LIVE UPDATES
Ekonomi

Sa kushton "dashuria"në Shqipëri? Trëndafilat nuk mjaftojnë më

Fatura është rritur aq shumë, sa kushton më pak të jesh “single”. Sipas një përllogaritje të të gjithë sektorëve ku është fokusuar më tepër vëmendja e dhuratave të çifteve, 14 shkurti kushton mesatarisht 300 euro.

14 Shkurt 2024, 07:11 Nga N.F
Sa  kushton "dashuria"në Shqipëri? Trëndafilat nuk
Trëndalifa

TIRANË- Sado e habitshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit që në Shqipëri, si çdo festë e “importuar”, ka marrë trajtë tjetër, një çift shqiptar nuk e kalon më këtë ditë vetëm me një trëndafil. Fatura është rritur aq shumë, sa kushton më pak të jesh “single”. Sipas një përllogaritje të të gjithë sektorëve ku është fokusuar më tepër vëmendja e dhuratave të çifteve, 14 shkurti kushton mesatarisht 300 euro…

Në mbarë globin, 14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e të njëjtit muaj. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit – si një festë për dashurinë. Megjithatë, për një kohë të gjatë, festimi i Ditës së Shën Valentinit ka qenë gjithmonë i lidhur me kapitalizmin.

Shumë pak meshkuj do të guxojnë të shfaqen pa trëndafila të kuq, të cilat tani kushtojnë dy herë më shumë se sa në një ditë të zakonshme – jo nëse duan të mbajnë raportin e tyre “gjallë”. Edhe kërkesat për restorante kanë qenë të larta këtë vit.

Harrojini vetëm shëtitjet nga Liqeni i Tiranës. Sipas bizneseve, mendohet të rezervohet të paktën një javë më parë nëse dëshironi një restorant të mirë dhe një menu të personalizuar. Zgjedhjet janë të larmishme. Përveç luleve, ëmbëlsirave, një darkë në një restorant në kryeqytet ose jashtë saj, më pas vjen dhurata. Ajo përfshin shumë sektorë, duke filluar nga kujdesi personal, deri te veshjet, udhëtimet, një kupon për t’u shpenzuar diku, bizhuteri etj. Më të privilegjuarat janë femrat, por nuk mungojnë edhe dhuratat për meshkujt.

Lulet mbeten mbreti i kërkesave për Shën Valentin. Është thuajse një dukuri vjetore që lulet të kenë rritje të çmimeve javë ose ditë para Ditës së Shën Valentinit. Vitin e kaluar, çmimi i luleve të shitura në disa dyqane lulesh u rritën me pothuajse 50 për qind në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Stela Kordalli nga dyqani Lujon Flower thotë se, marketingu ka nisur që një javë më parë në rrjetet sociale dhe kompozimet me tematikë dashurie kanë dominuar. Kërkesa për to është e lartë dhe çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Buqeta më e shtrenjtë e viteve të fundit raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Znj. Kordalli pohon se përgatitjet nisën që pas datës 10 shkurt, duke ofruar edhe aksesorë të tjerë krahas luleve si arusha, tollumbaca, kartolina etj. Kërkesat e blerjet, sipas saj kanë qenë më të larta se sa dy vitet e fundit.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “AltinBas” në Bllok tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive.

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti, duke e bërë tërheqëse këtë formë kalimi të festës. Restorantet, kryesisht në bregdet, ofrojnë paketa që nisin nga 100 euro personi për të kaluar një natë romantike në hotel.

Kujdesi personal mendohet se zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet e femrave dhe çdo festë, sikurse edhe 14 shkurti, e dëshmon këtë. Kërkesat për t’i bërë partneres një dhuratë të tillë këtë vit kanë qenë të shumta. Përfaqësuesja e “Tutte Estetica” në kryeqytet pohon se edhe këtë vit, kur krijuan paketat për Shën Valentin, menduan që të ofronin një gamë të gjerë të shërbimeve: spa, masazhe, trajtime të ndryshime estetike, me qëllim që të kenë interes të gjerë.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt. Paketat nisin nga 4000 lekë personi ose në ofertë 6000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Si një shërbim i ri dhe tepër në modë vitet e fundit, fotografia ka nisur të përdoret edhe si dhuratë për festën e të dashuruarve. Njëri nga partnerët i bën dhuratë tjetrit ose në çift një shërbim fotografik profesional. Ky shërbim ka qenë aq i kërkuar vitet e fundit, sa nga Ciak Shop pohojnë se prej rreth 4 vjetësh, çdo shkurt ndryshojnë aksesorët ose skenografinë e studios. Jonida Thomaj, drejtuese e studios, thotë se paketat për festë personalizohen dhe ofrohen me çmime që variojnë 6500-10.000 lekë, në varësi të skenografisë dhe të numrit të pjesëmarrësve (në rastin e një familjeje). Sipas saj, shqiptarët nuk kanë reshtur ndër vite, sidomos të rinjtë, të bëjnë dhurata të personalizuara. Stampimi i një fotoje, një filxhan, një kornizë, një gdhendje etj., dhuratë e cila shkon rreth 2500 lekë. Sipas Jonidës, femrat janë më të prirura të bëjnë dhurata të tilla ose të prenotojnë setin fotografik.

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme në vend dhe kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfekte për një shkëputje fundjave, ku dominon kërkesa për Italinë. Ndonëse rritja e aksesit në teknologji e ka bërë më të vështirë matjen e udhëtimeve, sepse shumica bëhen individualisht. Rajoni është preferuar shumë, si organizime agjencish, duke marrë në konsideratë prenotimet paraprake nga të dhënat e tre agjencive në kryeqytet. Gjithashtu, kërkesat për Parisin dhe Barcelonën kanë qenë të larta.

Partneri/ja por kërkon që më 14 shkurt t’i tregosh që ka ende për të përmirësuar? Ka nga ata që për Shën Valentin dhurojnë kuponë për palestër. Disa palestra në kryeqytet tregojnë se kanë pasur flukse prenotimesh përpara javës së 14 shkurtit. Kjo ka përkuar edhe me periudhën e zakonshme të prenotimeve që përgatiten për sezonin veror. Megjithatë, ata raportojnë shitje të larta të kuponëve të abonimeve për palestër, si dhurata për femrat. Çmimi i një kuponi të tillë varion 3500-6500 lekë në muaj.

Këtë vit kanë qenë të habitshme shërbimet kirurgjikale. E kishit menduar ndonjëherë të merrni dhuratë për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët? Në disa klinika në kryeqytet ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift. Edhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë. Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Nga agjencia “Ndihma Plus” tregojnë se kuponi i vlefshëm prej 6000 lekë/pastrim profesional i shtëpisë, ka qenë shumë i kërkuar, sidomos në fundjavën përpara 14 shkurtit.

Kërkimi / Analiza e të dhënave të mediave sociale duke përdorur “Ditën e Shën Valentinit” si fjalë kyçe tregon se termi më i lidhur ishte “dyqan” dhe “dhuratë” të identifikuara 131.17% më shpesh sesa termi “dashuri”.

Në botë/ Sipas Euromonitor International, shitjet online pritet të arrijnë nivelet më të larta të viteve të fundit në shkurt 2024.

Marrë nga Monitor

shen valentini lule kosto

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Shkurt 2024, 13:48 M.B

Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar

Foto ilustruese TIRANA- Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria