LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave/ Pse Banka e Shqipërisë po shtrëngon "frenat" e kapitalit?

Sipas rregullores “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, shtesa kundërciklike e kapitalit ka si qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit, në rast se rregullatori gjykon se kjo rritje është shumë e shpejtë dhe mund të sjellë potencialisht rreziqe të shtuara për stabilitetin financiar.

8 Janar 2026, 07:32 Nga D.S
BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital
Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, në 0.5%, por ka paralajmëruar edhe njëherë një rritje të mundshme të saj, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të larta.

Sipas rregullores “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, shtesa kundërciklike e kapitalit ka si qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit, në rast se rregullatori gjykon se kjo rritje është shumë e shpejtë dhe mund të sjellë potencialisht rreziqe të shtuara për stabilitetin financiar.

Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka evidentuar edhe njëherë ritmin më të shpejtë të rritjes së kredisë krahasuar me rritjen ekonomike. Në tremujorin 2025, kredia për ekonominë u rrit me 10.9% në terma vjetorë, ndjeshëm mbi normën e rritjes së PBB-së së vjetorizuar për të njëjtën periudhë prej 5.4%.

Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet së pari në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit.

Vlerat e treguesit parësor mbeten negative, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, në tremujorin e tretë ky raport ishte -3.44 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja 2009-2025 vlerësohet në nivelin -7.7 pikë përqindje.

Hendeku për segmentin “individë” qëndroi në territor pozitiv për të dytin tremujor radhazi (0.28 pikë përqindje ), duke reflektuar rritjen e qëndrueshme të kredisë për familjet. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë thekson edhe njëherë se është e nevojshme të monitorohet ngarkesa me borxh e tyre dhe faktorët që ndikojnë në aftësinë paguese të familjeve.

Nga ana tjetër, hendeku për segmentin “biznes” mbetet në territor negativ, por prirja e ngushtimit të tij, në terma në terma vjetorë me rreth 1.3 pikë përqindje reflekton përmirësimin gradual të qasjes së bizneseve ndaj kredisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në mënyrë të ngjashme me familjet, edhe për bizneset është e nevojshme të vlerësohet nëse rritja e borxhit është shoqëruar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe të përfitueshmërisë së tyre, në mënyrë që të evidentohen në kohë presionet mbi aftësinë paguese dhe cilësinë e portofolit përkatës të kredisë.

Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.

Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).

Vlera e indeksit TPHP u rrit më tej në nivelin 0.66, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.

Zhvillimet e fundit pasqyrojnë një ritëm rritjeje pozitiv por disi më të ngadalësuar të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me të njëjtën periudhe një vit më parë.

Rritja e kësaj kategorie kredie vijon të regjistrojë vlera që tejkalojnë normën e rritjes nominale të PBB-së dhe normën e rritjes se tepricës totale të kredisë bankare. Megjithatë, vlera aktuale e normës së rritjes për këtë kredi mbetet nën vlerën e mesatares historike.

Indeksi i çmimit të banesave ka përforcuar ritmin rritës dhe qëndron mbi nivelet afatgjata të rritjes prej më shumë se një viti. Paralelisht, rritja e raportit ndërmjet çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe atyre të qirasë, tregon se çmimet e blerjes po rriten me shpejtësi më të madhe se qiratë, për të katërtin tremujor në radhë. Këto zhvillime tregojnë për një kërkesë të fortë në treg, por gjithashtu mund të shoqërohen me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit.

Lëvizjet në kreditimin për pasuri të paluajtshme dhe ndryshimet në indeksin e çmimeve të banesave kanë tendencën të ndikojnë duke përforcuar njëri-tjetrin. Kjo lidhje vlerësohet e rëndësishme për analizën dhe vendimmarrjen në kuadër të stabilitetit financiar. Nëpërmjet analizave të këtyre dy faktorëve, si dhe informacioneve indirekte që nxirren nga vlerësimi i borxhit të familjeve, mund të identifikohen shenja të mundshme të rreziqeve sistemike, të cilat mund të lindin nëse çmimet e pasurive të paluajtshme rriten në mënyrë të paqëndrueshme.

Me qëllimin për të moderuar ritmet e rritjes së kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë nivelin e normës së shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) në qershor 2024 dhe në dhjetor 2024, me nga 0.25%, në nivelin aktual prej 0.50%. Këto rritje të KUNC kanë hyrë në fuqi për t’u përmbushur përkatësisht në qershor dhe në dhjetor 2025.

Njëkohësisht, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ekspozimeve të bankave në tregun e pasurive të paluajtshme, në muajin maj 2025 Banka e Shqipërisë vendosi të zbatojë kufij të sipërm në dy tregues të standardeve të kredidhënies për pasuri të paluajtshme, raportin e kredisë ndaj vlerës së pronës dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.

Këto kufij janë vendosur të diferencuar sipas monedhës dhe sipas qëllimit të blerjes së pronës dhe zbatohen që prej datës 1 korrik 2025. Banka e Shqipërisë shprehet se, aktualisht, ndikimi i gjithë masave të mësipërme po monitorohet për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe nevojën e plotësimit të mundshëm të tyre./Monitor.al

banka shqiptare pbb kredia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet