LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, vendi i drejtorëve! Për çdo 20 punonjës, ka 1 CEO, mbi 33 mijë në total

Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë mes 33 mijë drejtuesve dhe numrit të të punësuarve në total, do të shohim se kjo peshë fiksohet në 5%, çka nënkupton se në Shqipëri ka 1 “Drejtor” për çdo 20 punonjës.

6 Gusht 2022, 20:14 Nga F.M
Shqipëria, vendi i drejtorëve! Për çdo 20 punonjës,
Drejtorë

TIRANË- Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si “CEO”. Por sa individë mbajnë tituj drejtues në Shqipëri dhe cilat janë të ardhurat e tyre mesatare? Për ti dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, “Scan Intel” ka analizuar shifrat për 694,356 individëve, sipas të dhënave të muajit prill të vitit të kaluar, të bëra publike vetëm pak kohë më parë. Kështu, rezulton se në Shqipëri figurojnë të deklaruar pranë organeve tatimore të paktën 33,800 drejtues, disa prej të cilëve të emërtuar si “Kryetarë”, “Drejtorë”, “Titullarë Institucionesh” dhe “Administratorë”. Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë mes 33 mijë drejtuesve dhe numrit të të punësuarve në total, do të shohim se kjo peshë fiksohet në 5%, çka nënkupton se në Shqipëri ka 1 “Drejtor” për çdo 20 punonjës.

Shqipëria, vendi i drejtorëve! Për çdo 20 punonjës,
Të dhënat

Por, sa variacione drejtuesish kemi në vend gjithmonë sipas listës së mësipërme dhe si janë të renditur këta të fundit, referuar pagës mesatare? Mbi 250 janë kategoritë e drejtuesve që figurojnë të deklaruar në databazën e Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve, të paktën sipas listës së mësipërme, nga ku mund të përmendim rreth 13,554 Administratorë, 3,106 Drejtorë Ekzekutiv në Tregti, 1,335 Drejtorë Shitjesh, 1,258 Drejtorë Shkollash, 562 Drejtorë Marketingu, 515 Drejtor Drejtorish pranë Administratës Shtetërore, 389 Drejtorë Degësh pranë Institucioneve Financiare, 331 Drejtorë Ekzekutivë në Aktivitete Ndërtimi, 306 Drejtorë Burimesh Njerëzore, 130 Drejtorë në organizata humanitare, 20 Drejtorë Klubesh Futbolli, 47 Drejtues të Besimeve Fetare, 45 Drejtorë Minierash, 15 Drejtorë Burgjesh, 9 Drejtorë të Shërbimeve Zjarrfikëse, 5 Drejtorë Teatri etj.

Sa i përket renditjes sipas të ardhurave mujore, kryesojnë listën “Drejtuesit në Fushën e Zhvillimit” me një pagë mesatare bruto pranë 2,25 mln lekëve në muaj. Nuk përbëjnë aspak surprizë tre vendet që ndjekin në vijim. “Drejtuesit pranë Institucioneve Financiare dhe Sigurime” renditen të dytët në listë me një pagë mesatare bruto pranë 1.2 mln lekëve në muaj. Fill pas tyre , vijnë “Drejtuesit në Multimedia”, me një pagë mesatare bruto pranë 600 mijë lekëve, ndërkohë që “Drejtuesit në Shërbimet e Transportit, Naftës dhe Gazsjellësve” mbajnë vendin e katërt me rreth 500 mijë lekë pagë mujore bruto mesatarisht. “Drejtuesit e Drejtorive të Shërbimeve Operacionale”, “Drejtuesit e Përgjithshëm në Telekomunikacion”, “Drejtorët e Riskut”, “Kryetarët e Gjykatave dhe Organeve Ligjvënëse”, dhe “Drejtuesit në Shërbimet e Teknologjisë, IT dhe Informatikës”, “Drejtuesit në Shërbimet Shëndetësore” ndërkohë mbyllin 10 vendet e para të listës. Por edhe dy vendet e fundit në këtë renditje vijnë surprizë. Me një pagë mesatare bruto mujore prej 30 mijë lekësh, “Kryetarët e Partive Politike” mbajnë vendin e parafundit, ndërkohë që “Drejtorët e Filmit dhe Kinematografisë” rënditen në fund të listës, me rreth 25 mijë lekë pagë mujore mesatarisht me rreth 35 drejtues gjithsej, për të dy kategoritë të marra së bashku.

Pra, në kushtet e një popullsie me rreth 2 mln banorë në gjëndje pune aktive, me supozimin se të gjithë do të ishin të punësuar, do të kishim rreth 100.000 “Drejtorë” ose thënë më ndryshe shanset për tu bërë drejtues në Shqipëri janë të larta.

Marrë nga SCAN

shqiperi scan intel

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!