LIVE UPDATES
Ekonomi

Skema e financimit nga buxheti i shtetit për programet sociale, në varësi të të ardhurave për frymë

Në dokumentin “Projektet e investimit që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2025-2026” përcaktohet se kufijtë e financimit nga buxheti i shtetit për programet sociale do të jenë në varësi të nivelit të të ardhurave për frymë për çdo bashki, për 2023.

26 Dhjetor 2024, 12:48 Nga M.B
Skema e financimit nga buxheti i shtetit për programet sociale, në
Foto ilustruese

TIRANA- Skema e financimit nga buxheti i shtetit për bashkitë që do të shpallen fituese pas përfundimit të aplikimeve të projekteve për strehimin social, parashikon shpërndarjen e fondeve varësi të nivelit të ardhurave për frymë të 2023. Në dokumentin “Projektet e investimit që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2025-2026” përcaktohet se kufijtë e financimit nga buxheti i shtetit për programet sociale do të jenë në varësi të nivelit të të ardhurave për frymë për çdo bashki, për 2023.

Skema e financimit përfshin, që për të ardhurat për frymë të njësive vendore më të ulëta se 2,000 lekë financimi nga buxheti i shtetit, do të jetë deri në 100%. Për njësitë vendore ku të ardhurat për frymë janë në fashën e 2,001 deri 4,000 lekë financimi nga buxheti i shtetit për projektet e strehimit do të jetë 80%.

Për bashkitë që të ardhurat për frymë variojnë nga 4,001–6,000 lekë, financimi do të jetë në masën 70%. Për bashkitë me të ardhura nga 6,001 deri 8,000 lekë për frymë financimi do të jetë deri në 60%. Deri në masën 50% financimi nga buxheti i shtetit do të jetë për ato bashki që rezultojnë me të ardhura për frymë në 2023 mbi 8,001 lekë.

“Projekte të cilat grumbullojnë pikët maksimale do të shpallen fituese. Nëse disa projekte shpallen fituese dhe fondet janë të pa-mjaftueshme, mënyra e shpërndarjes së fondeve do të rishikohet për të gjetur rrugën më optimale”, citohet në dokument.

Nga bashkitë dosja e aplikimit, me dokumentacionin që kërkohet sipas llojit të projektit, do të dorëzohet zyrtarisht pranë Drejtorisë së Strehimit. Afati për dorëzimin e dosjeve të aplikimit do të jetë deri më 31 janar 2025.

Në dokumentin “Projektet e investimit që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2025-2026” përcaktohet gjithashtu se dokumentacioni, pjesë e Dosjes së Aplikimit, që do të shoqërojë kërkesën për fonde, do t’i paraqitet për shqyrtim dhe vlerësim Komisionit të Vlerësimit të Projekteve pranë MEKI-t (çdo dokumentacion tjetër që nuk është pjesë e Dosjes së Aplikimit, nuk do të merret në konsideratë për pikëzim);

Dosja e Plotë e projektit, me dokumentacionin e projektit të kërkuar sipas termave të referencës, depozitohet dhe inventarizohet vetëm pranë bashkisë. Dosja e Plotë e projektit përmban dokumentacionin e Dosjes së Aplikimit dhe gjithë dokumentacionin tjetër, të kërkuar në pikën 2.3.3 për çdo kategori/ lloj programi.

Krahas tyre, bashkitë duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin tekniko-ekonomik dhe ligjor duhet të hartohet nga specialistë të fushës dhe të miratohet nga titullari. Preventivat hartohen në sistemin e integruar, referuar VKM Nr. 216/2023. Informacioni tabelat përmbledhës duhet të jetë i miratuar nga Titullari (në të gjitha faqet ose me vulë lidhëse). Tabela duhet të dërgohet edhe në formatin excel në adresën [email protected];

Bashkia është përgjegjëse për menaxhimin e gjithë ciklit të projektit, përfshirë dosjen e plotë të projektit, hartimin e projektit dhe zbatimin e tij sipas KTZ-ve në fuqi, llogaritjen e saktë të preventivit në sistemin e integruar referuar VKM Nr. 216/2023, realizimin e procedurës së prokurimit, mbikëqyrjen, kolaudimin dhe deri në marrjen në dorëzim të objektit (Certifikatë dhe Formulari vlerësimit).

Afati i grafikut të punimeve për realizimin e kontratës të parashikohet duke marrë parasysh vlerën e projektit dhe afatet e realizimit me sukses të fondeve brenda një viti buxhetor, referuar përcaktimeve në legjislacionin e ndërtimit dhe Ligjit të Buxhetit. Afati kohor i realizimit të punimeve për objekte me vlera më të vogla se 20 mln lekë të mos jetë më i madh se 4 muaj.

Projektet që mund të financohen sipas llojit të programit, zërave të preventivit të punimeve dhe kufijtë maksimalë të lejuar të financimit do të përfshijnë projekte, si: për banesa sociale me qira, blerje nga tregu; banesë sociale me qira, adaptim i objektit ekzistues; banesë sociale me qira, ndërtim i ri; përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfra dhe të pa favorizuar; përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi; streha të përkohshme, blerje dhe montim (të kontejnerëve, tendave, etj.) dhe streha të përkohshme, adaptim objekti ekzistues.

Kategoritë përfituese të strehimit social në total do të jenë 16, dukë përfshirë familjet me një prind, familjet me më shumë se 4 fëmijë, emigrantët e rikthyer, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve, punëtorët emigrant dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë etj./ Monitor

skema e financimit nga buxheti i shtetit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë