LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria projektligj të ri për donacionet e sponsorizimet/ Regjistër Kombëtar te Tatimet, i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë

Ministri i Shtetit per Administraten Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunim me Ministrin për Turizmin, Kulturën dhe Sportin hodhën këtë draft për konsultim ku sipas relacionit që e shoqëron nënvizohet se në fokus është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në rastet e donacioneve.

14 Janar 2026, 14:48 Nga D.S
Shqipëria projektligj të ri për donacionet e sponsorizimet/
Foto ilustruese

Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet që synon të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 1994 të rishikuar ndër vite.

Ministri i Shtetit per Administraten Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunim me Ministrin për Turizmin, Kulturën dhe Sportin hodhën këtë draft për konsultim ku sipas relacionit që e shoqëron nënvizohet se në fokus është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në rastet e donacioneve.

“Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet është një ligj kuadër që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e organeve publike kur pranojnë donacione dhe sponsorizime, si dhe të nxisë sponsorizimet në Shqipëri në fusha që përbëjnë interes publik.

Në lidhje me organizatat jofitimprurëse, me qëllim mbrojtjen e interesit publik, projektligji ka një fokus më të ngushtë, duke përcaktuar rregulla vetëm në rastin e lidhjes së kontratave të sponsorizimit dhe nuk prek donacionet apo grantet që organizatat jofitimprurëse mund të përfitojnë. I njëjti parim vlen edhe kur përfitues janë organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet tregtare në fushën e prodhimit të filmit dhe industrisë audiovizive, si dhe individët në fushën e kulturës, artit, sportit në rastet kur përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar” thuhet në relacion.

I njëjti nënvizon fushat e zbatimit për donacionet dhe sponsorizimet e veprimtarive publike të tilla si: shërbimet sociale dhe veprimtaritë humanitare në mbështetje të grupeve në nevojë; artin, kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë; zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve; shëndetin publik dhe kujdesin shëndetësor; mbrojtjen e mjedisit dhe të klimës; sporti dhe edukimi fizik; shkenca, inovacioni dhe transformimi digjital; të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore.

“Pavarësisht synimit për të vendosur një kuadër të unifikuar rregullash për organet publike në rastet e pranimit të donacioneve ose sponsorizimeve për realizimin e veprimtarive me interes publik, projektligji parashikon shprehimisht se nuk zbatohet në rastet kur ligje të posaçme përmbajnë rregullime të ndryshme për donacionet e organeve publike, si dhe për donacionet që rrjedhin nga veprimtaria e institucioneve publike ndërkombëtare. Po ashtu, për shkak të rregullimeve të veçanta nga kuadri ligjor në fuqi, sindikatat dhe partitë politike nuk janë subjekte të këtij ligji. Nga ana tjetër, ky projektligj nuk krijon mbivendosje me kuadrin ligjor në fuqi për pastrimin e parave, luftën kundër terrorizimit apo parandalimin e konfliktit të interesave. Ai përforcon masat e integritetit dhe përmban një sërë rregullash që synojnë të rrisin transparencën dhe besimin e qytetarëve te organet publike” thuhet në relacion.

Sipas draftit për herë të parë parashikohet që Shqipëria të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.

Organet ligjzbatuese që kanë kompetenca në luftën kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe terrorizmit do të kenë akses të pakufizuar në Regjistër për të dhënat që lidhen si me organet publike ashtu edhe për subjektet e tjera përfituese të sponsorizimeve, donatorët e organeve publike dhe sponsorizuesit./Monitor.al 

donacionet regjistri kombetar i tatimeve

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit