LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni, por jo vetëm, siguruesit paralajmërojnë rritje çmimesh

Normat e larta të inflacionit së shpejti mund të sjellin edhe një shtrenjtim të produkteve të sigurimit.

12 Qershor 2022, 16:38 Nga k.m.
Inflacioni, por jo vetëm, siguruesit paralajmërojnë rritje
Foto ilustruese

Rritja e kostove nga inflacioni i lartë, rritja e limitit të përgjegjësisë për sigurimet e detyrueshme motorike dhe vendosja e TVSH-së në sigurimet e jo-jetës mund të sjellin çmime më të larta të produkteve të sigurimit. Normat e larta të inflacionit së shpejti mund të sjellin edhe një shtrenjtim të produkteve të sigurimit. Përfaqësuesit e industrisë së sigurimeve shprehen se tashmë, rritja e çmimeve është e prekshme në shumë produkte dhe shërbime që mbulohen nga policat e sigurimit.

Për shembull, kosto e rregullimit dhe riparimit të automjeteve është rritur ndjeshëm, sipas siguruesve, me 25%. Shërbimet mjekësore të ofruara nga spitalet dhe klinikat private gjithashtu priten të shtrenjtohen. Një sektor ku shtrenjtimi është edhe më i prekshëm, që para valës inflacioniste, është ai i pasurive të paluajtshme. Sot pronat dhe materialet e ndërtimit kushtojnë më shumë, ndërsa në shtrenjtim të ndjeshëm janë edhe mobiliet dhe pajisjet shtëpiake.

Siguruesit mendojnë se një skenar i tillë natyrshëm do t’i bëjë më të shtrenjta sigurimet e automjeteve, të shëndetit, të banesave dhe shumicën e përgjegjësive të tjera që mbulojnë kompanitë e sigurimeve. Inflacioni i lartë nuk do të ndikojë vetëm kostot e brendshme të tregut, por edhe tarifat e risigurimit.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë shprehen se këto tarifa janë rritur, për shkak të ngjarjeve të viteve të fundit që kanë pasur impakt negativ në risqet e tregut, si tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë. Inflacioni në rritje pritet të ndikojë negativisht fuqinë blerëse për produkte sigurimi vullnetare. Në rast se siguruesit do të lidhin më pak kontrata dhe do të sigurojnë më pak prime, logjikisht kjo do t’i detyrojë të rrisin çmimet, për shkak se sigurimet bazohen në logjikën e numrave të mëdhenj. Me një numër më të vogël të siguruarish, kompanitë do të përpiqen të mbledhin mesatarisht më shumë prime për kontratë, për të zbutur efektet e luhatjeve në rezultatet financiare, si dhe për të mbrojtur aftësinë paguese.

Vendosja e TVSH-së mund t’i shtrenjtojë me 10% sigurimet

Një element tjetër që kërcënon konsumatorët me shtrenjtim të produkteve të sigurimit është propozimi i FMN-së për vendosjen e TVSH-së në produktet e sigurimit të jo-jetës.

Ky propozim është përfshirë në strategjinë afatmesme të të ardhurave të Ministrisë së Financave. Megjithëse diskutimi i ndryshimeve tatimore që përmban ky dokument është shtyrë, për shkak të valës inflacioniste që ka goditur ekonominë, është e pritshme që edhe ky propozim të shtrohet nga Ministria e Financave, në momentin kur strategjia të kthehet në tryezat e diskutimit.

Aplikimi i TVSH-së në produktet e sigurimit të jo-jetës logjikisht do të sillte rritje të çmimit final të paguar nga konsumatorët. Aktualisht, në sigurimet e jo-jetës aplikohet një tatim standard mbi primin në masën 10%. TVSH-ja në masë standarde 20%, me shumë të ngjarë do të sillte shtrenjtim të sigurimeve me diferencën prej dy tatimeve, në masën 10% shtesë.

Sipas siguruesve, ky sektor nuk ka vlera shumë të mëdha të TVSH-së së kreditueshme, ndaj aplikimi i TVSH-së do të reflektohej i plotë në çmimin final të paguar.

