LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat nga biznesi do të tatohen me 15%, taksa shtesë deri në 1 mln lekë në vit

Të gjithë individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë profesionet e lira do të tatohen me 15% për të ardhurat e tyre nga biznesi, sipas draftit të ri të rishikuar të tatimit mbi të ardhurat. Në ndryshim nga drafti fillestar, tatimi do të jetë fiks 15%, jo i përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2.4 milionë lekë, siç është për të ardhurat nga punësimi.

14 Qershor 2022, 07:03 Nga A.B
Të ardhurat nga biznesi do të tatohen me 15%, taksa shtesë deri
Biznes

Nga viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, ndonëse taksa për biznesin e vogël do të vijojë të mbetet zero. Psh, për të vetëpunësuarit me qarkullim vjetor 10 milionë lekë, tatami mbi të ardhurat do të arrijë në rreth 1 milionë lekë në vit.

Të gjithë individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë profesionet e lira do të tatohen me 15% për të ardhurat e tyre nga biznesi, sipas draftit të ri të rishikuar të tatimit mbi të ardhurat. Në ndryshim nga drafti fillestar, tatimi do të jetë fiks 15%, jo i përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2.4 milionë lekë, siç është për të ardhurat nga punësimi.

Individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit, si më poshtë:

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ata kanë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.

a) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

b) 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

c) 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

d) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;

e) 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare

f) 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Psh, nëse një i vetëpunësuar ka 8 milionë lekë në vit qarkullim vjetor, do tí njihen shpenzime prej 2.4 milionë lekësh dhe do tatohet 15% për pjesën e mbetur prej 5.6 milionë lekësh, duke paguar në fund të vitit 840 mijë lekë tatim mbi të ardhurat, ose 70 mijë lekë në muaj. Për të ardhurat prej 10 milionë lekësh, tatimi vjetor arrin në 1 milionë lekë në vit, ose 87.5 mijë lekë në muaj.

Deri tani, të vetëpunësuarit paguanin zero tatim fitim dhe kjo nxiti që shumë individë me paga të larta, për të shmangur normën e lartë prej 23% të tatimit të pagës mbi 200 mijë lekë (më parë kufiri ishte 150 mijë lekë) të dilnin nga skema e të punësuarve dhe të regjistroheshin si të vetëpunësuar. Kjo skemë shmangieje nxiti tatimet që të rishikonin ligjin, duke u vendosur atyre tatim mbi të ardhurat nga biznesi, pasi u njeh shpenzime prej 30%.

Por, së bashku me të vetëpunësuarit, të gjithë bizneset e tjera të vogla do të paguajnë tatim 15% mbi të ardhurat. Psh, për bizneset e tregtisë, po me një qarkullim vjetor prej 8 milionë lekë, pasi tú zbriten shpenzimet e njohura prej 60%, do të tatohen me 15% për shumën prej 3.2 milionë lekësh dhe do të duhet të paguajnë 480 mijë lekë në vit. Për qarkullim prej 10 milionë lekësh për këtë kategori, tatimi vjetor arrin në 600 mijë lekë në vit.

Të ardhurat nga investimet, ku përfshihet shitja e pasurive të palujatshme, do të vijojnë të tatohen me 15% në vit, ndërsa të ardhurat nga dividend me 8%:

Të ardhurat nga investimet, nëse nuk konsiderohen si të ardhura nga biznesi, sipas Neni 13

[Të ardhurat nga Biznesi] të këtij ligji, përfshijnë të ardhurat në vijim,:

a. Të ardhurat nga interesi, dividendët dhe honoraret;

b. Fitimet kapitale nga tjetërsimi i letrave me vlerë;

c. Fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe pensionit vullnetar;

d. Të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme;

e. Të ardhurat nga qiraja e pasurive të paluajtshme.

Të ardhurat nga punësimi do të vijojnë të tatohet me 13% deri në 2.4 milionëlekë në vit dhe 23% mbi 2.4 milionë lekë në vit.

Drafti parashikon dhe zbritje nga baza tatimore për individët që kan ëtë ardhura të ulëta:

a. një shumë kompensimi personal prej 480.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 600.000 lekë;

b. një shumë kompensimi personal prej 360.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600.000 lekë;

c. një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48,000 lekë.

2. Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç kompensimeve individuale sipas paragrafit 1 më sipër, shpenzimet korrente për:

a. shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;

b. medikamentet për fëmijët e tij ose në ngarkim të tij dhe personave që ka nën kujdestarinë e vet, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Drafti parashikon dhe uljen e kufirit vjetor të deklariit të të ardhurave personale në 1.5 milionë lekë, nga 2 milionë lekë në vit, që është sot si dhe më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i është nënshtruar tatimit përfundimtar në burim, sipas Kapitullit 5 të këtij ligji.

Ndërsa bizneset e vogla do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, tatim fitimi për ta do të jetë zero!

a. Për:

i. individët tregtarë;

ii. të vetpunësuarit, si dhe;

iii. entietet me të ardhura deri 14 milion lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do aplikohet deri në fund të vitit 202X. Norma e tatimit mbi të ardhurat 0 % nuk do aplikohet për tatimpaguesit e përmendur në gërmat (ii) dhe (iii) më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Do të vijojnë të mbeten në fuqi lehtësitë fiskale për kompanitë e zhvillimit të programeve (5% tatim fitimi), ; Për entitetet, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive (5%), dhe “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, do të vijojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi korporativ./monitor

te ardhurat nga biznesi biznesi taksa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj