LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko: Gati të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm për të stabilizuar inflacionin

Diskutimet e kësaj konference u përqendruan në çështje të tilla, si: ndryshimi i ecurisë së inflacionit, roli i bankave qendrore në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndikimi i konfliktit në Ukrainë në zinxhirët e furnizimit në ekonomi.

23 Shtator 2022, 17:22 Nga k.m.
Sejko: Gati të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm
Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, mori pjesë këtë javë në konferencën me temë “A është rikthyer inflacioni dhe në cilën formë?” të mbajtur pranë Instituti i Studimeve të larta, Gjenevë, Zvicër. 

Konferenca e organizuar për të dhjetin vit radhazi në kuadër të programit BCC (Bilateral Assistance & Capacity Building for Central Banks) të shtetit zviceran, ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mes pjesëmarrësve, të cilët përfaqësojnë bankat qendrore të vendeve partnere të këtij programi. Diskutimet e kësaj konference u përqendruan në çështje të tilla, si: ndryshimi i ecurisë së inflacionit, roli i bankave qendrore në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndikimi i konfliktit në Ukrainë në zinxhirët e furnizimit në ekonomi. Konferenca shqyrtoi gjithashtu sfidat me të cilat përballen bankat qendrore në trajtimin e këtyre situatave të reja. Bankat qendrore, deri në vitin 2021, punonin për të mbajtjen e inflacionit në një nivel mesatarisht të lartë. Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe strukturën e konsumit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia së bashku me ndikimin e konfliktit në Ukrainë në çmimet e mallrave, kanë çuar në rritjen më të lartë të inflacionit që prej tre dekadash.

Kjo bën që misioni kryesor i bankave qendrore – ruajtja e stabilitetit të çmimeve – të marrë një vëmendje të veçantë dhe në këtë kontekst, ruajtja e besueshmërisë së tyre është e lidhur me aftësinë për të mbajtur inflacionin nën kontroll.

Guvernatori Sejko në këtë konferencë ishte i ftuar të merrte pjesë si folës në panelin me temë “Sa global është inflacioni?”. Gjatë diskutimit të tij, ai u shpreh se inflacioni i lartë aktualisht është një fenomen global, pasi faktorët, rreziqet dhe sfidat janë të ngjashme në të gjitha vendet.

Fillimisht, Guvernatori nënvizoi se globalizimi i avancuar ka rritur ndikimin e ndërprerjeve të furnizimit si ato të vërejtura kohët e fundit, veçanërisht nafta, gazi dhe energjia. Rrjedhojë e globalizimit është dhe ky mjedis me inflacion të lartë ushqyer gjithashtu nga kursimet e akumuluara gjatë bllokimeve të pandemisë, ndërsa konflikti Rusi – Ukrainë rriti paqëndrueshmërinë, pasigurinë dhe zvogëloi ofertën.

Guvernatori Sejko u ndal më tej dhe në zhvillimet e ekonomisë shqiptare. Ekonomia u rikuperua shpejt nga goditjet negative të shkaktuara nga bllokimet dhe kufizimet ekonomike të lidhura me pandeminë, brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë ndryshoi rrënjësisht pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë dhe perspektivën ekonomike, dhe çoi në rritje të inflacionit më të shpejtë se ajo e pritur.

Banka e Shqipërisë ka reaguar nëpërmjet politikës monetare duke rritur normat e interesit 3 herë deri tani nga niveli më i ulët prej 0.5% në shkurt 2022 në 1.75% në gusht 2022, për të drejtuar pritjet inflacioniste dhe për të siguruar konvergimin e inflacionit me objektivin, brenda një perspektive afatmesme. 

Në vijim Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare në Bankën e Shqipërisë ka qenë dhe do të vazhdojë të drejtohet nga tre parime: Së pari, Banka e Shqipërisë mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë çfarëdo veprimi që kërkohet për të ruajtur qëndrueshmërinë e inflacionit. Së dyti, pa cenuar stabilitetin e çmimeve, do të përpiqet të shmangë goditjet e panevojshme monetare të aktivitetit ekonomik, gjë që do të kërkojë një analizë të kujdesshme të prirjeve të çmimeve duke marrë parasysh kohëzgjatjen e gjatë të mekanizmit të transmetimit. Së treti, Banka e Shqipërisë do të përpiqet të bashkërendojë politikën monetare me politikën fiskale.

Së fundi, Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e kujdesshme për shëndetin e sistemit bankar dhe financiar duke u fokusuar në mbikëqyrjen bankare dhe në ndërmarrjen e politikave proaktive./Monitor

gent sejko

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës