Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 35,1%, në krahasim me Prill 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 34,5%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 35,7%;

Muaji prill i këtij viti ka rezultuar dukshëm më pozitiv sesa ai i një viti më parë kur ende pandemia ishte një problem kryesor. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë se në strukturat akomoduese ka pasur rritje të shfrytëzimit të kapaciteteve. Rritja është reflektuar si për vizitorët rezident edhe për ata jo rezident.
“Në muajin Prill 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 35,1%, në krahasim me Prill 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 34,5%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 35,7%;
Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 59,0%, në krahasim me Prill 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 44,2%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 72,3%” thuhet në publikim.
“Gjatë muajit Prill 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 35,1%, krahasuar me Prill 2021.
Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 62,0%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 56,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,6 herë.
Në muajin Prill 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (50,1%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (58,9%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,3%)” vlerëson INSTAT.
“Gjatë muajit Prill 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 59,0%, në krahasim me muajin Prill 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 72,4%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,7 herë.
Në muajin Prill 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (55,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,5%)” thuhet në publikim.
“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët matin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 10,2%, kundrejt 7,7% që ishte në muajin Prill 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,4%, kundrejt 6,2% që ishte në muajin Prill 2021” nënvizon INSTAT./MONITOR
Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë...
Rënia e importeve të naftës u thellua më tej në muajin maj, duke reflektuar një brejtje të konsumit prej rritjes së &c...
Taksa Teksa më 30 qershor 2022 përfundon afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla Instituti i Kontabi...
Vetëm 15% e aksionerëve më të rinj të 130 bizneseve më të mëdha me kapital shqiptar në vend janë më t&e...
Bitcoin SHBA- Çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë në valën e fundit të tronditjeve të...
Foto ilustruese Kriza e drithërave dhe çmimet e tyre kane qenë pjesë e debateve të fundit politike. Fushata e korrjes së gr...
Foto ilustruese Varësia e buxheteve bashkiake po rritet nga viti në vit nga të ardhurat që burojnë nga lejet e ndërtimit, duk...
Foto Ilustruese Mungesa e drithit vë në rrezik me dhjetëra miliona njerëz në botë. Lufta, moti ekstrem dhe kontrollet e ekspo...
TIRANË- Me një vendndodhje shumë të favorshme dhe çmime të përballueshme, Shqipëria është një mundë...
Tirana Struktura e ekonomisë së Tiranës ka pësuar ndryshime në pesë vitet e fundit duke reflektuar një ulje të akti...