LIVE UPDATES
Ekonomi

1200 biznese nga Kosova operojnë në Shqipëri, 2000 shtetas shqiptare janë në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në takim zëvendësministrin për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia.

13 Shkurt 2024, 16:34 Nga DOSJA
1200 biznese nga Kosova operojnë në Shqipëri, 2000 shtetas
Foto ilustruese

TIRANA- Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia gjatë një diskutimi në Kosovë, si i ftuari në Oden Ekonomike të Kosovës, ka treguar se 1 200 biznese nga Kosova operojnë në Shqipëri, 2 000 të Shqipërisë janë në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në takim zëvendësministrin për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia. Në këtë takim është thënë se Kosova është partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë. Rafuna ka treguar se qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave që paraqiten te bizneset, si dhe për ta bërë tregun e të dyja vendeve atraktiv për vizitorë. Po ashtu ai shtoi se OEK është e gatshme për të kontribuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Do të bisedojmë se cilat janë kërkesat dhe idetë, për një zhvillim ekonomik mes dy qeverive. Ne si Odë Ekonomike jemi të gatshëm të laborojmë për themelimin e bashkëpunimit”.

Lulzim Rafuna, tregoi po ashtu se janë nënshkruar 184 marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive. Ai përmendi një kërkesë të cilën tha se e kanë të kahershme.

“Bizneset për shkak te procedurave administrative paguhen më shumë dhe ideja e Odes Ekonomike që është duke shqyrtuar të funksionohet përmes një fature dhe kjo do ta ulte koston dhe s’do kishin humbje kohe dhe besoj që vullnet politik ka, ne si OEK jemi të gatshëm të laborojmë për themelimin e bashkëpunimit”.

Zëvendësministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia u shpreh se synimi i këtij takimi është tregu atraktiv për të dyja shtetet. Ai bëri me dije se mbi 1287 biznese të Kosovës operojnë në Shqipëri, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë.

“Është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy palësh si u tha në takimet, ky është takimi i dytë i çështjeve diplomatike. Mbi 1287 biznese kosovare që është tregues i potencialit, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë. Prandaj synimi është tregu atraktiv për të dy shtetet”, u shpreh ai.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj shtoi se Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë.

“Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. Ne e dimë se kemi çfarë të bëjmë, janë bërë gjëra të mira, por këto diskutime janë për t’i bërë akoma më mira”.

Kurse, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se në kuadër të këtij rrugëtimi, janë gjetur forma se si mund të avancohet shkëmbimi tregtar me Shqipërinë.

“Në të gjitha fushat mirëpo me fokus pjesa e prodhimit e investimit, mirëpo në të njëjtën kohë t’i adresojmë edhe problemet që hasen në pjesën e turizmit. Turizmin duhet ta kem edhe nga të rinjtë shqiptar se ata e kanë verën ne e kemi dimrin. Ne kemi një lidhje më të madhe me shumë marrëveshje bilaterale me më se shumti se çdo vend tjetër”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin shqiptar e tregojnë bizneset.

“Kosova është partner i fuqishëm për Shqipërinë jam i lumtur për këtë takim me ju biznesmenë nga Kosova e Shqipëria. Takimi kokë më kokë e kam pritur me rëndësi. Më mirë se sa e dini ju si biznese marrëdhënien e shkëlqyer që ka Kosova e Shqipëria”./ Monitor

kosova shqiperia biznes

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Shkurt 2024, 13:48 M.B

Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar

Foto ilustruese TIRANA- Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale