LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e Transportit kërkon subvencionim të çmimit të naftës edhe për 'nëntor-dhjetor'! Paralajmërohet reduktim shërbimi nga data 1

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës kërkon vijueshmërinë e tij edhe për muajt në vazhdim, ose në të kundërt të ndërhyhet për dyfishimin e çmimit të biletës.

28 Tetor 2022, 22:30 Nga k.m.
Shoqata e Transportit kërkon subvencionim të çmimit të
Foto ilustruese

Çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e fuqisë punëtore janë problemet kryesore me të cilat po përballen sektori i transportit urban. Disa ditë para përfundimit të dhënies së subvencionit nga qeveria për rritjen e çmimit të naftës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës kërkon vijueshmërinë e tij edhe për muajt në vazhdim, ose në të kundërt të ndërhyhet për dyfishimin e çmimit të biletës.

Shoqata paralajmëron se nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e tyre nga 1 nëntori, operatorët e transportit në Tiranë do të ofrojnë shërbim të reduktuar. Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës, qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo është paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit.

E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës në muajt mars-prill-maj. Ndërsa në muajt qershor dhe korrik, transporti urban në tërësi, vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, pasi mungoi subvencionimi. Operatorët në muajin gusht paralajmëruan ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merren masa.

Operatorët e transportit rrezikojnë të mbeten sërish pa subvencionim të naftës për muajt nëntor -dhjetor. Kryetari i Shoqatës Kombëtare së Transportit Qytetës, Kostandin Foni, kërkon vijueshmërinë e fondit për subvencionin e naftës. Nëse nuk do të vijohet për dhënien e subvencionit të naftës, kryetari i Shoqatës pohon që të merret në konsideratë kërkesa e tyre për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban në Tiranë në 80 lekë dhe kërkesat fiskale për ulje të taksave.

“Fillimisht shoqata kërkon transparencë për shpërndarjen e dy fondeve për subvencionimin e naftës, atë të mars-prill-maj dhe të periudhës gusht-shtator-tetor, se sa para janë përdorur deri tani dhe nëse ka mbetur pa u përdorur i gjithë fondi a është mundësia e shpërndarjes së tij. Nëse nuk do vijohet me subvencionimin e naftës nga qeveria, të paktën vijohet me subvencionim e fondit të bashkisë për nëntor-dhjetor. Subvencioni i Bashkisë së Tiranës është për perfomancën e shërbimit e operatorit. Por edhe ky, është në vlera të papërfillshme për shkak të çmimit të lartë të karburanteve. Problemi kryesor mbetet stabilizimi financiar i sektorit. Kompanitë e transportit nuk mund të qëndrojnë në varësi të subvencioneve. Vetë ne e kemi të pamundur të përballojmë blerjen e karburantit, në kushtet kur çmimi gati është dyfishuar. Nëse nuk do të vijohet me subvencionin, të plotësohet kërkesa për rritjen e çmimit të biletës në 80 lekë nga 40 lekë që është sot, si dhe të ulen taksat. Për TVSH-në në shitje të biletave, kemi kërkuar të ulet deri 6%, të hiqet akciza e karburantit, taksa e qarkullimit që është demotivuese, si dhe rimbursimi i kategorive që përfitojnë udhëtim falas”, pohon ai.

Shoqata Kombëtare Transportit Ndërqytetës ngre edhe shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore.

“Edhe mungesa e stafit është ndër problematikat kryesore e sektorit. Të rinjtë të punësuar si faturino po emigrojnë drejt Anglisë, ndërsa shoferët në Gjermani, pasi nuk kanë siguri te sektori ku punojnë, nuk kanë të ardhme. Kompanitë nuk janë në gjendje të ofrojnë rritje rroge. Nuk janë të aftë të bëjnë shërbime për autobusët”, veçon Kostandin Foni.

Për shkak të emigrimit të lartë të popullatës sektori i transportit urban vijon të vuajë rënien e numrit të pasagjerëve. Sipas të dhënave të shoqatës aktualisht numri i pasagjerëve është 40 % më pak se 2019./Monitor

shoqata kombëtare e transportit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet