LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, por ka prodhimin më të ulët të qumështit për frymë

Shtete si Irlanda, Danimarka, Holanda, Estonia renditen të parat në listë sa i përket qumështit të prodhuar për qytetar në vit, me shifra që arrijnë deri në gati 1900 kg për frymë në vit. (Shiko grafikun: prodhimi i qumështit të papërpunuar në vit)

29 Nëntor 2022, 15:39 Nga k.m.
Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, por ka prodhimin
Foto ilustruese

Ndonëse Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja e Bashkimit Europian, ajo mbledh dhe përpunon shumë pak qumësht. Eurostat ka publikuar të dhënat vjetore mbi prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij në vendet e Europës, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Vendi ynë arrin të mbledhë mesatarisht 100-120 mijë ton qumësht në vit.

Në raport me popullsinë, Shqipëria me kapacitetet aktuale arrin të prodhojë mesatarisht 41 kg në vit për qytetar qumësht të papërpunuar. Krahasuar me 36 vendet e marra në shqyrtim, sasia që vendi arrin të mbulojë është ndër më të ulëtat. Shtete si Irlanda, Danimarka, Holanda, Estonia renditen të parat në listë sa i përket qumështit të prodhuar për qytetar në vit, me shifra që arrijnë deri në gati 1900 kg për frymë në vit. 

Shqipërisë i ulet me 30% numri i gjedhëve në krahasim me 2001-n

Shqipëria ka prodhuar 114 mijë ton qumësht të papërpunuar gjatë 2021. Në raport me popullsinë prej 2.79 milionë banorë, prodhohet në 3.4 kg qumësht i papërpunuar në muaj. Industria e përpunimit të qumështit në vend po kalon një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove. Prodhuesit ankohen se ju është shtrenjtuar lënda e parë, energjia elektrike kushton më shtrenjtë, çmimi i gazit, çmimi naftës dhe materialeve paketuese është rritur çka po vështirëson çdo ditë e më shumë sektorin e përpunimit.

Faktori tjetër i rëndësishëm është rënia e blegtorisë, e ndikuar dhe nga emigracioni, që ka ulur disponueshmërinë e lëndës së parë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i gjedhëve ka rënë me 30% nga viti 2001, duke zbritur në rreth 200 mijë në 2021-n “Problematika më e madhe është mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend.

Vështirësia për të gjetur sasinë e duhur të qumështit nga fermat rrjedhimisht ka prishur ekuilibrat e çmimit. Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës e kalon çdo shtet të Europës.

"Të mos harrojmë që lënda e parë qumësht është rreth 65% e kostos totale të produktit final dhe një ndryshim në këtë kosto ka ndikim shumë të madh në koston totale,”- pohoi Taulant Pupa administratori i kompanisë “Vita 2001”.

Rënia e prodhimit dhe shtrenjtimi i çmimeve nga ata që janë prodhuesit e parë të këtij produkti ka bërë që fabrikat të hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët. çka mund të përkthehet në mungesa në nënproduketet e tjera.

Këta dy faktorë kanë nxitur rritjen e ndjeshme të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit për nëngrupin qumësht, djathë dhe vezë shënoi një rritje rekord prej 24.3% në tetor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qenë grupi i dytë me rritjen më të lartë, pas vajit dhe yndyrave.

Bashkimi Europian, stabilitet në prodhimin e qumështit

Situata në vendet e Europës duket më e qëndrueshme. Fermat e BE-së prodhuan rreth 161 milion ton qumësht të papërpunuar përgjatë vitit 2021 ose 0.7 milion ton më tepër se një vit më parë. Ky stabilitet në prodhim mbështet nga prodhimi i lartë për frymë nga fermat në Irlandë me 1,888 kg/frymë, Danimarkë me 962 kg/frymë, Holandë më 879 kg/frymë në vit.

Rendimenti mesatar i qumështit për lopë në BE arriti në 7,682 kg në 2021 ndërkohë që çmimi i prodhimit të qumështit në BE u rrit ndjeshëm rreth +7,4% krahasuar me vitin 2020. Ndër nënproduktet e tjera u prodhuan 2.3 milion ton gjalpë nga 44,4 milion ton qumësht i plotë; 10.4 milion ton djathë nga 61.4 milion ton qumësht i plotë dhe 16.4 milion ton qumësht i skremuar.

Sipas Eurostat, Gjermania prodhon sasinë më të lartë të qumështit, gjalpit, kosit dhe djathit krahasimisht me çdo shtet tjetër anëtar. Kjo e fundit së bashku me Spanjën, Francën, Italinë dhe Poloninë përbëjnë rreth dy të tretat e qumështit të prodhuar në BE në vitin 2021.

Ndërkohë që Holanda ishte prodhuesi i dytë më i madh i produkteve të kosit dhe i katërti më i madhi i djathit, ndërsa Irlanda ishte prodhuesi i tretë më i madh i gjalpit dhe e pesta më e madhe e kosit./Monitor

prodhimi i qumeshtit

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Nëntor 2022, 07:04 A.B

Nafta, shumë xhiro për asgjë

Nafta Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit