LIVE UPDATES
Ekonomi

Instituti i Kontabilistëve letër Tatimeve: 10 probleme të pazgjidhura me fiskalizimin 

Sipas IKM mbetet ende e pazgjidhur çështja e kursi të këmbimit në rastin e eksporteve, sipas ligjit për TVSH-në duhet të jetë ai i Bankës së Shqipërisë në ditën e lëshimit të faturës, kurse sipas ligjit të fiskalizimit kursi që duhet të përdoret në SelfCare është kursi i këmbimit që përdor dogana, që është i ndryshëm dhe sjell kështu diferenca.

20 Qershor 2022, 07:04 Nga A.B
Instituti i Kontabilistëve letër Tatimeve: 10 probleme të
Taksa

Teksa më 30 qershor 2022 përfundon afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) në një letër drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ngre shqetësimin për 10 çështje ende të pazgjidhura të fiskalizimit që do të penalizojnë bizneset.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha për “Monitor” se kjo periudhë tranzitore, nuk arriti të zgjidhte disa probleme të procesit që do të shtojnë rastet e gjobitjes së bizneseve.

“Ne kemi ende të pazgjidhur çështjen e deklaratës doganore që vjen 7 ditë me vonesë, ndërsa ligji e parashikon që deklarata duhet të mbërrijë brenda 72 orëve. Si do të veprojë në këtë rast biznesi? Sigurisht që shumë problematika të pazgjidhura do të rëndojnë bizneset pasi gjobat për subjektet e vogla do të fillojnë të aplikohen pas 30 qershorit 2022, sipas ndryshimeve të Aktit Normativ në ligjin “Për procedurat tatimore”.

Ndërkohë nga tatimet mbeten të pazgjidhura një sërë çështjesh të cilat i janë paraqitur në një letrën nga IKM edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT)”, thotë ai.

Konkretisht, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) në letrën dërguar DPT në fund të muajit maj ngre shqetësimin për librin e blerjeve dhe shitjeve në portalin SelfCare, që nuk është i strukturuar dhe formatuar në përputhje me ligjin e TVSH-së, duke evidentuar kështu një konflikt me ligjin për TVSH-në.

Referuar kësaj problematike DPT sqaron se po konsiderohen disa propozime për ndryshime ligjore në Udhëzimin e TVSH-së, të cilat lidhen me disa elemente shtesë të faturës, sipas përcaktimeve në ligjin 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar.

Po ashtu, edhe kartat e debitit dhe kreditit konsiderohen mënyrë e ndryshme pagese nga ajo që parashikon ligji i TVSH-së. Për këtë problematikë DPT sqaron se ligji nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në RSH” i ndryshuar, rregullon procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë, si dhe parimet e organizimit e të funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Ndërsa ligji nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, (ligji i fiskalizimit), ka për objekt përcaktimin e parimeve, rregullave, kritereve, detyrimeve, afateve dhe procedurave që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit, lidhur me lëshimin e faturës, faturën shoqëruese dhe faturën elektronike, përmbajtjen e faturave, regjistrimin e të dhënave dhe procedurën e fiskalizimit të lëshimit të faturave.

“Pra, transaksionet që do të kryhen me karta debiti ose krediti, do të konsiderohen transaksione me para në dorë, sipas përcaktimit të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar. Gjithmonë në të tilla raste do të merren parasysh përcaktimet ligjore të ligjit specifik”, pohojnë tatimet në përgjigjen dërguar IKM-së.

Sipas IKM mbetet ende e pazgjidhur çështja e kursi të këmbimit në rastin e eksporteve, sipas ligjit për TVSH-në duhet të jetë ai i Bankës së Shqipërisë në ditën e lëshimit të faturës, kurse sipas ligjit të fiskalizimit kursi që duhet të përdoret në SelfCare është kursi i këmbimit që përdor dogana, që është i ndryshëm dhe sjell kështu diferenca.

“Sipas ligjit nr. 92/2014 “Për TVSH-në” i ndryshuar, “importimi i mallrave” kuptohet: çlirimi për qarkullim të lirë i mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, siç përcaktohet në legjislacionin doganor në fuqi. Ndërsa, sipas po të njëjtit legjislacion, eksporti është dërgimi i mallrave jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për përcaktimin e kurseve të këmbimit, si në rastin kur kryhet import apo eksport, do të konsiderohet kursi që përcakton administrata doganore në momentin e kryerjes së procedurave të importit apo eksportit”, pohojnë tatimet”, sqarojnë tatimet.

Për faturat e refuzuara që shfaqen në libra dhe në pasqyrën mujore, por jo tek transaksionet dhe anasjelltas, DPT ka sqaruar se shfaqja e faturave të refuzuara nga blerësi, në menunë “Pasqyra Mujore – Artikulli i librit të blerjes” është një problematikë e raportuar edhe më parë tek pala mirëmbajtëse dhe po punohet për trajtimin, zgjidhjen dhe saktësimin sa më parë të këtij problemi.

Një tjetër shqetësim gjithashtu konstatohet nga tatimpaguesit lidhur me sigurinë e të dhënave dhe ruajtjen e konfidencialitetit të tyre, duke konsideruar që në SelfCare logohesh nëpërmjet llogarisë së tatimpaguesit në e-Albania. Sipas tatimeve kredencialet e llogarisë së biznesit në portalin e-Albania, janë të dhëna sensitive dhe konfidenciale, ku garantimi dhe ruajtja e tyre është përgjegjësi personale direkte, për shkak se fjalëkalimi është i fshehtë dhe vendoset nga vetë tatimpaguesi në momentin e hapjes fillestare të llogarisë.

