Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tendencat më afatgjata dëshmojnë një rritje me ritme të shpejta të pagës mesatare në sektorin financiar, në linjë me rritjen e pagave në të gjithë ekonominë.

Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me 6.1% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare bruto në grupin aktivitete financiare dhe të sigurimit në tremujorin IV 2025 arriti në 173,283 lekë në muaj, shumë afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave, që ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Tendencat më afatgjata dëshmojnë një rritje me ritme të shpejta të pagës mesatare në sektorin financiar, në linjë me rritjen e pagave në të gjithë ekonominë. Që nga fundi i vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në këtë sektor është rritur me 50%.
Sektori financiar vazhdon të ketë me një diferencë të konsiderueshme pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Paga në sektorin financiar është afërsisht dy herë më e lartë se paga mesatare në ekonominë shqiptare dhe 32% më e lartë se sektori i dytë më i paguar, ai i informacionit dhe komunikimit.
Të dhënat paralele nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e sektorit bankar për personelin u rritën për të pestin vit radhazi në 2025. Vitin e kaluar, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 20.2 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e shpenzimeve të personelit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i punësimit, por sidomos nga rritja e pagave.
Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2025 bankat tregtare në vend raportuan 7856 të punësuar, në rritje me gati 10% krahasuar me një vit më parë. Punësimi në sektorin bankar është rritur për të gjashtin vit radhazi.
Në vitet e fundit, edhe sektori financiar është përballur me një trysni në rritje nga tregu i punës, sidomos në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm. Qarkullimi relativisht i lartë i stafit në këto pozicione ka diktuar nevojën për të rishikuar pagat.
Megjithatë, rritja e pagave është mbështetur edhe nga performanca pozitive e sektorit dhe rritja e fitimeve gjatë viteve të fundit. Mbështetur në dhënat paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi neto i sektorit bankar për vitin 2025 arriti vlerën e 35.2 miliardë lekëve, në rënie të lehtë me 1.6% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, sektori duket se po hyn në një fazë të re zgjerimi, të shoqëruar edhe me hyrjen në treg të dy bankave të reja. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë dha miratimin paraprak për licencimin e degës së Bankës Ziraat dhe të Bankës Jet. Hyrja në treg e bankave të reja ka tendencën të shtojë konkurrencën për burime të specializuara njerëzore dhe të krijojë premisa të reja për rritjen e pagave./Monitor.al
Foto ilustruse Në një botë ku tensionet gjeopolitike janë bërë pothuajse rutinë, ekonomia globale po lëviz mbi nj&e...
Foto ilustruse Teksa të ardhurat buxhetore po mbështeten te puna, shpërndarja e tyre po favorizon shpenzimet kapitale. Vitin e kaluar, qever...
Foto ilustruse Ekonomia shqiptare dha shenjat e para të lodhjes, pas një periudhe kur buxheti i shtetit u ushqye nga bumi i ndërtimit, shifr...
Foto Ilustruese TIRANË- Ekonomia me përqendrimin më të madh të makinave në botë vazhdon të tërheqë invest...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas shpërthimit të konfliktit n&e...
Foto ilustruse Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme, shqiptarët po e blejnë naftën n&eum...
Administrata tatimore ka paralajmëruar se do të rikategorizojnë të ardhurat e të vëtëpunësuarve, për rastet q&eum...
Foto ilustruse Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka mbyllur tremujorin e fundit të vitit 2025 me një ecuri kryesisht pozitive, ku z...
Foto ilustruse Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nu...
Foto ilustruse Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), met...