Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tregu po vazhdon të mbështetet kryesisht tek sigurimet e detyrueshme, ndërsa ato vullnetare nuk duket se po shfaqin zhvillime të reja as për këtë vit. Megjithatë, pjesërisht ngadalësimi i rritjes së tregut në dy vitet e fundit i detyrohet edhe forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor.
TIRANA- Tregu i sigurimeve po e mbyll vitin 2024 me rritjen më të ulët në periudhën pas pandemisë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të 11-mujorit 2024, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 22 miliardë lekëve, në rritje me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu po vazhdon të mbështetet kryesisht tek sigurimet e detyrueshme, ndërsa ato vullnetare nuk duket se po shfaqin zhvillime të reja as për këtë vit. Megjithatë, pjesërisht ngadalësimi i rritjes së tregut në dy vitet e fundit i detyrohet edhe forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Afërsisht 1/3 e primeve të shkruara bruto në sigurime llogariten në valutë të huaj, kryesisht në euro. Duke qenë se statistikat raportohen në lekë, forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën e primeve të shkruara në valutë të huaj. Ndërkohë, struktura e tregut nuk paraqet risi të rëndësishme, me shumicën e produkteve që po ndjekin një rritje të ngadaltë dhe organike.
Për 11-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 7.1%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 9.9%. Segmenti i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me gati 92% të primeve të shkruara bruto dhe brenda tij sigurimet e detyrueshme motorike ngelen mbizotëruese. Në fund të 11-mujorit, ato përbënin 66.7% të primeve të shkruara bruto, nga 66.3% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e lehtë e peshës së sigurimeve të detyrueshme motorike ka ardhur kryesisht nga sigurimi i brendshëm motorik TPL, ndërsa ecuri më të dobët shfaqin produktet e Kartonit Jeshil dhe Policës Kufitare. Duke qenë se të dyja këto produkte shiten në Euro, edhe në këtë rast mund të vlerësohet se një ndikim negativ ka dhënë kursi i këmbimit.
Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkti kryesor i sigurimit vullnetar, me 10.2% të primeve të shkruara bruto. Ky produkt ka sënuar një rritje të vogël me 3.6% dhe pesha e tij specifike kundrejt primeve të shkruara bruto ka rënë nga niveli 10.6% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 8.1% të primeve, nga 7.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e sigurimit KASKO vlerësohet se i detyrohet kryesisht zgjerimit të biznesit të makinave me qira, falë kërkesës së shtuar të lidhur me turizmin.
Nga ana tjetër, dëmet këtë vit po rriten me ritme ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Në fund të 11-mujorit, kompanitë e sigurimit paguan gjithsej 7.77 miliardë lekë dëme bruto, në rritje me 22.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Struktura e dëmeve në tregun e Jo-Jetës vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me rreth 70% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematiki...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të tretin vit radhazi në 2024. Investimet e...
Foto ilustruese TIRANA- Skema e financimit nga buxheti i shtetit për bashkitë që do të shpallen fituese pas përfundimit të ap...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët pro...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë le...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë njoftoi të martën se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e bre...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecu...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecurin&e...
Të dhënat TIRANË- Ekonomia e vendit u rrit me 4.09% në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë...
Foto ilustruese TIRANA- Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri në 2...