LIVE UPDATES
Ekonomi

Sa fitojnë shteti dhe biznesi nga paketa fiskale

Në fokus janë fshirja e plotë detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, mundësitë për shuarje të pjesshme deri në 50% të borxheve më të reja, parapagim të tatimit mbi fitimin për bizneset e mëdha, tatim 5% për rivlerësimin e deklaratave të biznesit, si dhe kompensimi 10% i TVSH-së për inputet bujqësore.

13 Nëntor 2025, 07:18 Nga E.d
Sa fitojnë shteti dhe biznesi nga paketa fiskale
Foto Ilustruese

Me Paketën Fiskale 2026, dërguar shoqatave të bizneseve dhe dhomave të tregtisë, parashikohen disa nisma ligjore. Në fokus janë fshirja e plotë detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, mundësitë për shuarje të pjesshme deri në 50% të borxheve më të reja, parapagim të tatimit mbi fitimin për bizneset e mëdha, tatim 5% për rivlerësimin e deklaratave të biznesit, si dhe kompensimi 10% i TVSH-së për inputet bujqësore. Paketa Fiskale ndër të tjera parashikon edhe 11 ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore”, përfshirë ato që prekin reduktimin e përdorimit të parasë cash.

Ndryshime të tjera propozohen edhe në ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” ku nëpërmjet vetëdeklarimit të vetëpunësuarit do të japin të dhëna të detajuara për natyrën e punës, me qëllim rikualifikimin e tyre, nëse vetëpunësimi rezulton se përdoret si shmangie për tatimet. Efektet në buxhet nga zbatimi i projektligji për fshirjen e detyrimeve parashikohen të jenë 3.7 mld lekë apo rreth 38 mln euro të ardhura shtesë. Me kompensimin e TVSH-së për fermerët efektet negative llogariten 1,5 mld lekë apo rreth 16 mln euro të ardhura më pak për 2026. Nga përjashtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve publike pritet që të arkëtohen për 2026 rreth 300 milionë lekë më pak të ardhura nga kjo taksë e pushtetit vendor. Ndryshimet e tjera ligjore nuk parashikojnë ndikime të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit.

Efektet financiare të Paketës Fiskale 2026

3,7 miliardë lekë llogariten  të arkëtohen në 2026 nga zbatimi i projektligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”. 1,5 miliardë lekë do të jetë mbështetja nga buxheti për fermerët me NIPT që do të përfitojnë 10% të kompensimit të TVSH-së të inputeve nga projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”.

300 milionë të ardhura më pak apo gati 2% e arkëtimeve të 2024 (të totalit të të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukture të pushtetit vendor) llogariten të arkëtohen për 2026 nga përjashtimi i taksës në infrastrukturë për ndërtimet publike në arsim, shëndetësi dhe sektorë socialë. Ndryshimet janë në projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Ndryshimet në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” nuk parashikojnë të sjellin efekte te buxheti i shtetit. Në draft janë bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të cilat prekin mënyrën e administrimit, komunikimit dhe formalizimit fiskal në vend dhe reduktimit të parasë cash.

Ndryshimet më projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87, datë 18.12.2019, ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’, të ndryshuar” nuk parashikojnë të sjellin efekte te buxheti i shtetit.  Në projektligj kërkohen ndryshime për shtyrjen me 1 ditë të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të librave të shitjes dhe blerjes. Propozohet që nga data 10 e muajit pasardhës e lejuar për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes të përcaktohet si afat data 11 e muajit pasardhës. Nuk parashikohen për momentin efekte financiare te projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat”.

Disa nga projektligjet e paketës

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” përcakton fshirjen e plotë të detyrimeve të papaguara në Tatime dhe Dogana deri më 31 dhjetor 2014. Për detyrimet e papaguara të bizneseve në Tatime dhe Dogana deri më 31 dhjetor 2014, llogaritet se do të fshihen borxhe të papaguara mbi 10 vite, në shumën rreth 525 mln euro.

Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet drafti përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi. Në Dogana për borxhin që kërkohet të fshihet peshën më të madhe e zënë gjobat dhe interesat me vlerë  200 mln euro.

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, drafti parashikon  edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit. Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse paguajnë do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar. Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Projektligji përcakton se bizneset me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë që do të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për të parapaguar tatim fitimin për 1 vit me të drejtë rinovimi edhe 2 herë do t’u llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%. Përveç parapagimit të tatimit kundrejt mos kontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

“Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” parashikon normë kompensimi 10% për një pjesë të TVSH-së që fermerët paguajnë për inputet, përfshirë për farat, fidanët dhe plehërat në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.

Kategoria përfituese e kompensimit do të jenë fermerët të pajisur me NIPT, pra ata që do të shesin të grumbulluesi, përpunuesi apo agroturizmet. Sipas ligjit të TVSH-së fermeri i pajisur me NIPT për xhiron me vlerë deri në 10 mln lekë shet te përpunuesi apo grumbulluesi produktet e veta pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që lëshohet nga blerësi (përpunues apo grumbullues), në emër të shitësit (fermeri).

Faturat e lëshuara nga blerësi bashkë me një kërkesë do t’i dërgojë te administrata tatimore për kompensimin 10% të TVSH. Kërkesa për kompensim paraqitet sipas periudhave të mëposhtme: brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës. Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës. Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat”.

Projektligji parashikon krijimin e një Deklarate të Statusit të të Vetëpunësuarit, një vetëdeklarim që do të dorëzohet pranë drejtorive tatimore. Në këtë deklaratë, individi do të japë të dhëna për natyrën e shërbimit, mënyrën e punës, marrëdhëniet me kontraktuesit dhe kontrollin mbi produktin e punës. Më ndryshimet e reja në paketën fiskale 2026 futet “Deklarata e Statusit të të Vetëpunësuarit”, që i lejon individit të tregojë mënyrën si punon (pajisje vetjake, orar i pavarur, kontrata shërbimi, etj.). Nëse nga kjo deklaratë rezulton se ai realisht ushtron aktivitet të pavarur, atëherë Tatimet nuk e konsiderojnë punonjës të maskuar dhe ai do të vazhdojë të tatohet si biznes i vogël, me normë më të ulët tatimi dhe pa detyrime të plota si punonjës. Vetëm ata që përdorin vetëpunësimin si formë shmangieje (p.sh. kompani që i regjistrojnë punonjësit si “të vetëpunësuar” për të kursyer tatime) do të rikualifikohen si të punësuar./Monitor.al

biznes ekonomi para

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më