Përfaqësuesit e sektorit argumentojnë se vendosja e TVSH-së do të frenonte më tej rritjen e këtij sektori, duke pasur parasysh edhe faktin se Shqipëria ka sot një nga tregjet më pak të zhvilluara të sigurimeve në Europë, me rreth 55 euro prime sigurimi për frymë në vit.

Vjeshtën e kaluar, Shoqata e Siguruesve kërkoi madje uljen e tatimit mbi primin për sigurimet vullnetare, si një incentivë për rritjen e mbulimit të shoqërisë me sigurime dhe për uljen e rreziqeve të mbajtura nga familjet, por edhe nga sektori publik, në raste të fatkeqësive madhore, si tërmeti i vitit 2019.

Por, deri tani, një kërkesë e tillë nuk ka marrë përgjigje, madje Ministria e Financave po konsideron një rritje të mëtejshme të ngarkesës tatimore, nëpërmjet aplikimit të TVSH-së.

Rriten limitet e përgjegjësive për sigurimet motorike

Në korrik të vitit të kaluar, hyri në fuqi ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Mes të tjerash, ligji parashikon rritje progresive në limitet e përgjegjësive të siguruesve krahasuar me atë të mëparshëm, por në përmasa më të vogla se ato që kishte propozuar AMF-ja në variantin fillestar të draftit dhe që mbështetej në rekomandimet e Bankës Botërore.

Në periudhën 2021-2025, shuma minimale e përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident do të rritet me 2 milionë lekë çdo vit, duke arritur në nivelin final prej 30 milionë lekësh në vitin 2025.

Më konkretisht, nga 20 milionë lekë që ishte vitin e kaluar, prej 1 janarit 2022, limiti i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident është rritur në 22 milionë lekë. Në 1 janar 2023 do të hyjë në fuqi rritja e radhës, me 2 milionë lekë të tjera.

Për dëmet e shkaktuara nga një ngjarje sigurimi, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet është rritur në 55 milionë lekë, që prej fillimit të këtij viti. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, kufijtë minimalë të përgjegjësisë do të rriten gradualisht me 4 milionë lekë çdo vit deri në vitin 2025.

Ligji i ri parashikon edhe një dispozitë të re të lidhur me paaftësinë e përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore, për të cilat parashikohet një përgjegjësi minimale prej 1 milion lekësh.

Primet në sigurime llogariten si një përqindje e caktuar e përgjegjësisë së siguruar, përqindje që mund të ndryshojë në varësi të riskut që paraqet çdo produkt sigurimi. Në parim, rritja graduale e limitit të përgjegjësisë pritet të sjellë, në mënyrë të pashmangshme, edhe shtrenjtimin e primeve.

Tavani për komisionet e shitjes ul hapësirat për “pazar” nga agjentët

Komisionet e shitjes janë një element i rëndësishëm në përcaktimin e çmimit final që konsumatorët paguajnë për produktet e sigurimit. Për të konkurruar me njëra-tjetrën, kompanitë e sigurimeve ofrojnë komisione relativisht të larta shitjeje për agjentët, të cilat, në një pjesë të mirë përkthehen në ulje për klientët.

Për 9-mujorin 2021, shpenzimet e marrjes në sigurim, që në pjesën më të madhe konsistojnë në komisione për agjentët e shitjeve, prekën vlerën e 4.2 miliardë lekëve, me një rritje prej 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, në ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është vendosur që këto komisione të kufizohen, të paktën për produktet e detyrueshme motorike, që zënë edhe peshën kryesore në strukturën e primeve të tregut shqiptar të sigurimeve. Që prej fillimit të këtij viti ka hyrë në fuqi rregullorja e posaçme “Për komisionet e ndërmjetësimit”.

Sipas rregullores, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022.

Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës.

Sipas të dhënave të para të AMF, hyrja në fuqi e rregullores së mësipërme ka sjellë menjëherë ndikim me ulje të ndjeshme të komisioneve në tregun e sigurimeve.

Bazuar nga të dhënat teknike dhe financiare, të raportuara nga shoqëritë e sigurimit, për tremujorin e parë të vitit 2022, rezulton se komisionet e ndërmjetësimit për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL, kufitare, Karton Jeshil) kanë zbritur në një mesatare tregu prej 18.5%, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këto komisione ishin në masën 27.5%.

Sipas AMF, mesatarja e viteve të fundit për këto komisione, përpara kufizimit të tyre me rregullore nga Autoriteti, ishte në masën rreth 28%.

Gjithashtu, shënohet një rënie edhe sa i përket totalit të shpenzimeve të marrjes në sigurim (ku përfshihen edhe komisionet e ndërmjetësimit). Rezulton se për tremujorin e parë të vitit 2022, mesatarja e shpenzimeve të marrjes në sigurim për tregun e Jo-Jetës, për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik, është 24.2% e primeve të shkruara bruto.

Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, mesatarja ishte 32.5% e primeve të shkruara bruto në sigurimin TPL, Karton Jeshil dhe Policë Kufitare.

Një nivel më i ulët komisioni ul hapësirat e negocimit të çmimit që agjentët e shitjes iu bëjnë zakonisht klientëve. Për këtë arsye, niveli tavan i komisioneve mund të ketë gjithashtu ndikim të pjesshëm në çmimet reale që pronarët e mjeteve paguajnë për sigurimin e detyrueshëm motorik.

Tregu i sigurimeve është fitimprurës

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në fund të 9-mujorit 2021, fitimi neto i kompanive të sigurimit arriti në 1.15 miliardë lekë. Ky rezultat ishte më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 4.3% më pak.

Rënia e fitimeve të tregut i detyrohet rezultatit në rënie në segmentin e sigurimit të jetës, ku ndërmarrjet raportuan fitime neto për 76 milionë lekë, me një rënie prej 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse primet e shkruara bruto në sigurimin e jetës për periudhën janë rritur me 25%, tkurrja e fitimeve ka ardhur paralelisht nga rritja e shpenzimeve neto për pagesën e dëmeve, por edhe nga rritja e shpenzimeve të marrjes në sigurim.

Kompanitë e sigurimit të jetës janë prekur ndjeshëm nga rritja e vdekjeve që është regjistruar në periudhën pas pandemisë dhe efektet në dëme janë ndier sidomos gjatë këtij viti. Por, nga ana tjetër, ato kanë rritur edhe shpenzimet e marrjes në sigurim, që prekën vlerën e 335 milionë lekëve, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet e marrjes në sigurim konsistojnë kryesisht në komisione për shitjen e produkteve të sigurimit.

Segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimeve të jo-jetës, vitin e kaluar ka shfaqur performancë më të mirë. Për 9-mujorin, fitimi neto ka arritur në 1.07 miliardë lekë, me rritje prej 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë segment, primet e shkruara bruto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 17.5% krahasuar me një vit më parë.

Por, edhe në tregun e jo-jetës po paguajnë më shumë dëme në vlerë neto. Vlera totale e tyre arriti në 3.45 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse në terma bruto rezultojnë të paguara më pak dëme, diferencën e ka bërë kryesisht rënia e pjesës së paguar nga risiguruesit në totalin e dëmeve. Vitin e kaluar, pjesa më e madhe e dëmeve në tregun e sigurimit të jo-jetës lidhej me tërmetin e nëntorit 2019.

Për sa u takon treguesve të përfitueshmërisë, të dhënat më të fundit i takojnë vitit 2020. Kthimi nga kapitali për vitin në nivel industrie rezultoi në nivelin 8.73%, në përmirësim të lehtë për të dytin vit radhazi. Aktiviteti sigurues ka shfaqur kthime pozitive, por pa arritur nivele dyshifrore.

Në pesë vitet e fundit, kthimi nga kapitali ka rezultuar mesatarisht në nivelin 7.66%. Në kushte normale, ky nuk është një nivel shumë i lakmuar kthimi për një investitor.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit të tregut, varësinë e lartë nga produktet e detyrueshme dhe konkurrencën e fortë me komisione që kompanitë zhvillojnë me njëra-tjetrën, përfitueshmëria e aktivitetit të sigurimeve mund të vlerësohet relativisht e kënaqshme./Monitor

rritja e cmimeve

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit