LIVE UPDATES
Ekonomi

Sezoni turistik, në Durrës mbi 90% e hoteleve të zëna, më dobët bregdeti i Himarës

Çmimet gjatë restoranteve të shëtitores nuk kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, ose kanë shënuar rritje të lehtë me 30-50 lekë për pjatë. Një picë kushton nga 300-700 lekë, sallata nga 250 lekë, pjatat me mish e peshk fillojnë nga 800-900 lekë, risotto nga 500 lekë.

9 Gusht 2022, 07:23 Nga d.a.
Sezoni turistik, në Durrës mbi 90% e hoteleve të zëna,
Plazh

TIRANË- Operatorët turistikë të bregdetit të Durrësit-Golemit janë të vetmit që nuk po ankohen për ecurinë e aktivitetet këtë sezon.

Në sportelin e hotel “Elba”, pranë Shkëmbit të Kavajës, një çift i ri po bën ‘check-in’. Punonjësja i shpjegon se janë të përfshira të gjitha vaktet dhe pije pa limit. Kur e pyesim nëse ka dhoma bosh, sipërmarrësja pohon se edhe mund të gjejnë, po përgjithësisht hoteli është i zënë.

Çmimi për një person është 65 euro në ditë, me të gjitha vaktet e përfshira (all inclusive) dhe pije pa limit gjatë gjithë ditës, parkim e çadra. “Jemi biznes familjar”, thotë ajo, nëse i rri punës në kokë dhe mban çmime të mira, nuk ka pse ankohesh.

Më tutje,  në Hotel “Arbëria”, kamarieri të thotë që nuk ka asnjë dhomë të lirë. Edhe te hotel “Andi”, ku dhoma për dy persona kushton 65 euro, me mëngjes, nuk ka asnjë vend të lirë.

Çmimet gjatë restoranteve të shëtitores nuk kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, ose kanë shënuar rritje të lehtë me 30-50 lekë për pjatë. Një picë kushton nga 300-700 lekë, sallata nga 250 lekë, pjatat me mish e peshk fillojnë nga 800-900 lekë, risotto nga 500 lekë.

Edhe në hotelet më luksoze sërish nuk gjen vende. Sporteli i “Dolce Vita” është i mbushur me turistë që prsin radhën për ‘check in’. Punonjësi në sportel thotë se nuk ka asnjë dhomë të lirë për momentin. Çmimi është 80 euro nata dhoma për dy persona, me mëngjes të përfshirë.

Është ora e darkës dhe salla e Hotel “Bonitës”, që vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshëm kapacitet është plot me turistë, që kryejnë vetëshëbim. Në sportel të thonë se për momentin nuk ka asnjë dhomë bosh, por mund të lirohen pas disa ditësh. Çmimi është 80 euro për person/ditë, me katër vakte të përfshira dhe pije pa limit. Në oborr ka makina nga e gjithë Europa, por mbizotërojnë targat nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ka dhe shumë polakë, të thonë në sportel, që vijnë me charter-a.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, thotë se nga vlerësimet e tyre për fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, bregdeti i Durrësi-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar. “Si kapacitet i shfrytëzimit të hoteleve dhe plazheve, përveç Durrësit, të tjerët janë më keq se vitin e kaluar”.

Ai thotë se Bregdeti Durrës- Kavajë ka një zënie të kapaciteteve mbi 90%.

Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%.

Bregdeti i Sarandes është mbi 70%; Bregdeti i Vlores 75-80%

Më dobët, sipas tij, këtë vit paraqitet bregdeti i Himarës, që ka një zënie të kapaciteteve prej 55-60%.

Dobët rezulton dhe Shëngjini këtë vit, ku Kasa thotë se zënia e kapaciteteve është 70-75%.

Modeli i ri i zhvillimit të turizmit në qytetin bregdetar të Durrësit, që në fakt ishte i pari që u godit nga betonizimi masiv, tashmë duket se e ka gjetur rrugën e suksesit.

Vitet e fundit, ndërtimi i hoteleve me standard dhe kapacitete, që futën shërbimin të gjitha të përfshira (pas rritjes së kërkesës dhe parablerjeve nga agjencitë e huaja turistike), shndërrimi i pallateve të vijës së parë kryesisht në hotele apo apartamente të menaxhuara, çmimet konkurruese, hapësira bregdetare dhe shëtitorja, kanë sjellë vlerë të shtuar për zonën dhe kanë ndikuar në rritjen e punësimit.

Në kontrast, qeveria nuk ka arritur të mbështesë këtë zhvillim as me ndërtimin e një infrastrukturë minimale, që ende pas shumë vitesh nuk ka përfunduar.

Të huajt po mbajnë në këmbë turizmin këtë vit

Deri në qershor, të dhënat e fundit të disponueshme të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 16% më shumë për 6 mujorin se e njëjta periudhë e 2019-s dhe 40% më shumë vetëm në qershor.

Duket se janë të huajt që po e mbajnë në këmbë turizmin këtë vit dhe kryesisht në bregdetin e Durrësit e atë të Vlorës e Sarandës, ndërsa pushuesit vendas janë në rënie. Kjo për disa arsye:

-Së pari, vitin e kaluar shumë vende kishin kufizime për të udhëtuara, çka bëri që shumë pushues të zgjidhnin Shqipërinë. Tashmë shumë prej tyre kanë ikur jashtë, të nxitur dhe nga biletat ajrore më të lira. Turqia mbetet një vend i preferuar, por edhe shtete të Europës si Portugalia, Spanja, apo edhe Greqia e Italia që janë destinacione të përvitshme.

-Së dyti, emigracioni po ndikon çdo aspekt të ekonomisë së vendit, teksa ikja e të rinjve ka ulur dhe fluksin e turistëve në zonën e Jugut, që ishte e preferuar për këtë grupmoshë. Operatorët thonë se dhe jeta e natës është e dobët këtë vit.

-Së treti, çmimet e larta dhe perceptimi për raportin cilësi -çmim kanë bërë që shumë pushues të refuzojnë në heshtje bregdetin e zonës së Himarës dhe Dhërmiut, që po rezulton këtë sezon me zënien më të ulët të kapaciteteve hoteliere. Në këto zona çmimet maksimale arrijnë deri në 350 euro dhoma/natë, nga 280 euro vitin e kaluar.

-Rritja e çmimeve është një tjetër faktor që ka ndikuar negativisht. Në korrik inflacioni arriti në 7.5% më i larti në 20 vjet, ku ndikim kryesor e dha shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburanteve.

Operatorët turistë pohojnë se është shkurtuar koha e pushimeve në 4-5 ditë, nga një javë që ishte normalja më parë, ndërsa janë reduktuar dhe udhëtimet e fundjavave. Kjo konfirmohet indirekt dhe nga konsumi i karburanteve, që në korrik dhe gusht po rezulton më i ulët se vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Shoqata e Hidrokarbureve./Monitor/

rrahman kasa turizmi ne shqiperi rritja e cmimeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin