LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimet rriten, pagat jo, 24 vite më tepër duhet të punojmë për të blerë një apartament krahasuar me 2015-ën

Sipas Indeksit të Pronave publikuar së fundmi nga Keydata Albania, një njësi e “Çelësi Media Group”, rezulton se çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë është 1,214 euro/m2 në fund të 9 mujorit 2022, nga 870 euro/m2, që ishte në 2015-n, duke u shtrenjtuar me rreth 40%.

29 Nëntor 2022, 07:03 Nga DOSJA
Çmimet rriten, pagat jo, 24 vite më tepër duhet të
Foto ilustruese

Me çmimet e apartamenteve që pothuajse janë dyfishuar brenda një dekade dhe pagat që janë rritur me ritme shumë më të ulëta (të indeksuara me inflacionin) një shqiptar mesatar duhet të punojë sot rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet.

“Monitor” ka përllogaritur se sa vite punë më tepër nevojiten për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90 metra katror, me supozimin se 70% e të ardhurave të individit me pagë mesatare mujore shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të përditshme dhe pjesa e mbetur për shlyerjen e kësteve të kredisë (kur merr kredi në bankë, kjo e fundit kërkon që maksimumi 30% e të ardhurave të shkojnë për shlyerjen e këstit të huasë).

Nga llogaritjet, që marrin në bazë inflacionin, interesat e kredive dhe vlerën në kohë të parasë, rezulton se një pagamarrës mesatar duhet të punojnë 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti prej 90 m2, në krahasim me kohën që i duhej shtatë vite më parë (2015).

Përkeqësimi i aftësisë blerëse brenda një periudhe shtatë vjeçare (2015-2022) lidhet ngushtë me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave ose rënien e tyre në terma realë dhe rritjen e shumës që duhet marrë hua për shkak të shtrenjtimit të ndjeshëm të çmimeve të apartamenteve.

Sipas Indeksit të Pronave publikuar së fundmi nga Keydata Albania, një njësi e “Çelësi Media Group”, rezulton se çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë është 1,214 euro/m2 në fund të 9 mujorit 2022, nga 870 euro/m2, që ishte në 2015-n, duke u shtrenjtuar me rreth 40%. Ylli Sula, CEO i “Çelësi media Group” pohon se në çmimin mesatar përfshihen si apartamentet e reja ashtu dhe ato të vjetra, ndërsa mesatarja e apartamenteve të reja është edhe më e lartë, pasi ndërtimet e reja janë shtrenjtuar me ritme më të larta.

Banka e Shqipërisë, që publikon indeksin Fisher, që mat ecurinë e banesave të reja bëri të ditur se në fund të 6 mujorit të parë 2022, çmimet e apartamenteve ishin rritur me 39%, në krahasim me vetëm një vit më parë. Ndryshe nga apartamentet që kanë “fluturuar”, pagat reale janë rritur shumë më ngadalë. Sipas INSTAT, në fund të 6 mujorit të parë, paga mesatare në vlerë nominale ishte rreth 60.6 mijë lekë, nga 45.6 mijë lekë në fillim të vitit 2014, me rritje prej 32%. Ndërsa e indeksuar me inflacionin (që mat realisht fuqinë blerëse duke marrë në konsideratë dhe shtrenjtimin e çmimeve gjatë të njëjtës periudhë), paga reale është rritur me rreth 20%.

Sa ka kushtuar në Tiranë blerja e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2, ndër vite?

Një apartament me sipërfaqe 90 m2 i kushton sot “një tiranasi” mesatarisht 12,7 milion lekë, pa përshirë këtu asnjë kosto shoqëruese si mobilim, sigurim i pronës apo taksa mbi pasuritë e paluajtshme etj. Një individ me pagë mesatare do të duhet të punojë 64 vjet sot që të blejë një shtëpi (duke supozuar që 30% të të ardhurave shkojnë për marrjen e një kredie dhe 70%).

Ndërkohë që për të njëjtin apartament ndër vite individi paguante shumë më pak. Në 2015 një hyrje kushtonte mesatarisht 6.4 milion lekë dhe me pagën mesatare të asaj periudhe, atij do ti duheshin 40 vite punë. (shiko grafikun: Sa vite duhen mesatarisht për të blerë një apartament?) Përllogaritja e mësipërme merr për bazë të ardhurat e disponueshme të një familje të indeksuara me normën e inflacionit, çmimin mesatar të një metri katror në Tiranë, vlerën në kohë të parasë si dhe normat mesatare vjetore të interesit të kredive sipas Bankës së Shqipërisë.

Diferenca thellohet në 25 vite më shumë për zonën brenda “Unazës së vogël”, ndërsa e vetmja zonë paksa favorizuese për qytetarët duket se vijon të mbetet ajo jashtë “Unazës”. Negativisht në aftësinë paguese për kredinë pritet të ndikojë dhe shtrenjtimi i normave të interesit të huave hipotekore. Në katër muajt e fundit huaja në monedhën vendase për individët për marrjen e një shtëpie është shtrenjtuar ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë në tetor, interesi mesatar arriti në 4.87%, nga 3.48% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2015. Shtrenjtimi i interesave të kredive reflekton politikën shtrënguese monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë nga muaji mars i këtij viti, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.75% në harkun e shtatë muajve. Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem, duke e bërë paranë më të shtrenjtë (shiko grafikun: Ecuria e interesave të kredive).

Numbeo: Çmimet e qendrës Tiranë-Athinë-Prishtinë

Sipas Numbeo, një metër katror në qendër të Tiranës kushton mesatarisht 2100 euro, teksa në kryeqytetin e Greqisë, Athinë kushton 2400 euro. Diferenca mes dy qendrave përkthehet në vetëm 16%. Nëse i referohemi pagave mesatare, sërish sipas Numbeo, një qytetar në Athinë paguhet rreth 900 euro, ndërkohë që një pagamarrës në Tiranë, sa gjysma e kësaj vlere.

Pra pavaresisht se në nivel pagash një shtetas shqiptar paguhet sa ½ e një shtetasi grek, në blerjen e një apartamenti në qendër të Athinës ky i fundit paguan vetëm 350 euro më tepër për metër katror, duke zvogëluar kështu kohën e fitimit të pronësisë së një apartamenti.

Për të mos shkuar shumë larg, po sipas site-it të mësipërm një apartament në qendër të Prishtinës kushton 40% me pak se një apartament në qendër të Tiranës, ndonëse pagat mesatare për të dy vendet nuk kanë diferencë të theksuar në vlerë Përkeqësimi i aftësisë blerëse të një apartamenti në Shqipëri lidhet ngushtësisht me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave në raport me çmimet e këtyre të fundit.

Marrë nga Monitor

banka e shqiperise instat

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Nëntor 2022, 07:04 A.B

Nafta, shumë xhiro për asgjë

Nafta Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më