Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Inflacioni mujor arriti në 0.6% në tetor 2025.
Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit në një mesatare prej 5.1% në tetor 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Inflacioni mujor arriti në 0.6% në tetor 2025. Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave të fundit çmimet e konsumit janë rritur për 5,1 për qind në tetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë, inflacioni mujor ka qenë 0,6 për qind, duke treguar se valët e shtrenjtimit po vazhdojnë edhe në prag të dimrit. Rritja e çmimeve përfshin pothuajse të gjitha grupet e konsumit.
Rritja e çmimeve u ndikua kryesisht nga disa kategori të konsumit: pushimet e organizuara (23.7%), biletat e fluturimeve (21%), energjia elektrike (20.3%), pemët (15.3%), kafe, çaj dhe kakao (13.1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12.4%), mishi (12.3%) dhe shërbimet hoteliere (9%).
Sipas raportit, çmimet janë rritur më së shumti te:
Energjia elektrike (+20,3%)
Pemët (+15,3%)
Kafja, çaji dhe kakao (+13,1%)
Mishi (+12,3%)
Shërbimet hoteliere (+9,0%)
Shërbimet ambulantore (+8,9%)
Pajisjet terapeutike (+8,4%)
Drutë e zjarrit, peletët e lëndët djegëse të ngurta (+8,0%)
Qumështi, djathi dhe vezët (+7,5%)
Vajrat dhe yndyrat (+6,2%)
Buka dhe drithërat (+5,3%)
Prodhimet ushqimore në përgjithësi (+5,2%)
Duhani (+5,6%)
Pijet alkoolike (+4,7%)
Këto shifra tregojnë se inflacioni po e godet drejtpërdrejt koston e jetesës së familjeve — që nga buka e përditshme e deri te energjia elektrike dhe ngrohja dimërore. Rënie të lehta çmimesh janë vërejtur vetëm në disa produkte: karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-2,6%) dhe blerja e automjeteve (-1,2%), që megjithatë kanë pasur ndikim minimal në uljen e përgjithshme të inflacionit. Edhe krahasimi mujor, tetor me shtator, tregon se çmimet po vazhdojnë të rriten me ritëm të qëndrueshëm. Në këtë periudhë, ngritjet më të mëdha janë regjistruar te:
Drutë e zjarrit dhe peletët (+8,4%)
Energjia elektrike (+3,3%)
Perimet (+2,2%)
Duhani (+2,2%)
Buka dhe drithërat (+1,2%)
Mishi (+0,7%)
Shërbimet hoteliere (+0,9%)
Karburantet për transport personal (+0,6%)
Ndërsa ulje çmimesh janë shënuar te biletat e fluturimeve (-6,8%) dhe pemët (-3,8%). Në përmbledhje, të dhënat e tetorit tregojnë qartë se inflacioni po mbetet problem serioz për ekonominë e vendit, me ndikim të drejtpërdrejtë në standardin e jetesës së qytetarëve. Çmimet e ushqimit, energjisë dhe shërbimeve bazë po rriten vazhdimisht, ndërsa paga mesatare dhe fuqia blerëse nuk po e ndjekin këtë ritëm. Nëse ky trend vazhdon, dimri 2025/26 mund të jetë ndër më të shtrenjtët për familjet e Kosovës. Norma mujore dhe vjetore e inflacionit, sipas IHÇK, vazhdon të tregojë presion mbi çmimet e konsumit në vend, duke reflektuar ndryshime të ndjeshme në disa nga grupet kryesore të konsumit, veçanërisht energjinë, ushqimin dhe shërbimet turistike./Monitor.al
Foto ilustruse Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është b&...
Foto ilustruse Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Në draftin e rishikuar përv...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori Gent Sejko ka folur për sfidat që po përballet ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar, duke i ndar&eum...
Foto ilustruse Cikli i ndërtimit, me ulje-ngritjet e tij, veç të tjerash, mund të shndërrohet në një burim të k...
Foto ilustruse Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për sektorin e turizmit, gjatë muajit shtator 2025 është shën...
Foto ilustruse Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e tyre bujqësore te grumbulluesit, përpunuesit apo agrot...
Foto ilustruse Financimi i kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë hyn në një fazë të re vitin që v...
Foto ilustruse Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj radhazi në shtator. Sipas të dhënave të Bankës s&...
Foto ilustruese Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të një shporte të caktuar mallrash është ulur leh...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin E...