“Për të evituar cenimin e ruajtjes së të dhënave konfidenciale që përmban portali e-Albania, nga pala mirëmbajtëse po shikohen mundësi të tjera alternative e aksesimit në sistem.”

Çështje tjetër që konsiderohet e pazgjidhur nga kontabilistët është kur tatimpaguesit e vegjël dhe ata të zonave rurale nuk kanë infrastrukturën e duhur për të realizuar me sukses procesin e fiskalizimit.

“Administrata tatimore është organ ekzekutues dhe zbatues i akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ndaj nuk mund të ndërmarrë iniciativa, të pamiratuara nga instancat kompetente. Administrata tatimore shpreh gatishmërinë e plotë për zbatimin me efektivitet të të gjitha iniciativave ligjore dhe nënligjore që mund të miratohen nga instancat kompetente, në kuadër dhe të trajtimit të problematikës së parashtruar nga ana juaj,” thuhet në reagimin e DPT.

Sakaq, kontabilistët pohojnë se kompanitë softuerike nuk ofrojnë zgjidhje teknike për kërkesat ligjore të fiskalizimit. Për këtë shqetësim, DPT sqaron se kompanitë e certifikuara si zgjidhje software-ike për fiskalizimin, certifikohen nga një komision i përbashkët AKSHI dhe DPT, sipas kritereve dhe skenareve të përcaktuara nga VKM nr.239, datë 20.3.2020 “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit, si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike” i ndryshuar.

“Nga ana e DPT­ AKSHI po ndërmerren hapa ligjore për krijimin e një komisioni monitorimi të kompanive të certifikuara mbi zbatimin korrekt të procedurave dhe dispozitave ligjore nga ana e tyre, si edhe marrjen e masave të nevojshme për shkeljet e evidentuara”.

Për vetëfaturimet (pra rasti i “faturave lëshuar nga blerësi”) në disa software që ndodh të shfaqen edhe në libër shitje. Sipas tatimeve në këtë rast është e nevojshme vënia në dispozicion e disa rasteve konkrete, për të kryer verifikimet e nevojshme.

Ndërsa për kur nuk është i mundur modifikimi i faturës së fiskalizuar nga operatorë të ndryshëm nga ai që e ka lëshuar faturën origjinale DPT në shkresën dërguar IKM sqaron se korrigjimi i faturës së fiskalizuar kryhet duke vendosur si reference, numrin NSLF të faturës origjinale, e cila po korrigjohet.

“Korrigjimi nuk lidhet detyrimisht me operatorin, i cili lëshon faturën, por lidhet detyrimisht me numrin NSLF të faturës origjinale. Në këtë rast është e nevojshme vënia në dispozicion e disa rasteve konkrete, për të kryer verifikimet e nevojshme dhe trajtimin e problematikës.,” shprehet DPT.

Nga kontabilistët është ngritur edhe problematika e mospërcaktimit në legjislacionin e fiskalizimit dhe nuk është parashikuar as në SelfCare procedura dhe mënyra se si duhet të deklarohen nga ana e tatimpaguesit pagesat e faturave jo nëpërmjet bankës.

“Për faturat e lëshuara për transaksionet me para në dorë, gjendja e arkës do të shtohet automatikisht sipas vlerës së faturave të lëshuara. Nëse gjatë ditës, tatimpaguesi arkëton mjete monetare që shtojnë gjendjen e arkës fizike të tij, duhet të regjistrojë mandat arkëtimet (cash-in) më përshkrimin “Depozitime të parave”. Nëse tatimpaguesi kryen pagesa nëpërmjet arkës, ai duhet të regjistrojë mandat pagesat (cash out) më përshkrimin “Tërheqja e parave të gatshme”.

Këto veprime mund të kryhen si në portalin SelfCare, ashtu edhe në programet e certifikuara si zgjidhje software-ike. Sipas legjislacionit në fuqi, detyrimi për regjistrimin dhe deklarimin e pagesave të faturave të fiskalizuara është vetëm për faturën elektronike pa para në dorë. Në kuptim të ligjit 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, arka konsiderohet pajisja elektronike e faturimit për pagesa me para në dorë, dhe nuk ka kuptimin e arkës për qëllime kontabël”, sqarojnë tatimet.

Sipas të dhënave të DPT prej datës 1 Janar 2021 deri me 18 Maj 2022 janë fiskalizuar 70% e totalit të bizneseve aktive. Nga 118,953 që është totali i bizneseve aktive sipas të dhënave të tatimeve 83,202  prej tyre rezultojnë të fiskalizuar. Rreth 82% e bizneseve të vogla janë të pajisur me certifikatë elektronike për fiskalizimin. Në total nga 1 janar 2021 deri më 18 maj 2022 janë 74,647  tatimpagues të vegjël aktivë të pajisur me certifikatë fiskalizimi nga 92,000 që është totali i biznesit të vogël aktiv. Nga nisja e fiskalizimit deri tani janë lëshuar 339 milonë fatura të fiskalizuara. /MONITOR

instituti i kontabilisteve tatime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet