LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë në Vlorë nga 4 në 6-8%; Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve

Vitet e fundit Vlora është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, çka ka nxitur interesin për blerjen e pasurive të paluajtshme në qytet, që kanë arritur deri në 2800 euro/m2 ne zonën e Lungomare dhe mbi 3000 euro/m2 në resorte.

11 Janar 2024, 07:07 Nga r.ll
Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë në Vlorë nga 4
foto ilustruese

VLORË- Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja nga 4% në 6% për disa zona të qytetit të Vlorës.

Maksimumi i shkallës tatimore prej 8% (sa niveli i Tiranës) sakaq do të aplikohet në më shumë zona. Vendimi për ndryshimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e muajit dhjetor 2023.

Sipas vendimit të miratuar norma e taksës 6% të ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja do të aplikohet për objektet që ndodhen në vijën e parë në zonat, si: nga rruga “Pelivan Leskaj” deri në njësinë administrative Orikum, përgjatë rrugëve “Sazani” dhe “Gjergj Kastrioti” (në Transballkanike), bulevardit “Ismail Qemali” dhe rrugës “Pelivan Leskaj”.

Ndërsa aplikimi i maksimumit të shkallës tatimore 8% do të përfshijë edhe ndërtimet e reja nga zona e Skelës deri në zonën e Tunelit. Në vendimin e mëparshëm në vijën e parë të ndërtimit me normën tatimore 8% përfshiheshin ndërtimet nga zona e Skelës deri te Rrapi.

Vitet e fundit Vlora është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, çka ka nxitur interesin për blerjen e pasurive të paluajtshme në qytet, që kanë arritur deri në 2800 euro/m2 ne zonën e Lungomare dhe mbi 3000 euro/m2 në resorte.

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron se rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë në qytetin e Vlorës pritet të sjellë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi më herët pohoi për Monitor se në tërësi në sektorin e ndërtimit përgjatë 2024 pritet që kostot direkte të shtrenjtohen nga rritja e taksave.

“Në ndërtim kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh Vlora hodhën diskutimin për rritjen e kësaj takse nga 4% që e ka aktualisht në 6%. Ndërsa ndryshimet e çmimeve të referencës do japin efekt në qytetin e Tiranës dhe pritet të rrisin mesatarisht 40% kostot e ndërtimit. Sigurisht që ky shtim kostosh do të shoqërohet me rritje të çmimeve”, pohon ai.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Për kryeqytetin taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8%. Në 5 vite, përkatësisht periudha 2018-2022, sipas të dhënave të projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia Tiranë ka mbledhur nga taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë. Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në 2022 nga kjo Taksë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë. arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikon 7 miliardë lekë. parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë referuar të dhënave të projektbuxhetit pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve. Në 2025-2026 arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Me vendimin e muajit korrik 2023 qeveria ndryshoi çmimet e referencës për shitblerjen e apartamenteve vetëm për 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe 5 komuna, si Farkë, Dajt, Petrelë, Kashar dhe Prezë. Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror. Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës do të rrisë detyrimin e tyre për taksën e ndikimit në infrastrukturë që llogaritet mbi çmimet e referencës. Nga ndryshimi i çmimeve të referencës pritet të ketë shtim të detyrimit për familjarët dhe bizneset edhe për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, pasi vlera e saj është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Në rrethe referencat mbetën të pandryshuara. Sakaq Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare me qëllim përafrimin e tyre me vlerat e tregut. /MONITOR 

shoqata e ndertuesve vlore

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez