LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet tregu i pensioneve private, deri në fund të shtatorit fondet numëronin 36 mijë anëtarë

Vlera neto e aseteve të tregut në fund të shtatorit arriti në 5.45 miliardë lekë ose rreth 46.5 milionë euro, në rritje me 19% që nga fillimi i vitit 2022. Asetet e fondeve të pensionit janë të investuara të gjitha në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare.

8 Nëntor 2022, 07:18 Nga DOSJA
Rritet tregu i pensioneve private, deri në fund të shtatorit fondet
Foto Ilustruese

TIRANË- Numri i individëve të anëtarësuar në fondet private të pensionit u rrit më tej në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit shtator pak më shumë se 36 mijë shqiptarë ishin të anëtarësuar në këto fonde. Fondet janë zgjeruar me afërsisht 900 anëtarë gjatë tremujorit të tretë dhe me 2400 të tillë që nga fillimi i vitit. Me gjithë rritjen e qëndrueshme, numri i anëtarëve përbën vetëm 2.8% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në shkallë vendi, i vlerësuar nga Anketa e Forcës së Punës së INSTAT.

Tregu i pensioneve private po rritet me ritme të qëndrueshme në vitet e fundit, por përmasat e tij ngelen modeste në raport me segmentet e tjera të tregut financiar shqiptar. Vlera neto e aseteve të tregut në fund të shtatorit arriti në 5.45 miliardë lekë ose rreth 46.5 milionë euro, në rritje me 19% që nga fillimi i vitit 2022. Asetet e fondeve të pensionit janë të investuara të gjitha në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare.

Edhe për shkak se tregu i pensioneve private ka nisur të marrë një zhvillim të mirëfilltë vetëm në vitet e fundit, përfitimet mesatare ngelen në nivele të ulëta. Asetet neto për anëtar në fund të muajit shtator kishin vlerën e 151 mijë lekëve. Sipas numrit të anëtarëve, tregu kryesohet nga fondi Credins Pension, me 51.9% të numrit të përgjithshëm të tyre, i ndjekur nga Sigal Pension, me 27.9%, Albsig Pension, me 10.5% dhe Raiffeisen Pension, me 9.7%. Sipas vlerës së aseteve, fondi më i madh është Sigal pension, me 44.2% të tregut, i ndjekur nga Credins Pension, me 29.2%, Raiffeisen Pension, me 21.5% dhe Albsig Pension, me 5.1%

Ligji i ri për fondet private të pensionit që pritet të miratohet këtë vit do të rrisë incentivat fiskale për të kontribuar në këto fonde. Aktualisht, kufiri maksimal kontributeve të përjashtuara nga tatimet është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 mijë lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas projektligjit të propozuar nga Qeveria, kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore do të jetë deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi. Konkretisht, sot përjashtimi nga tatimi do të shtrihej deri në një shumë kontributesh prej 34 mijë lekësh në muaj. Nëse ky propozim miratohet nga Kuvendi, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 408 mijë lekë në vit ose 92% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

Gjithashtu, projektligji parashikon edhe përjashtim nga tatimi në momentin e përfitimit të pensionit të kontributeve. Pensioni do të tatohet vetëm për pjesën e interesave të përfituara (kthimit nga investimi), me shkallën tatimore ligjore në fuqi për të të ardhurat e individëve. Aktualisht, kjo shkallë është 15%.

Marrë nga Monitor.al

pensionet private

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet