia në euro.

Ndërkohë, kredia për individë në euro pësoi rënie në 20.4 miliardë lekë, 16.6% më pak krahasuar me një vit më parë.

Kredia në euro pësoi një frenim në vitin 2023, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, përveç efektit statistikor të rënies së kursit të këmbimit të euros me lekun. Madje, një pjesë e huamarrësve vendosën të konvertonin kreditë ekzistuese nga euro në lek, duke shfrytëzuar kursin e favorshëm të këmbimit, por edhe faktin se për herë të parë normat e interesit në lekë zbritën në nivele më të ulëta se ato në euro.

Por, vitin e kaluar, Banka Qendrore Europiane nisi uljen e normave të interesit, pas një cikli dyvjeçar në rritje. Kjo ka ulur rrjedhimisht edhe normat e interesit të euros në tregjet financiare, duke përfshirë treguesin benchmark që përdoret për indeksimin e huave në monedhën europiane, Euriborin.

Në fillim të muajit mars, Euribori 12-mujor ishte në nivelin 2.39%, nga 3.75% që kishte qenë një vit më parë. Ulja e Euriborit reflektohet automatikisht në normat e interesit të kredive me interesa të ndryshueshme në euro.

Banka Qendrore Europiane po vazhdon me uljen e normave të interesit të euros dhe të enjten aplikoi një ulje të mëtejshme, me 0.25 pikë përqindje. Norma e interesit të depozitave ditore zbriti në 2.5%, ndërsa ajo e instrumenteve bazë të rifinancimit në 2.65%. Pritshmëritë e analistëve janë për një ulje të mëtejshme të normave të interesit këtë vit, që do të reflektohet në një ulje të mëtejshme të çmimit të kredisë në monedhën europiane.

Kjo krijon premisa për rritje të mëtejshme të kredisë në euro nga sektori bankar shqiptar, duke ndjekur një cikël mjaft të pozitiv të huadhënies në ekonominë vendase. Vitin e kaluar, kredia për ekonominë u rrit me ritmet më të larta që prej vitit 2009. Në afat të shkurtër, as masat e marra nga Banka e Shqipërisë nëpërmjet rritjes së kërkesave minimale për kapital ndaj bankave nuk pritet të sjellin një ndikim të rëndësishëm në frenimin e kreditimit. / Monitor

banka e shqiperise kredia ne euro

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?